Nga Ibni Abbasi r.anhuma transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Dy sy nuk do t’i përshkojë zjarri: Syri që qan nga frika prej All-llahut dhe syri që vigjëlon (nuk flen) në rrugën e All-llahut.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj152 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sadakaja më e mirë është hija e çadrës në rrugën e All-llahut, dhe huazimi i deves apo shtizës së shërbëtorit për luftë në rrugën e All-llahut.”
Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë. Kur shkonte i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në luftë thonte: “All-llahu im! Ti je forca ime dhe ndihmësi im, me Ty lëviz, me Ty arrij deri në cak dhe me Ty luftoj kundër armikut.”
Nga Ebu Jahja Hurejm b. Fatiku r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë. “Kush shpenzon nga pasuria e tij në rrugën e All-llahut, i shkruhen atij shtatëqind herë.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e pret nevojtarin apo ia heq ndonjë vështirësi, All-llahu do ta ketë në mbrojtjen e Vet atë ditë, kur nuk do të ketë mbrojtje tjetër përveç mbrojtjes së Tij.” 363
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Bota është e mallkuar dhe çdo gjë e saj është e mallkuar, përveç përmendja e All-llahut dhe asaj që shpie nga Ai dhe çka pason pas Tij, dhe njeriut të ditur dhe atij që mëson.”
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush del nga shtëpia për shkak të kërkimit të diturisë, konsiderohet se është në rrugën e All-llahut derisa nuk kthehet nga rruga.”
Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari nuk ngopet nga e mira, derisa nuk përfundon në Xhenet.”
Nga Ebu ed-Derdan r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush niset për në rrugë duke kërkuar dije, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Vërtet edhe melekët ndërpresin fluturimin e tyre (në shenjë respekti) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devotshëm është si vlera e Hënës ndaj planeteve të tjera. Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve; Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirhemë, ata vërtet kanë lënë si trashëgimi dijen, prandaj kush e merr, le ta marrë në përmasën më të madhe.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush pyetet për një dituri, e ky e fsheh, në Ditën e Gjykimit do të hidhet me litar në zjarr.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Për mua më i dashur në Ditën e Gjykimit është ai që më së shumti ka bërë salavate për mua.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “I humbur dhe i nënçmuar është ai që, kur në praninë e tij përmendet emri im, nuk thotë salavat për mua.”
Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Koprrac është çdokush tek i cili përmendem, e nuk thërret salavat për mua.”
Nga Fedale b. Ubejd r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut e ka dëgjuar një njeri që bën lutje në namazin e tij, por nuk e ka theksuar falënderimin e All-llahut, as salavatet mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e atëherë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ky u ngut.” Pastaj i tha atij apo dikujt tjetër: “Kur dikush prej jush falet (bën lutje), le të fillojë me falënderimet ndaj Krijuesit të Tij, lavdisë Atij dhe lartësisë së Tij, e pastaj le të thotë salavat mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e vetëm atëherë le të lutet për ç’të dojë.”
Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Dhikri më i vlefshëm është La ilahe il-lall-llah.”
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: Subhanall-llahi ve bihamdihi (Lavdia dhe falënderimi i qoftë All-llahut) për të mbillet një hurmë në Xhenet.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E kam takuar Ibrahimin a.s. natën e Israsë, e ai më tha: O Muhammed, komunikoji umetit tënd nga unë selam dhe lajmëroji se Xheneti është vend i mirë; ujë i ëmbël dhe i shërueshëm. Dhe lajmëroji se Xheneti është rrafshinë; fidani i Xhenetit është subhanall-llahi, uel-hamdu lil-lah, la ilahe il-lall-llah dhe All-llahu ekber.”
Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju ua preni atyre kokat?” (As-habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi s.a. v.s.) Ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur zgjohej thonte: “O All-llah, me Ty zgjohemi dhe me Ty na zë mbrëmja, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.” Kurse kur binte në gjumë thonte: “O All-llah, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Ebu Bekr es-Siddiku r.a. ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, m’i urdhëro disa fjalë që t’i shqiptoj kur të zgjohem dhe kur të flej.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: O All-llah, Krijues i qiejve dhe i tokës, njohës i fshehtësisë dhe i së njohurës, Krijues i çdo gjëje dhe Sundues i tyre, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, te Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe e idhujtarisë së tij.” (Pastaj) ka thënë (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.): “Këto fjalë thuaj sa herë të zgjohesh, të ngrysesh dhe sa herë të shtrihesh në shtrat.”