Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

152 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a., i cili ka thënë se i ka ardhur një njeri dhe i ka thënë: “E kam një grua, kurse nëna ime po më urdhëron që ta shkurorëzoj!? (Ebu ed-Derda) Tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Prindi është dera e mesme e Xhenetit, nëse do, lëshoje (derën), e nëse do, ruaje atë derë.”

Gabim?
359 Sahih Ebu Davudi Tirmidhiu Hadith sahih. Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu të cilët thonë se është hadith hasen sahih. Ndërkaq në transmetimin e Ebu Davudit thuhet: “të drejtën e të vjetërve tanë.”

Transmetohet nga Amr ibn Shuajbi, nga babai i tij, kurse ai nga babai i vet r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që nuk është i mëshirshëm ndaj të vegjëlve tanë dhe kush nuk ia di respektin e duhur të vjetërve tanë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e viziton një të sëmurë ose e viziton vëllanë e tij për All-llah, do të thërrasë një thirrës (engjëll) se ti je i mrekullueshëm dhe ke vepruar për mrekulli dhe se ke fituar (rezervuar) një vend në Xhenet.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Unë vërtet shoh atë që ju nuk e shihni. Qielli krikëllon dhe i takon (i ka hije) që të krikëllojë. Në të nuk ka vend në madhësi të katër gishtave e të mos ketë një engjëll me fytyrë në sexhde për All-llahun e Madhëruar. Pasha All-llahun, sikur të dinit ju çka di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë dhe as që do të dëfreheshit me gratë në shtrat, por do të dilnit në rrugë dhe do të kërkonit ndihmën e All-llahut të Madhëruar.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e lexoi: “Atë ditë ajo (Toka) i tregon lajmet e veta.” (ez-Zilzal,4), pastaj tha: “A e dini cilat janë lajmet e saj?” Thanë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha: “Lajmet e saj janë që të dëshmojë për secilin rob apo robëreshë se ç’kanë punuar në sipërfaqen e saj dhe do t’i thotë: “Ke punuar këtë dhe këtë (filan punën), në filan ditë!' Ja, pra, këto janë lajmet e saj.”

Gabim?

Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “O biri i Ademit, derisa të më thërrasësh dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vranësirat e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më shoqëruar asgjë, do të vijë unë ty me falje po aq të madhe.”

Gabim?

Transmetohet nga Abdull-llah ibn esh-Shihijr r.a. të ketë thënë: “I erdha të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ndërsa ai ishte duke u falur. Në gjoksin e tij dëgjohej një ushtimë, sikurse ushtima e kazanit kur zien nga të qarët.”

Gabim?

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos u thelloni (mos u merrni shumë) në pasuri të patundshme, që të mos dashuroheni me këtë botë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ka’b ibn Maliku r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dy ujq të uritur të cilët bien ndër dele nuk bëjnë më tepër dëm sesa lakmia e njeriut për pasuri dhe karrierë (autoritet) fesë së tij.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Umameje r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O biri i Ademit, nëse e shpenzon tepricën (e pasurisë), më mirë është për ty, kurse nëse e mban, është më keq për ty. Askush nuk të qorton nëse jeton në mënyrë modeste. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre që je i obliguar t’i furnizosh.”

Gabim?

Transmetohet nga Ubejdullah ibn Mihsan el-Ensarij el-Hatmij r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush gdhihet prej jush i sigurtë në shpirtin e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe ka ushqim për një ditë, është sikur t’i jetë dhënë krejt bota.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Muhammed Fedalete ibn Ubejd el-Ensarij r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “I lumi ai që është udhëzuar në Islam, jetesën e ka të mjaftueshme dhe është i kënaqur (me atë që ka).”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem rregullisht i ka kaluar netët i uritur (pa ngrënë), edhe familja e tij nuk kanë pasur darkë, kurse buka e tyre më së shumti ka qenë prej elbit.”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. të ketë thënë: “Kaloi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pranë varrezave në Medine, pastaj u kthye me fytyrë nga ata dhe tha: “Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju, o banorë të këtyre varrezave. All-llahu na faltë neve dhe juve. Ju jeni të parët tanë, kurse ne së shpejti pas jush.”

Gabim?

Transmetohet nga Hasan ibn Aliu r.a. se ka thënë: “Kam mbajtur në mend nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Largoju asaj që të duket e dyshimtë, ndërsa përmbaju asaj ku nuk je i dyshimtë.”

Gabim?

Transmetohet nga Seleme ibn el-Ekva r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu vazhdimisht ecën me kryelartësi derisa të shkruhet me tiranët, e pastaj e godet çka i ka goditur edhe ata.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Asnjë send nuk do të jetë më i rëndë në peshojën e besimtarit në Ditën e Gjykimit sesa karakteri i mirë. Dhe, vërtet, All-llahu e urren të pamoralshmin dhe fjalëndyrin.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhenet dhe ka thënë: “Devotshmëria ndaj All-llahut dhe karakteri i mire.” Pastaj është pyetur çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhehenem dhe ka thënë. “Goja dhe organet seksuale.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që e ka karakterin më të mirë, kurse më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirë për gratë e veta.”

Gabim?

Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet më i dashuri tek unë prej jush dhe më afër meje Ditën e Gjykimit do të jetë ai që është me moral më të lartë. Më të urryerit tek unë dhe më të largët prej meje Ditën e Gjykimit do të jenë ata që flasin shumë, ata që flasin me mendjemadhësi si dhe ata që flasin me gojën plot.” Shokët (as-habët) i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne i njohim ‘thartharët’ (që flasin shumë) dhe ‘muteshed-dikët’ (ata që imponohen), por kush janë ‘mutefejhi-kët’?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Mendjemëdhenjtë!”

Gabim?