Nga Ebu Katade r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem qëndroi mes as’habëve dhe ka theksuar se xhihadi në rrugën e All-llahut dhe besimi në All-llahun është puna më e lavdëruar. U ngrit një njeri dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, a konsideron ti se nëse unë vritem në rrugën e All-llahut, do të më falen të gjitha mëkatet e mia?” I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Po, nëse vritesh në rrugën e All-llahut i durueshëm, i qëndrueshëm, llogarit sevapet, sulmon përpara, e nuk tërhiqesh.” Pastaj i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Si the?” Njeriu ka thënë: “A konsideron ti se nëse unë vritem në rrugën e All-llahut, do të falen të gjitha mëkatet e mia?” I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Po, nëse bëhesh luftëtar i durueshëm, që llogarit sevapet, që vetëm sulet përpara e nuk tërhiqet, përveç borxheve. Vërtet kështu më tha Xhibrili a.s.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj677 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ka thënë një njeri: “Ku do të shkoj unë nëse vritem, o i Dërguari i All-llahut?” I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Në Xhenet!” Atëherë njeriu i hodhi hurmat të cilat i kishte në duar, e pastaj shkoi në luftë derisa u vra.”
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “Erdhi një grup njerëzish te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe thanë. “Dërgoje me ne një grup njerëzish, të cilët do të na mësojnë Kur’anin dhe Sunetin. (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) u dërgoi atyre 70 ensarë, të cilët quheshin kurrâ’, e ndër ta ishte edhe daja im Harami. Ata (në Medine) lexo-nin Kur’an dhe e studionin bashkërisht, natën mësonin, kurse gjatë ditës sillnin ujë dhe e vendosnin në xhami. Ata bartnin dru, i shitnin ato, e me fitimin e tyre blenin ushqim për banorët e Suffasë dhe për të varfërit. Ata i ka dërguar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., por idhujtarët i penguan dhe i vranë para se të arrinin në vendin e caktuar. Ata kanë thënë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se jemi të kënaqur me Ty e se Ti je i kënaqur me ne. Një njeri (idhujtar) erdhi te Harami, daja i Enesit, pas shpinës së tij dhe e goditi me shtizën në shpinë dhe e shpoi. Harami atëherë tha: “Pasha All-llahun e Ka'bes, ngadhënjeva.” Në të njëjtën kohë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (shokëve të vet në Medine) u tha: “Vërtet vëllezërit tuaj vdiqën, kurse fjalët e tyre të fundit kanë qenë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se Ti je i kënaqur me ne.”
Nga Abdull-llah b. Ebi Eufa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një ditë, kur u përlesh me armikun, ka pritur deri në perëndim të diellit, pastaj është ngritur mes njerëzve dhe ka thënë: “O njerëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, por luteni All-llahun për shëndetin tuaj. Por, kur të përlesheni me armikun, atëherë bëhuni të durueshëm dhe dijeni se Xheneti është nën hijet e shpatave.” E pastaj tha: “O All-llah, zbritës i Librit, lëvizës i reve, shpartallues i partive. Shpartalloji dhe na ndihmo kundër tyre.”
Nga Ebu Hammad (Ukbe b. Amir el-Xhuhennij) r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Shumë vende do të çlirohen nga ju dhe juve ju mjafton All-llahu si ndihmës, prandaj askush nga ju mos t’i mospërfillë shtizat e tij (ushtrimet me shtiza).”
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se erdhi një arab te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, njeriu që lufton për shkak të presë luftarake, njeriu që lufton që të përmendet dhe njeriu që lufton për shkak të namit në vendin e tij,” kurse në një transmetim tjetër, “që lufton për shkak të trimërisë dhe për shkak të urrejtjes ndaj armikut,” kurse në një rivajet tjetër, “edhe njeriu që lufton nga urrejtja ndaj armikut, prandaj kush është në rrugën e Zotit?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush lufton që Fjala e All-llahut të jetë mbi çdo gjë, ai është në rrugën e All-llahut.”
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet të ketë thënë. “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Cilido njësit luftarak apo ekspeditë që lufton me armikun dhe zë peng prenë luftarake dhe paqësohet, ata kanë nxituar për dy të tretat e shpërblimit të tyre dhe cilido njësit luftarak apo ekspeditë që lufton me armikun dhe humb, atyre do t’u plotësohet shpërblimi i tyre.”
