Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

403 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se erdhi një arab te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, njeriu që lufton për shkak të presë luftarake, njeriu që lufton që të përmendet dhe njeriu që lufton për shkak të namit në vendin e tij,” kurse në një transmetim tjetër, “që lufton për shkak të trimërisë dhe për shkak të urrejtjes ndaj armikut,” kurse në një rivajet tjetër, “edhe njeriu që lufton nga urrejtja ndaj armikut, prandaj kush është në rrugën e Zotit?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush lufton që Fjala e All-llahut të jetë mbi çdo gjë, ai është në rrugën e All-llahut.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. dhe nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lufta është mashtrim.”

Gabim?

Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush vritet në mbrojtjen e pasurisë së tij është dëshmor.”

Gabim?

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet të ketë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e All-llahut.” Transmetuesi thotë: “Kam thënë: “Cila robëri është më e vlefshme?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Ajo që zgjat më së shumti dhe që është më e shtrenjtë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Robi i sinqertë në pronësi të tjetrit ka dy shpërblime.” Pasha Atë, në dorë të të cilit është shpirti i Ebu Hurejrës, sikur të mos ishte xhihadi në rrugën e All-llahut, haxhi dhe mirësia ndaj nënës sime, do të dëshiroja të vdes si rob në pronësi të tjetrit.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një njeri u jepte hua njerëzve. Ai i ka thënë djaloshit të tij: “Kur t’i shkosh një nevojtari falja atij, që All-llahu neve të na falë. E kur i erdhi All-llahut (vdiq), Ai ia fali të gjitha.”

Gabim?

Nga Muaviu r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kujt i dëshiron All-llahu mirë, e përudhë për të kuptuar dispozitat e fikhut (sheriatojuridike).”

Gabim?

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç për dy njerëz: njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe e ka udhëzuar që atë pasuri ta shpenzojë në rrugën e së vërtetës dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë urtësi dhe sipas urtësisë së tij gjykon dhe i mëson të tjerët.”

Gabim?

Nga Sehl b. Sa’di r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Aliut r.a.: “Pasha All-llahun, që All-llahu nëpërmjet teje ta udhëzojë një njeri është më mirë për ty sesa një kope e deveve më të mira.”

Gabim?

Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar nuk do t’ua marrë (njerëzve) dijen në atë mënyrë që do t’ua nxjerrë nga shpirtrat e tyre, por do ta marrë duke bërë të vdesin të diturit, pas së cilës në Tokë nuk do të mbetet asnjë njeri i ditur që do t’u bëhej imam. Atëherë njerëzit d o të marrin për imamë injorantët dhe do t’u shtrojnë pyetje të ndryshme fetare, kurse ata do t’u përgjigjen (japin fetva) pa dije përkatëse, me çka do ta lajthisin botën dhe vetveten do ta shkatërrojnë.”

Gabim?

Nga Ebu Muhammed Ka’b b. Uxhreh r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem doli mes nesh, kurse ne thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ne tashmë dimë si të të përshëndesim me selam, por si do të thërrasim salavate për ty?” Ka thënë: “Thoni: All-llahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema sal-lejte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid; All-llahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema barekte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid. (O All-llah, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i lavdishëm. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i Lavdishëm.”

Gabim?

Nga Ebu Humejd es-Saidij r.a. transmetohet se ka thënë: „(As’ habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të thërrasim salavate mbi ty?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë: “Thoni: “O All-llah, mëshiroje Muhammedin, gratë e tij dhe pasardhësit e tij, siç e ke mëshiruar Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe gratë dhe pasardhësit e tij siç e ke bekuar Ibrahimin. Vërtet Ti je i Lavdishëm.” 363

Gabim?

Nga Ebu Ejjub el-Ensarij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë: Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robëria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.”

Gabim?

Nga Mugire b. Shu’beh r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pas përfundimit të namazit dhe dhënies selam ka thënë: “La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir. All-llahume la mânia lima a’atajte, ue la mu’tije lima mena’te, ue la jenfeu dhel-xheddi minke-l-xheddu.” (Nuk ka Zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, që nuk ka shoqërues në asgjë, i Tij është tërë sundimi dhe vetëm Atij i përket tërë falënderimi dhe lavdia. Ai është sundues i gjithmundshëm i çdo gjëje. All-llahu im, nuk ka ndalues të dhënies Tënde, as dhënies që Ti e ndalon, as të zellshmit nuk i vlen zelli dhe puna pa dhënien e All-llahut. Prej teje është zelli e pasuria).

