Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

152 hadithe · Të gjithë kapitujt

Ibnu Mes’udi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A doni t’ju tregoj se kush ndalohet prej zjarrit ose kujt i është zjarri i ndaluar? Zjarri i është ndaluar atij që është njeri i afërt, i lehtë, i dashur, i sjellshëm dhe i butë.”

Gabim?

Ebu Bekerete tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush e nënçmon udhëheqjen e vet, All-llahu do ta nënçmojë atë.”

Gabim?

Irbad ibni Sarije r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na mbajti një këshillë prej së cilës u drodhën zemrat dhe lotuan sytë.” Ky hadith në tërësi është përmendur në kapitullin për ruajtjen e sunetit (me numër rendor 161).

Gabim?

Umer ibnu Hattabi r.a. thotë: “Kërkova leje prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për kryerjen e Umres (vizita e Qabes jashtë kohës së haxhxhit), më lejoi dhe më tha: “Mos na harro, o vëlla, nga lutjet e tua!” Ai e tha një fjalë e cila më gëzoi më tepër sesa të bëhej e tërë bota imja.” Në një rivajet tjetër Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shoqërona, vëlla, në lutjet e tua!”

Gabim?

Enesi r.a. thotë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Unë kam vendosur të udhëtoj, më përgatit me diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “All-llahu të përgatittë me devotshmëri (takualluk)!” Njeriu prapë tha: “Shto diçka tjetër!” Pejgamberi s.a. v.s. i tha: “Dhe t’i faltë mëkatet!” “Shto prapë!” I Dërguari i All-llahut tha: “Dhe ta lehtësoftë ty të mirën (hajrin), kudo që të jesh!”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të visheni dhe kur të merrni abdest, filloni me të djathtat tuaja.” 363

Gabim?

Nga Aishja r.anha tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur dikush prej jush fillon të hajë, le ta përmendë emrin e All-llahut të Madhëruar, por nëse harron ta përmendë në fillim të ngrënies, atëherë le të thotë: “Me emër të All-llahut në fillim dhe në mbarim të ushqimit (Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu).”

Gabim?

Nga Aishja r.anha thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një nomad dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tha shokëve të vet: “Sa i përket atij, sikur ta kishte përmendur emrin e All-llahut, do t’u kishte mjaftuar edhe juve.”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r.anhuma tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos pini përnjëherësh ashtu siç pijnë kafshët, por pini me dy ose me tre (gllënka) së bashku. Përmendni emrin e All-llahut kur të filloni dhe falënderoni All-llahun kur ta përfundoni pirjen.”

Gabim?

Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar fryerjen në ujë. Një njeri ka thënë: “Qimen të cilën e shoh në enë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Derdhe atë!” Njeriu tha: “Unë nuk ngopem me një frymëmarrje.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Largoje atëherë enën nga goja jote dhe merr frymë!”

Gabim?

Ebu Katade r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që i shërben njerëzit në pije, pi i fundit.”

Gabim?

Ebu Remthe Rifaatut-Tejmijje thotë: “Unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut të veshur me dy rroba të gjelbra.”

Gabim?

Esma binti Jezid El-Ensari r.anha thotë: “Mëngët e këmishës së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishin të gjata deri te nyjet.”

Gabim?
800 Sahih Ebu Davudi Tirmidhiu Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu me isnad të vërtetë, ndërsa Tirmidhiu thotë hadith hasen sahih

Ebu Xhurejji, Xhabir ibni Sulejmi r.a. thotë: “Kam parë një njeri, nga i cili njerëzit nuk e largonin shikimin e tyre dhe çdo gjë që ai thonte, ata e pranonin me zemër.” Pyeta: Kush është ky? Ata më thanë: “I Dërguari i All-llahut!” Unë atëherë i thashë dy herë: “Alejkes-selamu, ja Resulull-llah!” (Në ty qoftë paqja, o i Dërguari i All-llahut!), e ai më tha: “Mos thuaj: ‘Alejkes-selamu’, sepse ‘alejkes-selamu’ është përshëndetje e të vdekurve, por thuaj: ‘Es-selamu alejke.” Transmetuesi pastaj vazhdon e thotë: “Unë atëherë i thashë: “A je ti i Dërguari i All-llahut?” Ai më tha: “Unë jam i Dërguari i All-llahut, i Atij që, nëse të ndodh ndonjë fatkeqësi dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta largojë ty atë fatkeqësi, e nëse të ndodh e keqja e vitit dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta bëjë vitin të begatshëm, nëse ti gjendesh në ndonjë mal apo shkretëtirë dhe e humb kafshën tënde, nëse e thërret Atë në ndihmë, Ai do ta kthejë.” Transmetuesi tregon: “Unë pastaj i thashë: “Më obligo me diçka!” Ai më tha: “Mos e fyej askënd!”, dhe vërtet pas kësaj nuk kam fyer askë, qoftë i lirë apo rob, qoftë deve apo dele. “Mos e nënçmo asnjë të mirë, të flasësh fytyrëqeshur me vëllanë tënd, sepse edhe ajo është prej gjërave të mira. Ngreje izarin tënd deri në kërçik, e nëse këtë nuk e do, atëherë deri në zogth të këmbës. Ruhu nga veshja tejet e gjatë, sepse ajo është shenjë e mendjemadhësisë, ndërsa All-llahu nuk i do mendjemëdhenjtë. Nëse dikush të fyen dhe të turpëron me atë që e di te ti, ti mos e turpëro me atë që e di tek ai. Vërtet turpi do të bjerë mbi të.”

Gabim?

Muadh ibni Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e lë stolisjen me rroba për shkak të modestisë ndaj All-llahut, edhe pse ka mundësi për të, All-llahu do ta thërrasë Ditën e Gjykimit para të gjithë krijesave dhe do t’i ofrojë të zgjedhë çfarëdo rrobash të imanit për t’i veshur.”

Gabim?

Nga Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij, transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu dëshiron të shohë gjurmën e begative të Tij në robin e Vet.”

Gabim?

Ebu Musa El-Eshariu r.a. thotë se: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Veshja e mëndafshit dhe e arit është e ndaluar për meshkujt e umetit tim, ndërsa u lejohet femrave.”

Gabim?
816 Ebu Davudi Tirmidhiu Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët me isnad të mirë

Ebul Melihu nga babai i tij thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar përdorimin e lëkurës së luanit.

Gabim?

Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Kur shkonim tek i Dërguari i All-llahut, çdonjëri prej nesh ulej në fund, ku kishte vend.”

Gabim?

Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe ai nga gjyshi i tij, r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet që një njeri të ulet në mesin e dy personave, pa marrë lejen e tyre.”

Gabim?