Ebu Hurejra r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, kam ndërmend të udhëtoj, prandaj më porosit diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Të porosis takuallukun (frikën nga All-llahu) dhe të marrësh tekbire në çdo kodrinë.” Pasi njeriu shkoi, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “O Zoti im, shkurtoja largësinë dhe lehtësoja udhëtimin!”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj152 hadithe · Të gjithë kapitujt
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Tri lutje (dua) janë të pranuara pa dyshim: lutja e atij mbi të cilin bëhet padrejtësi, lutja e udhëtarit (musafirit), si dhe lutja e prindit për fëmijën e vet.”
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutja (duaja) në mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet.”
Uthman ibni Affani r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ai që fal namaz vetëm deri në gjysëm të natës. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është njësoj si ai i cili është falur vetëm gjithë natën.”
Burejde r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Obligimi dhe zotimi në mes nesh dhe atyre është namazi, dhe ai që e lë atë ka bërë kufr.”
Shekik ibni Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për përsosuri, thotë: “Shokët e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk e shihnin (konsideronin) lënien e asnjë pune për kufr, përveç lënies së namazit.”
Ummi Habibe r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i fal katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, All-llahu do ta ruajë atë prej zjarrit.”
Aishja r.anha tregon se i Dërguari i All-llahut, nëse nuk i falte katër rekate para farzit të drekës për ndonjë arsye, ato i falte pas farzit.
Aliu r.a. thotë: “Vitri nuk është porosi siç janë namazet e detyruara (namazet e obliguara ditore), por është vitr namaz, të cilin Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka legalizuar, e ka bërë sunet të vetin dhe ka thënë: “Vërtet All-llahu është vitr (një, i pashoq, i vetëm), dhe Ai e do tekun, prandaj faleni namazin e vitrit, o ju të zotët e Kur’anit!”
Semure r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush merr abdest ditën e xhuma, është e mjaftueshme dhe e bukur, ndërsa ai që pastrohet në tërësi është edhe më mirë.”
Aishja r.anha tregon se ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka mendon sikur unë të dija për një natë se ajo është nata e Kadrit, ç’ka duhet të them unë atë natë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Thuaj: “O Zoti im, Ti je Zoti i faljes, Ti e do faljen, falmë mua!”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të mbetet edhe gjysma e muajit Sha’ban, atëherë mos agjëroni nafile!”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhëruar ka thënë: “Robërit e mi më të dashur janë ata që nxitojnë në iftar.”
Lekit ibni Sabire r.a. thotë: “Unë i kam thënë: ‘O i Dërguari i All-llahut, më thuaj diçka për abdestin!’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Merr abdest sipas rregullit, fërkoj gishtat në mes mirë, laje hundën deri në thellësi, përveç atëherë kur je agjërueshëm!”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Veprat ekspozohen ditën e Hënë dhe ditën e Enjte, dëshiroj që të ekspozohet vepra ime e unë jam agjërueshëm.”
Ebu Dherri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur të agjërosh tri ditë për çdo muaj, atëherë agjëro të trembëdhjetën, të katërmbëdhjetën dhe të pesëmbëdhjetën ditë.”
Nga Lekit b. Amiri r.a. transmetohet se ai ka ardhur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “Vërtet babai im është mjaft i vjetër, nuk mund ta kryejë haxhin, umren e as të udhëtojë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kryeje për të haxhin dhe umren.”
Nga Uthmani r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën e All-llahut është më i mirë se një mijë ditë tjera shtëpiake.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kaloi një shok i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nëpër një grykë mali ku ishte një burim i vogël uji të ëmbël, që i pëlqeu, dhe tha: “Sikur të izolohesha nga njerëzit dhe të vendosesha në këtë grykë, por këtë kurrë nuk do ta bëj derisa nuk më lejon i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., prej të cilit do të kërkoj leje.” Ia tha këtë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ai i tha: “Mos e bëj atë, sepse qëndrimi i njërit nga ju në rrugën e All-llahut është më i vlefshëm nga namazi i tij në shtëpinë e tij shtatëdhjetë vjet. A nuk dëshironi ju që All-llahu xh.sh. t’ju falë dhe t’ju fusë në Xhenet. Luftoni në rrugën e All-llahut, sepse kush lufton në rrugën e All-llahut aq sa është koha ndërmjet dy mjeljeve të deves, për të është i sigurt Xheneti.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Asnjë njeri nuk do të hudhet në zjarr, i cili ka qarë nga frika prej All-llahut deri atëherë kur të kthehet qumështi në sisën e vet, e as që do të bashkohet te një rob pluhuri nga rruga e All-llahut me tymin e Xhehenemit.”