Nga Fedale b. Ubejd r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut e ka dëgjuar një njeri që bën lutje në namazin e tij, por nuk e ka theksuar falënderimin e All-llahut, as salavatet mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e atëherë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ky u ngut.” Pastaj i tha atij apo dikujt tjetër: “Kur dikush prej jush falet (bën lutje), le të fillojë me falënderimet ndaj Krijuesit të Tij, lavdisë Atij dhe lartësisë së Tij, e pastaj le të thotë salavat mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e vetëm atëherë le të lutet për ç’të dojë.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj35 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Mu’adhi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka marrë për dore dhe i ka thënë: “O Mu’adh, për All-llahun, unë të dua.” Pastaj ka thënë: “O Mu’adh, unë të porosis që assesi në fund të namazit mos të lëshë pa thënë: “All-llahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetike.” (All-llahu im! Më forco dhe më bën të fortë në dhikrin (përmendjen) Tënd, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd.”
Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju ua preni atyre kokat?” (As-habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi s.a. v.s.) Ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut.”
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga gërbula, çmenduria, zgjebja dhe nga të gjitha sëmundjet e shëmtuara.”
Nga Ebu el-Fadl el-Abbas b. Abdulmutalibi r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do t’i drejtohem All-llahut të Madhëruar.” - Ka thënë: “All-llahun luteni për shëndet.” Pasi kaluan disa ditë, sërish i erdha dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do ta lus All-llahun e Madhëruar.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) më tha: “O Ab-bas, o xhaxhai i të Dërguarit të All-llahut, All-llahun luteni për shëndet në këtë botë dhe në ahiret.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Në mesin e lutjeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë edhe: “All-llahu im, unë të lus për mëshirën Tënde të obligueshme, për faljen Tënde dhe shpëtimin Tënd të domosdoshëm nga çdo mëkat, dhe pasurinë nga çdo e mirë, për fitoren me Xhenet dhe për shpëtimin nga zjarri.”
Nga Muaviu r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Vërtet, nëse t’i i ndjek të metat e muslimanëve, atëherë do t’i nënçmoje ata, apo gati do ta bëje këtë.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se njëherë i sollën një njeri për të cilin i thanë. “Ky është filani, mjekrra e tij pikon verë.” (Ibni Mes’udi) Ka thënë: “Neve na është ndaluar ta hulumtojmë dhe ta spiunojmë njëri-tjetrin, por nëse diçka paraqitet haptazi, atëherë ne për të dënojmë.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush mëson dituri me të cilën kërkohet vetëm kënaqësia e All-llahut të Madhëruar vetëm se për të arritur dobi të kësaj bote, ai nuk do të ndiejë aromën e Xhenetit në Ditën e Gjykimit.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka mallkuar njeriun që vesh rroba femrash dhe e ka mallkuar femrën që vesh rroba meshkujsh.”
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar hipjen në xhel-laleh (deveja që ha bajgë dhe ndytësitë e tjera).”
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush me (betimin me) All-llah-un kërkon nga ju mbrojtje, mbrojeni! Kush lut diçka me (betimin me) All-llahun, jepjani! Kush ju thërret, përgjigjuni! Kush ju bën ju ndonjë të mirë, shpërblejeni atë. Nëse konstatoni se shpërblimi nuk është i mjaftueshëm, bëni lutje për të derisa të shihni se i ka plotësuar kriteret tuaja.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Era është freski (dhuratë) e All-llahut dhe vjen si mëshirë ose si dënim. Kur ta shihni atë, mos e shani (qortoni), por luteni All-llahun që era t’ju sjellë të mira dhe kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga e keqja e saj.”
Nga Hudhejfete b. Jemani r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos thoni: ‘Sa e dëshiron All-llahu dhe sa e dëshiron filani’,”por thoni:‘Sa e dëshiron All-llahu e pastaj e dëshi-ron filani’.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: “All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”