Nga Ebu Hurejra r.a. dhe nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lufta është mashtrim.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kë quani ju dëshmor?” (As’habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, kush vritet në rrugën e All-llahut, ai është dëshmor.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Atëherë vërtet do të kishte pak dëshmorë në umetin tim.” (As’habët) kanë thënë: “E kush është dëshmor, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Kush është vrarë në rrugën e All-llahut, ai është dëshmor; kush ka vdekur në rrugën e All-llahut, ai është dëshmor; kush vdes nga murtaja, ai është dëshmor; kush vdes nga barku (sëmundje interne) është dëshmor dhe kush përmbytet është dëshmor.”
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush vritet në mbrojtjen e pasurisë së tij është dëshmor.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut: ç’mendon, nëse do të vinte një njeri që të grabisë mallin tim?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Mos ia jep pasurinë tënde.” Njeriu tha: “Ç’mendon, nëse ai më sulmon fizikisht?” Tha: “Lufto me të!” Njeriu tha: “E nëse ai më vret?” Tha: “Atëherë ti je dëshmor.” Njeriu tha: “Ç’mendon nëse unë e vras atë?” Tha: “Ai është në zjarr.”
Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet të ketë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e All-llahut.” Transmetuesi thotë: “Kam thënë: “Cila robëri është më e vlefshme?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Ajo që zgjat më së shumti dhe që është më e shtrenjtë.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Robi i sinqertë në pronësi të tjetrit ka dy shpërblime.” Pasha Atë, në dorë të të cilit është shpirti i Ebu Hurejrës, sikur të mos ishte xhihadi në rrugën e All-llahut, haxhi dhe mirësia ndaj nënës sime, do të dëshiroja të vdes si rob në pronësi të tjetrit.”
Nga Ebu Katade r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush gëzohet që All-llahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t’ia zgjasë nevojtarit afatin e kthimit apo le t’ia falë borxhin.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një njeri u jepte hua njerëzve. Ai i ka thënë djaloshit të tij: “Kur t’i shkosh një nevojtari falja atij, që All-llahu neve të na falë. E kur i erdhi All-llahut (vdiq), Ai ia fali të gjitha.”
Nga Ebu Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Do të japë llogari një njeri nga popujt e kaluar, e nuk do të gjendet asnjë e mirë përveç asaj që është përzier me njerëzit dhe ka qenë i lehtë (në shitblerje dhe dhënie të borxhit) dhe i urdhëronte shërbëtorët e tij që t’i kapërcejnë ata që kanë vështirësi. All-llahu i Madhëruar për të do të thotë: “Ne jemi më të obliguar me këtë (lehtësim) ndaj tij, para-ndaj kapërcejeni atë.”
Nga Hudhejfe r.a. transmetohet se ka thënë: “Do të sjellë All-llahu i Madhëruar afër Vetes një prej robërve të Tij, të cilit i ka dhënë pasuri dhe do t’i thotë: “Ç’ke vepruar në botë?” (Hudhejfe) ka thënë: “E All-llahut nuk mund t’ia fshehin asnjë fjalë.” (en-Nisa, 42). Robi do të thotë: “Zoti im, më ke dhënë pasuri dhe unë kam bërë shitblerje me njerëzit. Karakteri im ka qenë durimi dhe lëshimi pe para borxhlinjve dhe ua kam lehtësuar gjithnjë nevojtarëve dhe gjithnjë kam lejuar ta vonojnë borxhin.” All-llahu i Madhëruar thotë: “Unë kam obligim më të madh për këtë, kapërcejeni robin Tim.” Ukbe b. Amiri dhe Ebu Mes’ud el-Ensariu r.a. thonë: “Kështu e kemi dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”
Nga Muaviu r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kujt i dëshiron All-llahu mirë, e përudhë për të kuptuar dispozitat e fikhut (sheriatojuridike).”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç për dy njerëz: njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe e ka udhëzuar që atë pasuri ta shpenzojë në rrugën e së vërtetës dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë urtësi dhe sipas urtësisë së tij gjykon dhe i mëson të tjerët.”
Nga Sehl b. Sa’di r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Aliut r.a.: “Pasha All-llahun, që All-llahu nëpërmjet teje ta udhëzojë një njeri është më mirë për ty sesa një kope e deveve më të mira.”