Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

152 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Asnjë nga shokët e mi të mos më tregojë asgjë për shokët e mi. Unë vërtetë dua të dal mes jush zemërpastër (të kem mendim të mirë për ju).”

Gabim?

Nga Semurete b. Xhundub r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos u mallkoni ndërmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemërimin e Tij, as me zjarrin e Tij.”

Gabim?

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është besimtar i mirëfilltë ai që e sulmon dhe ofendon tjetrin, që e mallkon tjetrin, që shprehet jomoralshëm dhe që është i paturpshëm.”

Gabim?

Nga Vathilete b. Eska r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos iu gëzo fatkeqësisë së vëllait tënd, sepse All-llahu mund ta mëshirojë atë, kurse fatkeqësinë e tij të ta caktojë ty.”

Gabim?

Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet të ketë thënë: “Kam qenë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e aty ishte edhe Mejmuneja, e madje erdhi edhe Ibni Ummi Mektumi. Kjo ka ndodhur pasi na është urdhëruar mbulesa (hixhabi).” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mbulohuni nga ai!” Ne kemi thënë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk është ai i verbër, nuk na sheh as nuk na njeh!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A jeni ju të dyja të verbta? A po e shihni ju atë?”

Gabim?

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Çdo i vdekur që vdes dhe kur vajtuesit e tij flasin: Ah mali ynë, ah zotëriu ynë,” apo të ngjashme, atëherë All-llahu i autorizon dy engjëj të cilët e godasin me grushta duke bërtitur: “I këtillë ke qenë?”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kur të shihni që dikush po shet apo po blen diçka në mesxhid, atëherë thojini atij: “All-llahu mos të dhëntë fitim në tregtinë tënde.” E kur të shihni që dikush po pyet për sendin e humbur të tij në mesxhid, atëherë thojini atij: “Mos ta ktheftë prapë All-llahu atë (send) ty.”

Gabim?

Nga Amr b. Shuajbi, e ky nga babai i tij e nga gjyshi i tij r.a., transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka ndaluar blerjen dhe shitjen në mesxhid dhe kërkimin e sendit të humbur, si dhe të recitohen në të poezi.

Gabim?

Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu e urren atë që, kur flet, e nxjerr gjuhën si lopa (kur e pështjell barin).”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ruhu nga shikimi rreth e rrotull në namaz, sepse shikimi rreth e rrotull në namaz ëshë shkatërrim (i namazit). Nëse shikimi rreth e rrotull është i domosdoshëm, atëherë le të bëhet në (namaze) nafile, kurse në (namaze) farze kurrsesi.”

Gabim?
1883 Sahih Ebu Davudi Tirmidhiu Hakimi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi. Hadithi është sahih sipas kushteve te Buhariut dhe Muslimit

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: “All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar ka thënë: “O i biri i Ademit, derisa ti më lut dhe mbështetesh dhe shpreson tek Unë, do të falë ato që rrjedhin nga ti dhe nuk do të qortoj për to. O i biri i Ademit, sikur mëkatet e tua të arrinin deri në qiell, kurse ti më drejtohesh me lutje për falje, Unë do të të falë dhe nuk do të qortoj. O i biri i Ademit, sikur t’i të ma sjellësh plot tokën me mëkate, kurse pas kësaj je takuar me Mua si besimdrejtë, e jo idhujtar i hyjnive të tjera përveç Meje, Unë ty do ta sjell plot tokën me falje.”

Gabim?