Nga Ebu Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka ndaluar paratë nga shitja e qenit, nga prostitucioni dhe nga falli.
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj677 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çdo piktor do të shkojë në zjarr. Çdo figure që ka punuar do t’i krijohet shpirti dhe do ta dënojë në zjarr (piktura).” Ibni Abbasi ka thënë: “Nëse këtë duhet ta bësh patjetër, atëherë puno drurin dhe figurat që nuk kanë shpirt.”
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush e trajton një figurë, në Ditën e Gjykimit do të obligohet ta frymëzojë me shpirt, por ai nuk është frymëzues i shpirtit.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Dënimi më i ashpër në Ditën e Gjykimit do të jetë për piktorët, ata që trajtojnë figura.”
Nga Ebu-l Hejjaxh Hajjan b. Husajni transmetohet të ketë thënë: “Më ka thënë mua Ali (b. Ebi Talibi) r.a.: “A nuk do të të tregoj atë që më ka treguar i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.? Ajo është të mos lë fotografi pa e asgjësuar dhe as ndonjë varr të dekoruar pa e rrafshuar”
Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e ka kurbanin e përgatitur për therje, kur të delë hëna e dhul-hixhxhes, të mos qethet, as mos t’i prejë thonjtë, derisa ta kryejë therjen (në ditën e Bajramit).”
Nga Ebu Umame Ijas b. Tha’lebete el-Harithij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e ndan një njeri musliman nga e drejta e tij me betimin e tij, vërtet All-llahu ia ka siguruar zjarrin e Xhehenemit dhe ia ka ndaluar Xhenetin.” Një njeri tha: “A është kështu edhe nëse është një gjë e vogël, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Qoftë kjo edhe sa një degë (fije) e misvakut.”
Nga Abdurrahman b. Semure r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë “Kur të betohesh gabimisht dhe sheh se betimi tjetër është më i dobishëm se ai për çka je betuar, atëherë bëj ashtu si është më mirë, pastaj kryeje kefaretin për betimin e thyer.”
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Për All-llahun, inshall-llah, vërtet nuk do të betohem shtrembër, pastaj, nëse vërej diçka më të mirë, sigurisht do të bëj kefaret për betimin tim të shtrembër, dhe do ta bëja atë që është më e dobishme.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e mundon familjen e tij për shkak të betimit të shtrembër, është mëkat më i madh ta thyejë betimin dhe ta bëjë kefaretin që i ka obliguar All-llahu.”
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka hyrë te Ummi Saibi apo tek Ummi Musejjebi dhe ka thënë: “Ç’ke ti, oj Ummi Saiba, ose oj Ummi Musejjeba, që po dridhesh?” Ajo ka thënë: “Ethet, All-llahu mos i bekoftë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos i shaj ethet, sepse ato vërtet i heqin mëkatet e bijve të Ademit siç rrësheku i farkëtarit ndryshkun e hekurit.”
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur një njeri i thotë vëllait të tij (musliman): “O i pafe (kafir)”, atëherë njëri prej atyre të dyve është i përshtatshëm për të. Nëse ai është siç i ka thënë, atëherë është në rregull, por nëse ai nuk është si është emërtuar, atëherë fjala i kthehet atij.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Janë të humbur kritikët ekstremë, kapriciozë.” Këto fjalë i ka përsëritur tri herë.
Nga Vail b. Huxhri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos (i) thoni “el-kermu” (vreshtë), por thoni: “el-inebu” dhe “el-habeletu” (rrush, hardhi rrushi, dru rrushi).”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Assesi mos t’ia përshkruajë gruaja burrit të saj gruan tjetër, hollësisht, sikur ai ta shohë atë.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur burri e thërret gruan e vet në shtratin e tij dhe ajo refuzon të shkojë, nëse ai flen i hidhëruar në të, engjëjt e mallkojnë atë tërë natën deri në agim.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. e ka ndaluar vënien e duarve në brez anash (mbi kërdhokulla) gjatë namazit.
Nga Aishja r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë. “Nuk është e preferueshme të falet namazi para ushqimit të shtruar (që sofra të presë), as nuk është e preferueshme të falet namazi duke duruar nevojën e madhe dhe të vogël.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos e dalloni natën e xhumasë me namaz prej netëve të tjera dhe mos e dalloni ditën e xhumasë me agjërim prej ditëve të tjera, përveç me agjërim edhe gjatë ditëve të tjera të cilat i agjërojnë disa nga ju.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Askush nga ju mos ta agjërojë ditën e xhumasë e të mos ia shtojë një ditë para dhe një ditë prapa.”