Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

152 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Abdull-llah b. Hubejb r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë: “Lexoje: Kul huuAll-llahu ehad dhe dy muavedhetejna (Kul eudhu) kur të ngrysesh dhe kur të zgjohesh nga tri herë, do të mjaftojë kjo mbi të gjitha.”

Gabim?

Nga Hudhejfe r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur dëshironte të flente, dorën e tij të djathtë e vendoste në fytyrën e tij, e atëherë thonte: “All-llahu im, më ruaj nga dënimi yt ditën kur do t’i rignjallësh robërit e Tu.” 364 363

Gabim?

Nga Nu’man b. Beshiri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutja është ibadet.”

Gabim?
1489 Hasen sahih Ebu Davudi Tirmidhiu Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih. Ky citat është nga Ebu Davudi

Nga Aishja r. anha transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është lutur me këto fjalë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga sprovat e zjarrit dhe nga dënimi i Xhehenemit, nga e keqja e pasurisë dhe e varfërisë.”

Gabim?

Zijad b. Ilakate transmeton nga xhaxhai i tij, d.m.th. nga Kutbe b. Maliku r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga punët e qortuara morale, afariste dhe të vullnetit.”

Gabim?

Nga Shekel b. Humejdi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ma mëso një lutje!” Ka thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës sime dhe nga e keqja e dëshirave (organeve gjenitale) të mia.”

Gabim?

Nga Aliu r.a. transmetohet se i ka ardhur një rob i hyrë në borxh që i tha: “Unë nuk kam mundësi ta paguaj kompensimin tim nga robëria, prandaj më ndihmo!” (Aliu r.a.) tha: “Do t'i mësoj ca fjalë, të cilat mua më ka mësuar i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e sikur ti të kesh sa një mal borxh, do ta paguash atë. “Thuaj: “All-llahu im, më kënaq me hallallin Tënd nga harami Yt dhe më bë të mëvetësishëm me mirësinë Tënde nga çdo gjë, përveç Teje.”

Gabim?

Nga Imbran b. Husajn r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka mësuar babanë e tij, Husainin, me dy fjalë, me të cilat ai e ka bërë lutjen: “All-llahu im, më frymëzo me orientim të drejtë dhe më ruaj nga e keqja e vetvetes.”

Gabim?

Nga Ebu el-Fadl el-Abbas b. Abdulmutalibi r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do t’i drejtohem All-llahut të Madhëruar.” - Ka thënë: “All-llahun luteni për shëndet.” Pasi kaluan disa ditë, sërish i erdha dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do ta lus All-llahun e Madhëruar.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) më tha: “O Ab-bas, o xhaxhai i të Dërguarit të All-llahut, All-llahun luteni për shëndet në këtë botë dhe në ahiret.”

Gabim?

Nga Shehr b. Hausheb transmetohet se ka thënë: “I kam thënë Ummi Selemes r. anha: “O nëna e besimtarëve, cilën lutje e thonte më së shumti i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur gjendej te ti?” Tha ajo: “Lutja më e shpeshtë e tij ka qenë: “O lëvizës i zemrave, përforcoje zemrën time në fenë Tënde.”

Gabim?

Nga Ebu Emame r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka bërë dua të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë nga ato. I thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ti bëre lutje të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë.” Ai tha: “Tani unë do t’ju drejtoj në diçka që i përmban të gjitha. Thoni: “All-llahu im, unë të lus për të mirë për të cilën të ka lutur Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., dhe të mbështetem Ty nga e keqja për të cilën të është mbështetur Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.. All-llahu im, Ti je Ai që ndihmon dhe vetëm Ti je arritës (i qëllimeve tona). Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”

Gabim?

Nga Usame b. Zejd r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që për mirësinë e bërë i falënderohet mirëbërësit me fjalët: “All-llahu të shpërbleftë me të mirë - e ka shprehur mirënjohjen e tij të duhur.”

Gabim?

Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thënë: “I është thënë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Kur është lutja më e pranueshme?” Ka thënë: “Pjesa e fundit e natës dhe në fund të namazeve të obliguara.”

Gabim?

Nga Ubadete b. Samiti r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në tokë nuk ka asnjë musliman, që e lut All-llahun për diçka, e që këtë All-llahu nuk do t’ia japë, ose për ndërrim me këtë nuk do t’ia heqë ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e farefisnisë.” Një njeri nga të pranishmit tha: “Atëherë të lutemi shumë!” (Pejgamberi s.a. v.s.) ka thënë: “All-llahu edhe më shumë jep.”

Gabim?

Nga Ebu Abdurrahman Bilal b. el-Harith el-Muzenij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj e kënaqësinë e Tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj zemërimin e Tij deri në ditën e takimit me të.”

Gabim?

Nga Sufjan b. Abdull-llahu r.a. transmetohet se ka thënë: “I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, më thuaj diçka që të mbrohem me të!” Tha: “Thuaju: Krijuesi im është All-llahu, e pastaj vazhdo me ngulm (në këtë)!” Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, për çka frikësohesh më së shumti mua?” (I Dërguari i All-llahut) e kapi gjuhën e vet e pastaj tha: “Nga kjo.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos flitni shumë pa përmendjen e All-llahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e All-llahut e vdesin zemrën. Vërtet, më së largu nga All-llahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura.”

Gabim?

Nga Ukbete b. Amiri r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është shpëtimi?” Ka thënë: “Zotëro gjuhën tënde, rri në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatet e tua.”

Gabim?

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Kur zgjohet njeriu, të gjitha gjymtyrët e tij i kthehen gjuhës duke i thënë: “Ki frikën All-llahut lidhur me ne, sepse ne jemi me ty. Nëse ti je në rrugë të drejtë, edhe ne jemi në rrugë të drejtë, e nëse ti lajthit, edhe ne kemi lajthitur.”

Gabim?

Nga Ebu Derda r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush pengon që vëllait të tij t’i thyet nderi, All-llahu do ta pengojë zjarrin Ditën e Gjykimit nga fytyra e tij.”

Gabim?