Ebu Umare El-Berra ibni Azibi r.anhuma thotë: “Pejgamberi i All-llahut më ka urdhëruar me shtatë gjëra: vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, kërkimin e shëndetit për atë që teshtin, ndihmën e të dobëtit, ndihmën e të shtypurit, përhapjen e selamit – paqes dhe pranimin e betimit të atij i cili betohet në diçka.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj513 hadithe · Të gjithë kapitujt
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ky është Xhibrili, të përshëndet me selam.” Unë atëherë i thashë: “Ue alejhis-selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kalorësi përshëndet këmbësorin, këmbësori atë që është ulur, grupi i vogël e përshëndet grupin e madh.”
Ebu Hurejra r.a., në hadithin rreth personit i cili nuk e falte mirë namazin, tregon se ka ardhur dhe e ka falur namazin e pastaj ka ardhur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i ka dhënë selam. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pranoi selamin e pastaj tha: “Kthehu dhe falu përsëri, sepse nuk je falur!” Personi i cili nuk falej mirë shkoi dhe e përsëriti namazin, pastaj përsëri erdhi dhe i dha selam Pejgamberit s.a. v.s. Në këtë mënyrë veproi tri herë.
Sehl bin Sa’di r.a. thotë: “Në mesin tonë ishte një grua - sipas një rivajeti ishte e vjetër - e cila i merrte gjërat ushqimore dhe i ziente në një vorbë, i bluante kokrrat e elbit dhe, kur ne e falnim namazin e xhumasë, shkonim dhe e përshëndetnim atë dhe ajo na jepte nga ushqimi.”
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ehli kitabët (besimtarët e librave të shenjtë) ju përshëndesin, thoni: “Ve alejkum.” (Edhe mbi ju)
Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kërkesa apo leja për të hyrë përsëritet tri herë, nëse të pranon mirë, e nëse jo, atëherë kthehu.”
Sehl ibnu Sa’d r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kërkimi i lejes për të hyrë diku është bërë për shkak të ekspozimit.”
Ebu Dherri r.a. thotë: “Një natë dola dhe e vërejta Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke shëtitur vetëm. Unë shkoja nën hijen e Hënës dhe kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më vërejti e më tha: “Kush është?”, unë u përgjigja: “Ebu Dherri.”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë: ‘Falënderimi i qoftë All-llahut’, ndërsa shoku i tij apo vëllai: ‘All-llahu të mëshiroftë’. Kur t’i thotë vëllai apo shoku i vet: ‘All-llahu të pastë mëshiruar’, atëherë personi që teshtin le të thotë: ‘Zoti ju udhëzoftë dhe mendjen tuaj e ndriçoftë.”
Enesi r.a. tregon: “Dy njerëz kanë teshtitur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe për njërin prej tyre Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kërkoi shëndet dhe tha: ‘Jerhamukell-llahu!’ (të mëshiroftë All-llahu), e për the-trin jo. I dyti, për të cilin Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk kërkoi shëndet, tha: “Kur ky teshtin kërkuat shëndet për të, ndërsa kur teshtita unë, këtë nuk e bëte.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Ky e falënderoi All-llahun, ndërsa ti nuk veprove ashtu.”
Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka puthur Hasanin, të birin e Aliut r.a., e atëherë Akre bin Habisi i tha: “Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjëherë asnjërin prej tyre nuk e kam puthur.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ai që nuk ka mëshirë për të tjerët, nuk do të mëshirohet.” (Ai që nuk ka mëshirë ndaj të tjerëve edhe të tjerët nuk do të jenë të mëshirshëm ndaj tij) 363
Berra ibni Azibi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na ka urdhëruar: “Ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të kërkojmë shëndet për atë që teshtin (nëse thotë ‘El-hamdulil-lah’), ta respektojmë betimin, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgjigjemi ftesës dhe të përhapim paqen (selamin).”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Muslimani ndaj muslimanit ka këto pesë obligime: pranimin e selamit, vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen e ftesës si dhe kërkimin e shëndetit për ata që teshtijnë.”
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vizitoni të sëmurit, ushqeni të uriturit dhe lironi të kapurit rob.”
Enesi r.a. thotë: “Një djalë i ri çifut shërbente tek i Dërguari i All-llahut dhe një ditë u sëmur. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem erdhi ta vizitojë, u ul afër kokës së tij dhe i tha: “Pranoje Islamin!” Djaloshi e shikoi babanë e vet, i cili ishte aty. I ati i tha: “Dëgjoje Ebul Kasemin!” Djaloshi e pranoi Islamin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë doli duke thënë: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili e shpëtoi nga zjarri i Xhehenemit.”
Aishja r.anha tregon se kur ndokush i ankohej Pejgamberit s.a. v.s. për ndonjë gjë, sëmundje apo plagë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e prekte në atë vend me gishtin e tij tregues (transmetuesi Sufjan ibni Ujejne e vuri gishtin e tij në tokë pastaj e ngriti, duke dashur të tregojë se si ka vepruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) e pastaj tha: “Bismil-lahi, turbetu erdina, birikati ba’dina, jushfi bihi sekimuna, bidhni rab-bina.”
Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka hyrë te një beduin për ta vizituar dhe duke e vizituar të sëmurin thonte: “Nuk ka rrezik, pastrim (ti je ai që pastrohet prej mëkateve) me dashjen e All-llahut.”
Ibni Abbasi r.anhuma tregon se Ali ibni Ebi Talib r.a. doli prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur ishte shumë i sëmurë, nga e cila sëmundje edhe vdiq, dhe njerëzit i thanë: “O Ebul Hasan, si është i Dërguari i All-llahut?” Aliu r.a. u përgjigj: “Është ngritur, el-hamdu li-l-Lah, i shëndoshë.”
Kasim ibni Muhammed tregon se Aishja r.a. ka thënë: “Ua re’sahu!” (O për kokën time!), si dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Bel ene ua re’sahu!” (Madje, o për kokën time!), pastaj e përmend hadithin.