Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

403 hadithe · Të gjithë kapitujt

Ibni Umeri r.anhuma thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Islami është ndërtuar prej pesë gjërave: Dëshmisë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është rob dhe i Dërguar i Tij, faljes së namazit, dhënies së zekatit, kryerjes së haxhit dhe agjërimit të Ramazanit.”

Gabim?

Talha bin Ubejdullahi thotë: “Erdhi një njeri prej Nexhdit te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i cili kishte flokë të dendur. Ne e dëgjonim zërin e tij, mirëpo nuk e kuptonim se ç’thonte, derisa iu afrua të Dërguarit të All-llahut dhe pyeti për Islamin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Islami është pesë kohë të namazit ditën dhe natën.” Njeriu pyeti: “A jam i detyruar me diçka tjetër përveç këtyre?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Jo, vetëm nëse ti do në mënyrë vullnetare.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pastaj tha: “Agjërimi i Ramazanit.” Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç agjërimit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Jo, përveç nafile.” Transmetuesi përmend: “Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përmendi dhënien e zekatit. Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç zekatit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Jo, vetëm nëse dëshiron vull-netarisht.” Njeriu u kthye prapa duke thënë: “Betohem në Zotin, se as nuk do të shtoj e as nuk do të mangësoj diçka prej këtyre.” I Dërguari i All-llahut tha: “Do të shpëtojë, nëse thotë të vërtetën.”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka dërguar Muadhin r.a. në Jemen dhe i ka thënë: “Thirri të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i All-llahut, e nëse ata binden për këtë, atëherë informoji se All-llahu i ka obliguar me pesë kohët e namazit për çdo ditë dhe natë. Nëse binden edhe për këtë, atëherë informoji se All-llahu i ka obliguar me zekat, që do ta marrësh prej të pasurve të tyre, e do t’ua shpërndash të varfërve të tyre.”

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mua më është urdhëruar që t’i luftoj njerëzit (mushrikët – pabesimtarët), derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, derisa të falin namazin dhe të japin zekatin. E kur e bëjnë këtë, atëherë është i lirë prej meje gjaku dhe pasuria e tyre, vetëm nëse atë nuk e kërkon ligji islam, e sa i përket shpërblimit të tyre është në kompetencën e All-llahut.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë: “Pasi i Dërguari i All-llahut është shpërngulur në ahiret (ka vdekur), Ebu Bekri u zgjodh zëvendës i tij. Populli i shkretëtirës (beduinët), shumica, e la besimin Islam. Atëherë Umeri r.a. tha: “Si do t’i luftosh njerëzit, kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Më është urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë: ‘La ilahe il-lall-llah’. Kush e thotë këtë, është e lirë pasuria dhe shpirti i tij prej meje, përveç me hak, dhe llogaria e tij është në kompetencën e All-llahut.” Ebu Bekri atëherë tha: “Betohem në All-llahun, se unë me të vërtetë do ta luftoj çdokë, që e ndan namazin dhe zekatin. Zekati është detyrim i pasurisë. Betohem në All-llahun se nëse ata nuk e japin zekatin edhe të kërpeshit (frenit) të deveve, të cilin ia jepnin Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., do t’i luftoj për mosdhënien e tij.” Umeri r.a. tha: “Betohem në All-llahun, se atëherë nuk kam parë asgjë tjetër vetëm se All-llahu e kishte hapur kraharorin e Ebu Bekrit për luftë dhe u binda se me të është e vërteta.”

Gabim?

Ebu Ejjubi r.a. tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Më trego për një vepër e cila më çon në Xhenet?” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ta adhurosh All-llahun (T’i bësh ibadet), dhe të mos i bësh shok, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe ta ndihmosh farefisin.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Asnjë pronar i arit dhe i argjendit (të hollave), që nuk i përmbush detyrimet e veta, nuk do të mbetet në Ditën e Gjykimit pa u farkuar me pllaka të zjarrta, që do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit, dhe me të do të gërkohen anët e tij, balli, kraharori dhe shpina, dhe çdo herë që pllakat ftohen do të nxehen përsëri. Kjo do të jetë në ditën që do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet, në të cilën do të zbatohet gjykimi në mes njerëzve, robërve dhe kur do t’i tregohet çdokujt rruga për në Xhenet ose në Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka do të bëhet me devetë, pasurinë e njeriut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Edhe asnjë pronar i deves, që nuk i kryen detyrimet e veta, e prej tyre mjeljen e saj ditën kur ajo shkon të pijë ujë. Çdo pronar që nuk i kryen detyrimet e veta ndaj deves, në Ditën e Gjykimit do të shtrihet në një vend të rrafshtë dhe të gjerë, aq sa dy devetë e tij do të mund ta shkelin me thundrat dhe ta kafshojnë me dhëmbët e tyre. Kurdo që njëra prej tyre të kalojë mbi të, tjetra kthehet ke ai, dhe ky mundim do të zgjasë një ditë, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet, derisa të mbarojë gjykimi në mes robërve, dhe kur do t’i tregohet çdokujt rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka do të bëhet me lopët dhe delet?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Çdo pronar i lopëve ose deleve, i cili nuk i kryen detyrimet e veta ndaj tyre, në Ditën e Gjykimit do të jetë i shtrirë në një vend të rrafshtë nga lopët dhe delet e veta, dhe ato me brirët e tyre do ta therin dhe me thundrat e tyre do ta shkelin, e në mesin e tyre nuk do të ketë me brinjë të kthyer prapa, apo pa brirë e as me brirë të thyer. Kurdo që të kalojnë të parat, menjëherë pas tyre vijnë dhe kalojnë të tjerat. Dhe kjo do të jetë në një ditë, e cila do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet, derisa t’u shqiptohen gjykimet robërve dhe derisa të mos u tregohet rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të veprohet me kuajt?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Kaloria ndahet në tri lloje: Për dikë do të jetë barrë, për dikë mbulesë dhe për dikë shpëtim. Sa i përket atij, për të cilin është barrë, është ai që i mban kuajt për shkak të namit, kryelartësisë apo garave kundër muslimanëve. Për të tillin kali është barrë... Sa i përket atij, për të cilin është mbulesë, është ai që mban kuaj në rrugën e All-llahut, dhe nuk i harron detyrimet ndaj All-llahut dhe kujdeset për ta. Për njeriun e këtillë, kali është mburojë nga zjarri i Xhehenemit... Sa i përket atij, për të cilin është shpëtim, është ai, që mban kuajt për hir të All-llahut dhe muslimanëve, i cili i kullot në livadhe dhe kopshte, gjithë atë që kalorësit dhe kuajt e tyre e hanë në kullosa dhe ara, do të shkruhet aq numër i të mirave. Gjithashtu për çdo shërbim të tyre, të madh dhe të vogël, do të shkruhen të mira. Çdo kalim i distancës dhe hipja mbi një e më shumë lartësira do t’i shkruhen të mira, në numrin e gjurmëve dhe hedhurinave të tij. Çdo kthim i kalit nga ana e pronarit në lumenj dhe burime, në të cilat i jep ujë, i shkruhen të mira aq sa herë kali do të pijë ujë.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, e si do të jetë me gomarët?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Mua nuk më është shpallë asgjë e posaçme për gomarët, përveç ajetit të përgjithshëm e universal: “Ai që punon mirë, sa grima - e sheh atë. Por, edhe kush punon keq, sa grima - do ta shohë.” (ez-Zilzal:7-8)

