Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

513 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Secilit nga ju Xheneti i është më afër sesa lidhësja e këpucës së tij e po ashtu edhe Xhehenemi.”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Më ka thënë mua Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Më lexo Kur’an!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të të lexoj ty, ndërsa ai ty po të shpallet? Tha: “Unë dëshiroj ta dëgjoj prej tjetërkujt.” Atëherë ia lexova atij suren en-Nisa, derisa erdha tek ky ajet: “Po ç’do të bëhet, atëherë, kur të sjellim dëshmitarë nga secili popull, e ty do të sjellim dëshmitarë kundër tyre?” (en-Nisa, 41) Tha: “Mjaft për tani.” Kur u ktheva nga ai, i pashë sytë që po i rridhnin lot.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij, atë Ditë, ku nuk do të ketë hije (mbrojtje) tjetër përveç saj. Ata janë: Sunduesi i drejtë; i riu që ëshë rritur në ibadet dhe dëgjueshmëri ndaj All-llahut; njeriu zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë; dy persona (shokë) të cilët në emër të All-llahut janë dashur, janë shoqëruar dhe të tillë janë ndarë deri në vdekje; njeriu të cilin e thërret një grua autoritative dhe e bukur, kurse ky i përgjigjet se i frikësohet All-llahut; njeriu i cili e ndan sadakanë fshehurazi, saqë dora e majtë nuk di sa ndan e djathta, dhe një njeri i cili e përkujton All-llahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot.”

Gabim?
469 Muttefekun alejhi Muttefekun alejhi, ky citat është i Buhariut

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. të ketë thënë: “Isha duke shkuar me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nëpër një tokë me gurë të zi në Medine derisa u drejtuam nga Uhudi, atëherë më tha: “O Ebu Dherr.” I thashë: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nuk gëzohem të kem ar sa ky Uhudi e të kalojnë tek tri ditë, e nga ai të mbetet vetëm një dinar, vetëm nëse kam të paguaj borxh, ose që me të t’u flas robërve të All-llahut (njerëzve) kështu, kështu dhe kështu të jetë nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa.” Pastaj eci (Pejgamberi) dhe më tha: “Vërtet, ata që kanë shumë, në Ditën e Gjykimit do të kenë pak, përveç nëse thonë (veprojnë) me pasurinë kështu, kështu dhe kështu është edhe nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa, por të këtillët janë pak.” Pastaj më tha: “Qëndro në atë vend, mos lëviz askund derisa të kthehem!” Pastaj u nis nëpër errësirë të natës derisa nuk dukej, atëherë dëgjova një zë të lartë, unë u frikësova se mos e sulmoi dikush Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe dëshiroja t’i shkoj, mirëpo m’u kujtua fjala e tij “mos lëviz askund derisa të kthehem”, andaj nuk lëviza derisa erdhi. Atëherë i thashë: “Unë dëgjova një zë, nga i cili u frikësova..”. dhe ia shpjegova... ndërsa ai më tha: “A e ke dëgjuar?” I thashë: “Po.” Tha: “Ai ishte Xhibrili, më erdhi dhe më tha: “Kush vdes prej umetit tënd duke mos i shoqëruar All-llahut asgjë, do të hyjë në Xhenet.” I thashë: “A edhe nëse ka bërë prostitucion (zina) dhe nëse ka vjedhur? Tha: “Edhe nëse ka bërë prostitucion dhe nëse ka vjedhur.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sikur të kisha ar sa është Uhudi, do të gëzohesha sikur të mos kalojnë tri ditë e tek unë të mos mbetet asgjë, përveç diçka për ta paguar borxhin.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Vërtet, unë i kam parë shtatëdhjetë sofistë (të varfërit që nuk kanë pasur shtëpi, andaj kanë banuar në sofa të xhamisë gjatë kohës së alejhisselamit) asnjëri prej tyre nuk kishte gunë (mbulesë të gjatë të trupit), por vetëm ndërresë (çarçaf për mbulimin prej mesit e teposhtë) ose vetëm këmishë të thjeshtë të lidhur për qafe. Ato, disave iu arrinin deri nën gjunj, kurse disave deri në nyell të këmbëve, të cilat e mbanin me dorë nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti).”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Ndërroi jetë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse në shtëpinë (dhomën) time nuk kishte asgjë që mund të hante ai që ka mëlçi (njeri, kafshë etj.) përveç pak elb në raftin tim, e mora dhe hëngra prej tij mjaft gjatë, pastaj e mata dhe ai u harxhua.”

Gabim?
492 Muttefekun alejhi Muttefekun alejhi, nga transmetimi i Ibni Abbasit, po ashtu e transmeton Buhariu nga transmetimi i Imran ibn el-Husajnit

Transmetohet nga Ibni Abbasi dhe ‘Imran ibn el-Husajni r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kam shikuar në Xhenet dhe kam parë se shumica e xhenetlinjve janë të varfrit (e kësaj bote), dhe kam shikuar në Xhehenem dhe kam parë se shumica e tyre janë gra.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Se’id el-Makburij, nga Ebu Hurejra r.a. se ky kaloi (njëherë) pranë disa njerëzve që kishin përpara një dele të pjekur dhe e thirrën, por ai refuzoi që të hajë duke thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka shkuar nga kjo botë e nuk është ngopur me bukë të elbit.”

