Enesi r.a. thotë: “Ne i falnim në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nga dy rekate pas perëndimit të diellit dhe para farzit të akshamit.” Të pranishmit në këtë bisedë pyetën: “A i falte Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nga dy rekate para farzit të akshamit?” Enesi u përgjigj: “Ai neve na ka parë duke u falë, dhe nuk na ka urdhëruar e as nuk na ka ndaluar.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj677 hadithe · Të gjithë kapitujt
Zejd ibnu Thabiti r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O njerëz, faluni në shtëpitë tuaja. Vërtet namazi më i vlefshëm është kur njeriu falet në shtëpinë e vet, përveç namazeve të detyruara (farz).”
Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndo-kush prej jush e mbaron namazin e vet (farzin) në xhami, të llogaritë edhe për shtëpinë e vet një pjesë të namazit, sepse vërtet All-llahu do të bëjë mirë në shtëpinë e tij prej namazit të tij.”
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Bëjeni namazin e fundit natën, vitr (tek)!”
Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Faleni namazin e vitrit para agimit të sabahut tuaj!”
Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Për çdo mëngjes, për çdo nyjë tuajën jepet sadaka (lëmoshë). Çdo tesbih është sadaka, çdo tahmid është sadaka, çdo tahlil është sadaka, çdo tekbir është sadaka, urdhri për punë të mirë është sadaka, ndalimi i së keqes është sadaka. Për këtë shpërblehen me dy rekate, të cilat falen në namazin e paradites - duhasë.”
Ummi Hani Fahita Binti Ebu Talibi r.anha thotë: “Unë shkova tek i Dërguari i All-llahut në vitin e çlirimit të Mekkes, dhe e kam gjetur duke u pastruar (gusul). Pasi është pastruar i ka falur tetë rekate. Kjo ishte në kohën e paradites - duhasë.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Bilalit r.a.: “O Bilal, më trego se cila punë të jep më shumë shpresë e të cilën e ke bërë në Islam? Vërtet unë e kam dëgjuar zhurmën e nallaneve të tua para meje në Xhenet.” Bilali u përgjigj: “Punën të cilën e kam bërë dhe prej së cilës shpresoj fitimin më të madh është ajo se gjithmonë kur jam pastruar, kam marrë abdest, ditën a natën. Me atë abdest kam falur atë që më është urdhëruar ta fal.”
Ebu HurejrA r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan e shlyejnë çdo gjë në mes tyre, nëse shmangen gabimet e mëdha.”
Ibnu Umeri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ndonjërit prej jush i vjen dita e xhuma, le të lahet.”
Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Gusli (larja e përgjithshme e trupit) në ditën e xhuma, është detyrim për çdo musliman të rritur.”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka mbajtur fjalim (hutbe) një ditë të xhuma dhe në të ka thënë: “Në këtë ditë gjendet një moment (orë), nëse ai përputhet me një rob musliman duke u falur dhe ai kërkon diçka prej All-llahut, me të vërtetë ai do ta arrijë atë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dha shenjë me dorën e vet se janë pakë ata të cilët e shfrytëzojnë këtë.”
Ebu Burde ibni Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë se Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma ka thënë: “A e ke dëgjuar babanë tënd duke treguar se ç’ka thënë i Dërguari i All-llahut për vlerën e momentit të caktuar të ditës së xhuma?” Unë i thashë: “Po, e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Ai moment i vlefshëm është ndërmjet uljes së imamit dhe mbarimit të namazit.”
Salim ibni Abdull-llah ibni Umer ibni Hattab r.anhuma nga babai i vet Abdull-llahu transmeton se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “I mrekullueshëm është Abdull-llahu, vetëm sikur të falej edhe natën!” Salimi r.a. thotë: “Pas kësaj, Abdull-llah ibni Umeri r.a. nuk flinte natën, vetëm pak.”
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit është agjërimi i muajit të All-llahut, Muharrem, ndërsa namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës.”
Ibni Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Namazi i natës është nga dy rekate, ndërsa nëse i fikësohesh sabahut, atëherë fale vitrin me një rekat.”
Ibnu Umrei r.anhuma thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. falte natën gjithnjë nga dy rekate, ndërsa vitrin e falte vetëm një rekat.”
Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk falte në Ramazan a jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë rekate. Falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj prapë falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj falte tre rekate. Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a flen ti para se ta falësh namazin e vitrit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Oj Aishe, sytë e mi flenë, por nuk flen zemra ime!”
Ibnu Mes’udi r.a. thotë: “Jam falur me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një natë dhe ai qëndroi aq gjatë saqë mendova diçka të keqe.” Të pranishmit e pyetën: “Ç’ke menduar?” Ibnu Mes’udi tha: “Mendova të ulem dhe të shkoj.”
Abdull-llah ibni Amr ibnul Asi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi i Davudit a.s., agjërimi më i dashur tek All-llahu është agjërimi i Davudit a.s. Ai flente gjysëm nate, një të tretën e kalonte në namaz, pastaj prapë flente një të gjashtën. Ai një ditë agjëronte, e një ditë hante.”