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush i ndihmon dy shokë në rrugën e All-llahut, do të thirret nga të gjitha dyert e Xhenetit: ‘O rob i All-llahut, eja këtu, këtu është mirë.” Kush është prej atyre që bëjnë namaz, do të thirret nga dera e namazit. Kush është luftëtar i xhihadit, do të thirret nga dera e xhihadit. Kush është prej atyre që agjërojnë, do të thirret nga dera Rejjan (Xhenet i posaçëm, në të cilin hyjnë ata që agjërojnë). Kush është prej atyre që japin sadaka (lëmoshë), do të thirret nga dera e sadakasë.” Atëherë, Ebu Bekri r.a. tha: “O i Dërguari i All-llahut, je më i afërt se babai dhe nëna ime! Për atë që thirret prej atyre dyerve nuk do të ketë më mundime por do të jetë ndokush që do të thirret nga të gjitha ato dyer?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Po, dhe shpresoj që edhe ti do të jesh prej tyre!”

Gabim?

Sehl ibni Sa’di r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet në Xhenet është një derë, e cila quhet Rejjan, nëpër të cilën do të hyjnë Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë, nëpër atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë:”Ku janë agjëruesit?” Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mund të hyjë tjetër-kush nga kjo derë, e pasi të hyjnë agjëruesit dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë askush tjetër.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke i kryer obligimet islame, do t’i falen gabimet e tij të mëparshme.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të vijë muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit dhe shejtanët lidhen me zinxhir.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Agjëroni me shikimin e Hënës dhe bëni bajram me shikimin e Hënës. E nëse është vranësirë, atëherë plotësoni tridhjetë ditë të Shabanit!”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut ishte njeriu më bujar, në mënyrë të veçantë kur i vinte Xhibrili a.s. Xhibrili a.s. i vinte Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Ramazan, çdo natë dhe me të studi-onte Kur’anin. Vërtet kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem takohej me Xhibrilin, ishte më bujar në veprat e mira sesa era që sjell shiun.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “Kur vinin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, i Dërguari i All-llahut bënte ibadet natën dhe e çonte familjen e vet që të bëjnë ibadet, ndërsa dyshekun e vet me gjithë mbulojë e paloste.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në asnjë mënyrë, asnjëri prej jush të mos e presë Ramazanin duke qenë agjërueshëm, një apo dy ditë, përveç nëse ai agjërues është person që e mban agjërimin e vet të rregullt. Në atë rast atë agjërim të rregullt mund ta agjërojë.”

Gabim?

Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çohuni në syfyr sepse vërtet në syfyr ka begati.”

Gabim?

Zejd ibnu Thabiti r.a. thotë: “Ne çoheshim në syfyr së bashku me të Dërguarin e All-llahut, e pastaj ngriheshim të falnim namazin.” Njëri prej të pranishmëve pyeti: “Sa ishte intervali në mes syfyrit dhe sabahut?” Zejdi u përgjigj: “Sa pesëdhjetë ajete!”

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i kishte dy muezinë: Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kishte thënë: “Vërtet Bilali e thirr ezanin gjatë natës, hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibnu Ummi Mektumi.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush harron dhe ha ose pi, mos ta ndërprejë, por ta vazhdojë agjërimin, sepse atë All-llahu xh.sh. e ka gostit me ushqim dhe ujë.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “Të Dërguarin e All-llahut e zinte agimi, e ai ishte xhunub (i obliguar të lahej), pastaj lahej dhe agjëronte.”

Gabim?