Gabim?

Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem deri kur ka vdekur nuk ka ngrënë asnjëherë në tavolinë, as nuk ka ngrënë bukë të situr.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se ka thënë: “Aishja r.a. i nxori e na i tregoi dy ndërresa - këmishën dhe mbulesën (e pjesës së poshtme të trupit), të cilat ishin shumë të vrazhda e të trasha dhe tha: “Në këto të dyja ka ndërruar jetë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”

Gabim?

Transmetohet nga Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. se ka thënë: “Unë jam i pari i arabëve që kam gjuajtur shtizën në rrugë të All-llahut. Kemi qenë në betejë me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe nuk kemi pasur tjetër ushqim përveç fletëve të hublës dhe semurës (dy lloje drush të shkretëtirës), saqë ndonjëri prej nesh i nxirrte jashtë (kur e kryente nevojën) sikurse i hanë delet e që nuk përzihej (nga thatësia).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O All-llahu im, bëje Ti furnizimin e familjes së Muhammedit (në ushqim).”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: “Ndërroi jetë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse mburoja e tij ishte e depozituar te një çifut për 30 sa'a elb.” (Sa’: masë peshë e njohur, 3,332 kg)

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Vërtet i kam parë shtatëdhjetë sofistë (të varfër të cilët nuk kanë pasur shtëpi andaj kanë banuar në sofa të xhamisë gjatë kohës së Pejgamberit), asnjëri prej tyre nuk kishte gunë (mantel), por vetëm ndërresë (çarçaf për mbulimin prej mesit e teposhtë), ose vetëm këmishë të thjeshtë të lidhur për qafe. Ato disave iu arrinin deri nën gjunj, kurse disave deri në zog të këmbëve, të cilat i mbanin me dorë nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti).”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Shtrati i të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka qenë prej lëkurës, i mbushur me palmë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është pasuria në shumë mall, por pasuri e mirëfilltë është pasuria e shpirtit.”

Gabim?

Transmetohet nga Hakim ibn Hizam r.a. të ketë thënë: “Kërkova nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ai më dha. Pastaj prapë i kërkova dhe ai prapë më dha. Dhe përsëri i kërkova dhe ai përsëri më dha. Pastaj më tha: “O Hakim, vërtet kjo pasuri është e këndshme (për sy) dhe e ëmbël (për zemër), andaj kush e merr me bujari do të begatohet, kurse kush e mban me kryelartësi, nuk do të begatohet. I atilli do të jetë si ai që ha e nuk ngopet. Dhe dora e epërme është më e mirë se dora e poshtme.” Hakimi thotë: “Pastaj i thashë: “Pasha Atë që të ka dërguar me të Vërtetën, unë prej askujt pas teje nuk do të pranoj asgjë deri të ndahem prej kësaj bote.” Njëherë Ebu Bekri r.a. e ftoi Hakimin për t’ia dhënë ndonjë dhuratë, por ky refuzoi të pranojë gjë prej tij. Pastaj, po ashtu, edhe Umeri r.a. e ftoi t’i jape, por ky e refuzon. Pastaj (Umeri) tha: “O muslimanë, bëhuni dëshmitarë për Hakimin se po ia ofroj të drejtën (pjesën) e tij që ia ka caktuar All-llahu në këtë plaçkë (lufte) dhe se ai (Hakimi) po e refuzon.” Hakimi prej asnjë njeriu nuk ka pranuar asgjë pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem derisa vdiq.”

Gabim?

Transmetohet nga Amr ibn Taglibi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem solli një pasuri apo robër (lufte) dhe i ndau. Disa njerëzve u dha kurse disave jo, andaj i shkoi lajmi se ata që nuk u dha u hidhëruan dhe e qortuan. (Pejgamberi u ngrit dhe pasi) E falënderoi dhe e lavdëroi All-llahun dhe tha. “Pasha All-llahun, unë i kam dhënë ndonjë njeriu kurse ndonjë e kam lënë. Atë që e kam lënë, e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë. Unë, vërtet, u kam dhënë disave, sepse kam parë në zemrat e tyre mosdurim, mospajtim dhe shqetësim, kurse i kam lënë disa njerëz që All-llahu ua ka bërë zemrat të pasura dhe të hajrit. Prej këtyre është Amr ibn Taglib.” Amr ibn Taglibi ka thënë: “Pasha All-llahun, më tepër kam dashur atë fjalë të të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem sesa pasurinë më të çmueshme.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Davudi alejhis selam nuk është ushqyer përveçse nga puna (fitimi) me dorë të vet.”

Gabim?