Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

677 hadithe · Të gjithë kapitujt

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Agjëroni me shikimin e Hënës dhe bëni bajram me shikimin e Hënës. E nëse është vranësirë, atëherë plotësoni tridhjetë ditë të Shabanit!”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut ishte njeriu më bujar, në mënyrë të veçantë kur i vinte Xhibrili a.s. Xhibrili a.s. i vinte Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Ramazan, çdo natë dhe me të studi-onte Kur’anin. Vërtet kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem takohej me Xhibrilin, ishte më bujar në veprat e mira sesa era që sjell shiun.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “Kur vinin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, i Dërguari i All-llahut bënte ibadet natën dhe e çonte familjen e vet që të bëjnë ibadet, ndërsa dyshekun e vet me gjithë mbulojë e paloste.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në asnjë mënyrë, asnjëri prej jush të mos e presë Ramazanin duke qenë agjërueshëm, një apo dy ditë, përveç nëse ai agjërues është person që e mban agjërimin e vet të rregullt. Në atë rast atë agjërim të rregullt mund ta agjërojë.”

Gabim?

Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çohuni në syfyr sepse vërtet në syfyr ka begati.”

Gabim?

Zejd ibnu Thabiti r.a. thotë: “Ne çoheshim në syfyr së bashku me të Dërguarin e All-llahut, e pastaj ngriheshim të falnim namazin.” Njëri prej të pranishmëve pyeti: “Sa ishte intervali në mes syfyrit dhe sabahut?” Zejdi u përgjigj: “Sa pesëdhjetë ajete!”

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i kishte dy muezinë: Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kishte thënë: “Vërtet Bilali e thirr ezanin gjatë natës, hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibnu Ummi Mektumi.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush harron dhe ha ose pi, mos ta ndërprejë, por ta vazhdojë agjërimin, sepse atë All-llahu xh.sh. e ka gostit me ushqim dhe ujë.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “Të Dërguarin e All-llahut e zinte agimi, e ai ishte xhunub (i obliguar të lahej), pastaj lahej dhe agjëronte.”

Gabim?

Aishja dhe Ummi Selema r.anhuma kanë thënë: “E zinte agimi të Dërguarin e All-llahut xhunub, pa parë ëndërr, pastaj agjëronte.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit, është në muajin e All-llahut, Muharrem, kurse namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës.”

Gabim?

Ebu Katade thotë: “E pyetën as-habët të Dërguarin e All-llahut për agjërimin ditën e Arefatit, e ai tha: “Agjërimi i Arefes i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që ka ngelur.”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka agjëruar ditën e Ashurasë dhe ka urdhëruar agjërimin e kësaj dite.

Gabim?

Ebu Katade r.a. thotë se as-habët e kanë pyetur të Dërguarin e All-llahut për agjërimin e ditës së Ashurasë, e ai ka thënë: “Agjërimi i ditës së Ashurasë i shlyen mëkatet e vitit të kaluar.”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse mbetem gjallë deri në vitin e ardhshëm, me siguri do ta agjëroj ditën e nëntë të muajit Muharrem.”

Gabim?

Ebu Ejjubi r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin, e pastaj e përcjell edhe me gjashtë ditë të muajit Shevval, do të jetë sikur të kishte agjëruar tërë jetën.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “I Dërguari i All-llahut me qëllim kujdesej të agjërojë ditën e Hënë dhe ditën e Enjte.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë: “Miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka porositur për tri gjëra: “Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e dy rekateve të namazit të duhasë dhe faljen e namazit të vitrit para se të shkoj të flej.”

Gabim?

Ebu Derdai r.a. thotë: “I dashuri im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka porositur për tri gjëra, të cilat nuk do t’i lë asnjëherë derisa të jem gjallë: Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e namazit të paradrekës (Salatu-d-Duha), dhe të mos shkoj të fle pa e falur namazin e vitrit.”

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut bënte i’tikaf në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan.”

Gabim?