Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

403 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Aishja r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Afëria (e gjakut) varet në Arsh dhe thotë: “Kush i mban lidhjet me mua, All-llahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndërpret lidhjet me mua, All-llahu do t’i ndërprejë lidhjet me të.”

Gabim?

Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më erdhi nëna ime, që ishte ende idhujtare (mushrike) në kohën kur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte në marrëveshje (me idhujtarët në marrëveshjen e Hudejbisë), dhe unë i kërkova sqarim duke i thënë: “Më ka ardhur nëna ime që më do dhe është permalluar, andaj, a të mbaj lidhje me të?” Tha: “Po, mbaj lidhje me të.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd el-Ensarij r.a. se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhenet dhe do të më largojë nga Xhehenemi?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i shoqërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Bekrete Nufej ibn el-Harith r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë tri herë: “A doni t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nëse i përshkruhet All-llahut shok (shirk) dhe mos-dëgjimi i prindërve.” Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drejtua dhe tha: “Vini re, edhe rrena, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thamë: “Ah, sikur të heshte!”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Muhammed Xhubejr ibn Mut’imi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i ndërpret lidhjet.” Sufjani në transmetimin e tij, thotë: “Do të thotë lidhjet familjare.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Isa el-Mugire ibn Shu’beja r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ua ka ndaluar (haram) mosdëgjueshmërinë ndaj nënave; moskryerjen e obligimit dhe kërkimin e asaj që nuk ju takon; dhe nëpërkëmbjen e vajzave (varrimi për së gjalli) dhe ua ka bërë të urryer (mekruh) thashethemet (kur flitet gjithçka që dëgjoni); pastaj pyetjet e shumta (për çka s’ka nevojë) dhe harxhimin e tepërt (të pakontrolluar) të pasurisë (në vende të paparapara nga feja).”

Gabim?

Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. se ka thënë: “Dola në udhëtim bashkë me Xherir ibn Abdull-llah el-Bexhel-lij r.a. dhe filloi të më shërbejë. Unë i thashë: “Mos vepro kështu!” Kurse ai m’u përgjigj: “Vërtet, unë i kam parë ensarët, kështu vepronin me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe unë jam zotuar në vetvete që secilin prej tyre mos ta shoqëroj e të mos i shërbej.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shembulli i qëndrimit me njerëz të mirë dhe me njerëz të këqinj është sikurse shitorja e miskut (parfumeria) dhe farkëtorja. Shitësi i miskut ose të jep ose të shet, ose së paku prej tij kundërmon erë e këndshme. Kurse farkëtari ose t’i djeg teshat, ose prej tij do të vijë erë e pakëndshme (nga thëngjilli).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: pasuria materiale, prejardhja, bukuria dhe feja e saj. Andaj, përcaktohu për atë që është e dhënë në fe, përndryshe mbetesh përdhé!”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu në botën e ardhme do të jetë me atë që e ka dashur.”

Gabim?

Transmetohet nga Enesi r.a. se një beduin i tha të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Kur është Kijameti?” I Dërguari i All-llahut s.a. v.s. tha: “Çka ke përgatitur për të?” Tha: “Dashurinë për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.” (Pejgamberi) Tha: “Ti (do të) jesh me atë që ke dashur.”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, çfarë thua për një njeri i cili i do të vetët, por nuk mund t’i arrijë ata?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Njeriu do të jetë me atë që e ka dashur.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.av.s. ka thënë: “Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij atë ditë kur nuk do të ketë tjetër përveç hijes së Tij. Ata janë: Imami (udhëheqësi) i drejtë; një i ri i cili është rritur në ibadet dhe respekt të All-llahut të Madhëruar; një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë; dy njerëz të cilët duhen në emër të All-llahut, janë shoqëruar dhe të tillë kanë mbetur gjer në ndarje (vdekje); një njeri të cilin e ka thirrur një grua autoritative dhe e bukur, kurse ai e refuzon duke i thënë se i frikësohet All-llahut njeriu i cili ndan sadaka fshehurazi, ashtu që dora e majtë nuk e di çka bën (sa ndan) e djathta; dhe njeriu që e përmend All-llahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur All-llahu i Madhëruar e do robin e Vet, i thërret Xhibrilit: “Vërtet All-llahu i Madhëruar e do filanin, ndaj duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj e shpall tek banorët e qiellit: “Vërtet All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju. Pastaj banorët e qiellit e duan dhe i sigurojnë pranim në Tokë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Ma’bed el-Mikdad ibn el-Esvedi r.a. se ka thënë: “I thashë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Çfarë mendon ti nëse unë e takoj një njeri jobesimtar (kafir), luftojmë dhe ai ma pret njërën dorë me shpatë, pastaj strehohet tek një lis dhe thotë: “Iu dorëzova All-llahut, u bëra musliman. A mund ta vras, o i Dërguar i All-llahut, pasi ta thotë këtë? Pejgamberi i tha: “Mos e vrit!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai ma ka prerë (këput) njërën dorë, e pastaj e ka deklaruar atë!” Pejgamberi i tha: “Mos e vrit atë, sepse nëse e vret, atëherë ai është në pozitën tënde para se ta vrasësh, dhe ti do të biesh në pozitën e tij para se ta thonte deklaratën.”

Gabim?

