Nga Sehl b. sa’di r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën e All-llahut është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Një vend i juaj në Xhenet është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Qëndrimi njëmbrëmësh apo njëditor i robit në rrugën e All-llahut të Madhëruar është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj513 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo i plagosur në rrugën e All-llahut do të vijë Ditën e Gjykimit, kurse nga plaga e tij do të rrjedhë gjak. Gjaku i plagës do të jetë në ngjyrë të gjakut kurse aroma e saj do të jetë aroma e miskut.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I është thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është e barabartë me xhihadin në rrugën e All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë. “Ju këtë nuk mund ta bëni.” Të pranishmit edhe dy apo tri herë u janë drejtuar me këtë pyetje, kurse Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem çdo herë u përgjigjej duke thënë. “Ju këtë nuk mund ta bëni!” E pastaj ka thënë: “Shembulli i muxhahidit në rrugën e All-llahut është sikur shembulli i agjëruesit dhe falësit i cili në tërësi u nënshtrohet ajeteve të All-llahut, nuk pushon të falet, as të agjërojë derisa nuk kthehet muxhahidi nga rruga e All-llahut.”
Nga Ebu Abs Abdurrahman b. Xhebri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Robi që pluhuros këmbët e tij në rrugën e All-llahut, nuk do të përfshihet me zjarr!”
Nga Zejd b. Halidi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e përgatit me përgatitje një luftëtar në rrugën e All-llahut, edhe ai është luftëtar, kurse kush kujdeset dhe e furnizon me të mira familjen e luftëtarit gjatë mungesës së tij, po ashtu është luftëtar.”
Nga Berâ’i r.a. transmetohet të ketë thënë: “Të Dërguarit të All-llahut i erdhi një njeri i armatosur me rroba hekuri, me ç’rast ka thënë: “Të luftoj ose ta pranoj Islamin? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Pranoje Islamin, e pastaj lufto!” Ai e pranoi Islamin, pastaj ka luftuar dhe në fund është vrarë. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ka punuar pak, kurse do të shpërblehet shumë.”
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “Erdhi një grup njerëzish te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe thanë. “Dërgoje me ne një grup njerëzish, të cilët do të na mësojnë Kur’anin dhe Sunetin. (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) u dërgoi atyre 70 ensarë, të cilët quheshin kurrâ’, e ndër ta ishte edhe daja im Harami. Ata (në Medine) lexo-nin Kur’an dhe e studionin bashkërisht, natën mësonin, kurse gjatë ditës sillnin ujë dhe e vendosnin në xhami. Ata bartnin dru, i shitnin ato, e me fitimin e tyre blenin ushqim për banorët e Suffasë dhe për të varfërit. Ata i ka dërguar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., por idhujtarët i penguan dhe i vranë para se të arrinin në vendin e caktuar. Ata kanë thënë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se jemi të kënaqur me Ty e se Ti je i kënaqur me ne. Një njeri (idhujtar) erdhi te Harami, daja i Enesit, pas shpinës së tij dhe e goditi me shtizën në shpinë dhe e shpoi. Harami atëherë tha: “Pasha All-llahun e Ka'bes, ngadhënjeva.” Në të njëjtën kohë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (shokëve të vet në Medine) u tha: “Vërtet vëllezërit tuaj vdiqën, kurse fjalët e tyre të fundit kanë qenë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se Ti je i kënaqur me ne.”
Nga Abdull-llah b. Ebi Eufa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një ditë, kur u përlesh me armikun, ka pritur deri në perëndim të diellit, pastaj është ngritur mes njerëzve dhe ka thënë: “O njerëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, por luteni All-llahun për shëndetin tuaj. Por, kur të përlesheni me armikun, atëherë bëhuni të durueshëm dhe dijeni se Xheneti është nën hijet e shpatave.” E pastaj tha: “O All-llah, zbritës i Librit, lëvizës i reve, shpartallues i partive. Shpartalloji dhe na ndihmo kundër tyre.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e mbyll (që ta ushqejë) kalin për në rrugën e All-llahut, duke besuar në All-llahun dhe duke besuar thellë në premtimin e Tij, vërtet të ushqyerit dhe dhënia ujë atij dhe plehu i vogël dhe i madh i tij do të matet në Ditën e Gjykimit.” (Ai do të shpërblehet për këtë në Ditën e Gjykimit)
Nga Seleme b. el-Ekva r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ka kaluar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në një rast pranë një grupi as’habësh të cilët ushtronin dhe garonin në hedhje të shtizës, me ç’rast u tha: “O bijtë e Ismailit, hidhni shtiza dhe ushtroni, sepse edhe stërgjyshi juaj ka qenë hedhës shtize.”
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se erdhi një arab te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, njeriu që lufton për shkak të presë luftarake, njeriu që lufton që të përmendet dhe njeriu që lufton për shkak të namit në vendin e tij,” kurse në një transmetim tjetër, “që lufton për shkak të trimërisë dhe për shkak të urrejtjes ndaj armikut,” kurse në një rivajet tjetër, “edhe njeriu që lufton nga urrejtja ndaj armikut, prandaj kush është në rrugën e Zotit?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush lufton që Fjala e All-llahut të jetë mbi çdo gjë, ai është në rrugën e All-llahut.”
Nga Ebu Hurejra r.a. dhe nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lufta është mashtrim.”
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush vritet në mbrojtjen e pasurisë së tij është dëshmor.”
Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet të ketë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e All-llahut.” Transmetuesi thotë: “Kam thënë: “Cila robëri është më e vlefshme?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Ajo që zgjat më së shumti dhe që është më e shtrenjtë.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur njërit nga ju shërbëtori ia sjell ushqimin dhe nëse nuk e ulë (në sofër) pranë vetes, atëherë le t’i japë një kafshatë apo dy, një haje apo dy, sepse ai është pronar dhe përkujdesës i tij.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Robi i sinqertë në pronësi të tjetrit ka dy shpërblime.” Pasha Atë, në dorë të të cilit është shpirti i Ebu Hurejrës, sikur të mos ishte xhihadi në rrugën e All-llahut, haxhi dhe mirësia ndaj nënës sime, do të dëshiroja të vdes si rob në pronësi të tjetrit.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një njeri u jepte hua njerëzve. Ai i ka thënë djaloshit të tij: “Kur t’i shkosh një nevojtari falja atij, që All-llahu neve të na falë. E kur i erdhi All-llahut (vdiq), Ai ia fali të gjitha.”
Nga Muaviu r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kujt i dëshiron All-llahu mirë, e përudhë për të kuptuar dispozitat e fikhut (sheriatojuridike).”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç për dy njerëz: njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe e ka udhëzuar që atë pasuri ta shpenzojë në rrugën e së vërtetës dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë urtësi dhe sipas urtësisë së tij gjykon dhe i mëson të tjerët.”
Nga Sehl b. Sa’di r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Aliut r.a.: “Pasha All-llahun, që All-llahu nëpërmjet teje ta udhëzojë një njeri është më mirë për ty sesa një kope e deveve më të mira.”