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se muhaxhirët varfanjakë i kanë ardhur të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe kanë thënë: “Të pasurit na tejkaluan në shkallë dhe me bekime të vlefshme. Ata falen si falemi edhe ne, agjërojnë sikur agjërojmë ne, ata kanë dobi nga pasuria, ata kryejnë haxhin, umren dhe xhihadin dhe ndajnë sadaka.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “A dëshironi t’ju mësoj diçka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë tejkaluar dhe ata që vijnë pas jush; nëse këtë e bëni, askush nga ju nuk do të jetë më i vlefshëm përveç nëse vepron ç’veproni edhe ju.” Muhaxhirët varfanjakë kanë thënë: “Po, gjithqysh, o i Dërguar i All-llahut!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë: “Do të thoni subhanall-llah, el-hamdu lil-lah dhe All-llahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë.” Ka thënë transmetuesi Ebu Salih nga Ebu Hurejra: “Kur është pyetur për mënyrën praktike të dhikrit (pas namazit, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.), ka thënë: “Subhanall-llah, ue-l-hamdu lil-lah, uall-llahu-ekber, që secila të jetë nga tridhjetë e tri herë.”

Gabim?

Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pat shpeshtuar të thonte në rukunë dhe sexhdet e tij: “Subhaneke-ll-llahumme rabbena ve bihamdike, All-llahumme-gfirli” (Lavdia të qoftë Ty, o All-llahu im, Krijuesi im, Ty të qoftë falënderimi, All-llahu im, më fal!”).

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu i madhëruar thotë: “Unë jam në mendimet e robit Tim për Mua, Unë jam me të kur më përmend Mua, nëse ai më përmend në veten e tij, Unë e kujtoj atë në veten Time, e nëse ai më përmend Mua në bashkësi, edhe Unë atë e kujtoj në bashkësi më të mirë se të atij.”

Gabim?

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se ka thënë: “Më ka thënë mua i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “A dëshiron të të drejtoj në një nga thesarët e Xhenetit?” U përgjigja: “Sigurisht, o i Dërguari i Zotit.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “La haule ue lâ kuuete il-la bil-lahi” (Nuk ka fuqi as forcë pa ndihmën e All-llahut).

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ka engjëj që udhëtojnë gjithnjë dhe kërkojnë ithtarë të dhikrit, e kur gjejnë popullin që e përmend All-llahun e Madhëruar, engjëjt thërrasin: ‘Ejani te nevojat tuaja!’, e pastaj i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e kësaj bote, kurse Krijuesi i tyre, edhe pse e di më mirë se ata, i pyet: ‘Ç’po flasin njerëzit e Mi?’” Ka thënë: “Engjëjt thonë: ‘Po të lavdojnë (tesbih) Ty, po të madhërojnë (tekbir) Ty, po të falënderojnë (tahmid) Ty dhe po të lartësojnë (temxhid) Ty’. All-llahu tha: ‘A më kanë parë robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, ata nuk ë kanë parë!’ All-llahu pyeti: ‘Si do të ishin, sikur të më shihnin?’ Engjëjt thonë: ‘Sikur Të të shihnin, ata edhe më tepër do Të të adhuronin, do Të të falënderonin dhe do Të të lavdonin’. All-llahu tha: ‘A po kërkojnë diçka robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Po Të lusin për Xhenet’.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “All-llahu thotë: ‘A e kanë parë atë?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, o Krijues, nuk e kanë parë Xhenetin’. All-llahu atëherë u tha: ‘E si do të luteshin për Xhenetin, sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë Xhenetin, ata edhe më shumë do të lakmonin për të, edhe më shumë do të kërkonin dhe edhe më shumë do të dëshironin’. Atëherë All-llahu i pyeti ata: ‘Prej çfarë gjëje ata kërkojnë mbrojtje dhe strehim?’ Engjëjt thanë: ‘Ata kërkojnë mbrojtje nga zjarri’. All-llahu tha: ‘A e kanë parë ata zjarrin?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, nuk e kanë parë!’ All-llahu tha: ‘E si do të kërkonin ata mbrojtjen nga zjarri sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë zjarrin, ata edhe më shumë do të iknin nga ai, dhe edhe më shumë do të frikësoheshin nga ai’. All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Bëhuni dëshmitarë që po ua fal atyre.” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një prej engjëjve thotë: ‘O Krijues, në mesin e tyre është një që nuk është prej tyre, Ai ka ardhur në mesin e tyre për shkaqe private.’ All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Ata të gjithë së bashku ulen, nuk mund të jetë i pakënaqur një fqinj i tyre që qëndron ulur në shoqërinë e njëjtë.”

Gabim?

Nga Ebu Uakid el-Harith b. Aufi r.a. transmetohet se njëherë i Dërguari i All-llahut është ulur në xhami, rreth tij ishin as’habët, e me atë rast erdhën tre persona në xhami. Dy prej tyre u nisën në drejtim të të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse një shkoi. Dy që u nisën nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur erdhën deri te rrethi rreth Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., një prej tyre e pa një vend të zbrazët dhe u ul. Personi i dytë u ul prapa rrethit, kurse shoku i tyre i tretë doli nga xhamia. Pasi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem mbaroi me ligjëratën tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për gjendjen e këtyre tre ardhacakëve? Një nga ata iu mbështet All-llahut dhe All-llahu e ka pranuar, i dyti ka ngurruar nga turpi, prandaj edhe All-llahu duke u turpëruar, ka ngurruar nga ai (dënimin), kurse sa i përket të tretit që ktheu shpinën, edhe All-llahu ka kthyer nga ai (mëshirën e Tij).”

Gabim?