Transmetohet nga Usame ibn Zejdi r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na dërgoi në Hurek (lagje e fisit) të Xhuhejnes, e ne herët në mëngjes u takuam në ujin e tyre. Unë dhe njeri prej ensarëve e kapëm njërin prej tyre, e pasi e paaftësuam, ai tha: “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” (Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut). Atëherë, ensariu u përmbajt, kurse unë gjuajta me shigjetën time dhe e vrava. Kur u kthyem në Medinë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem mësoi për këtë ngjarje dhe më tha: “O Usame, a e vrave pasi ka thënë La ilahe il-lall-llah?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai këtë e ka thënë për t’u mbrojtur.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tha: “A e ke vrarë pasi ka thënë La ilahe il-lall-llah?”Atëherë, këtë fjalë e ka përsëritur aq shumë, saqë dëshirova të mos e kisha pranuar Islamin deri atë ditë.”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen të zbathur, të zhveshur dhe të pabërë sunet.” Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a meshkujt dhe femrat bashkë, të shikojnë në njëri-tjetrin?“ Tha: “Oj Aishe, gjendja (çështja) do të jetë aq e ashpër, saqë askujt nuk do t’i bie ndërmend ta shikojë tjetrin.” Sipas një transmetimi tjetër: “Çështja do të jetë më e rëndësishme sesa të shikojnë njëri-tjetrin.”

Gabim?

Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u nis (për rrugë), kurse Muadhi i kishte hipur (devesë - kalit) pas shpinës së Pejgamberit, e ai i tha: “O Muadh!” (Muadhi) Tha: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut (Lebbejke ve sa’dejke)!” (Pejgamberi) Tha: “O Muadh!” Tha: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut” - tri herë - (Pejgamberi) Tha: “Nuk ka asnjë njeri (rob) i cili dëshmon me zemër të sinqertë që nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe që Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, e që të mos ia ketë ndaluar All-llahu atij Xhehenemin.” (Muadhi) Tha: “O i Dërguari i All-llahut, a t’ua kumtoj këtë njerëzve që të gëzohen?” Tha: “Atëherë, do t'i mbështeten.” Muadhi këtë e kumtoi pak para vdekjes, nga frika se do të bëjë mëkat për fshehjen e një diturie.”

Gabim?

Transmetohet nga ‘Itban ibn Maliku r.a. i cili ishte pjesëmarrës në betejën e Bedrit, se ka thënë: “Folësha me popullin tim Beni Sa-lim. Mua dhe ata na ndante një luginë. Kur binin shira (të mëdha) mua më bëhej vështirë të kaloja (deri) te xhamia e tyre, andaj erdha tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i thashë: “Më është dobësuar të pamurit, kurse lugina e cila gjendet midis meje dhe popullit tim vërshohet kur bien shira dhe më vështirësohet kalimi i saj, andaj do të dëshiroja që të vish e të falesh në një vend në shtëpinë time, të cilën unë do ta bëja faltore.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Do ta bëj këtë.” Të nesërmen më erdhi i Dërguari i All-llahut me Ebu Bekrin r.a., pasi që kaloi dita. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem para derës kërkoi leje (për hyrje), unë i dhashë leje, e pasi hyri ende pa u ulur tha: “Ku dëshiron të falem në shtëpinë tënde?” Unë i tregova vendin ku dëshiroja të falet. I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem aty qëndroi në këmbë, mori tekbir, kurse ne pas tij u radhitëm (në saf), ku ai i fali dy rekate. Pastaj dha selam e edhe ne pas tij. E mbajta në shtëpi për drake, të cilën ia përgatitëm nga mielli i fërguar me dhjam. Kur dëgjuan të afërmit, vendësit, fqinjët se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ndodhet në shtëpinë time, u tubuan burrat, saqë u mbush shtëpia plot. Një njeri tha: “Ç’bëri Maliku, nuk po e shoh: “Një tjetër tha: “Ai është dyfytyrësh, nuk e don All-llahun e as të Dërguarin e Tij!” I Dërguari i All-llahut tha: “Mos thuaj ashtu, a nuk e sheh se ka thënë La ilahe il-lall-llah, duke dëshiruar me të kënaqësinë e All-llahut?” Ai njeriu i tha: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, mirëpo sa na përket neve, pasha All-llahun, ne nuk e shohim dashurinë e tij, as të folurit e tij përveç se te munafikët!” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Vërtet, All-llahu ia ka ndaluar zjarrit (Xhehenemit) atë që thotë: La ilahe il-lall-llah, me të cilën dëshiron të arrijë kënaqësinë e All-llahut.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu e ka ndarë mëshirën e Tij në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë i ka mbajtur për Vete, kurse vetëm një pjesë e ka lëshuar në Tokë. Nga ajo pjesë të gjitha krijesat mëshirohen mes veti, saqë edhe kafsha e ngre thundrën (këmbën) nga i vogli i saj nga frika se mos e lëndon.” Kurse, sipas një transmetimi tjetër: “Vërtet All-llahu i ka njëqind mëshira (rahmete), dhe vetëm një prej tyre e ka lëshuar në mes xhinëve, njerëzve, kafshëve dhe insekteve. Me atë një mëshirë duhet në mes veti duhen dhe mëshirohen dhe me të egërsira e do të voglin e saj. Kurse nëntëdhjetë e nëntë mëshirat e tjera All-llahu i ka lënë për mëshirë ndaj robërve të Tij në Ditën e Gjykimit.”

Gabim?