Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

403 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë atij dhe Fatimes r. anhuma si vijon: “Kur të shkoni për në shtrat, apo kur të shtriheni në shtrat, thoni tridhjetë e tri herë All-llahu ekber, tridhjetë e tri herë shubhanall-llah dhe tridhjetë e tri herë el-hamdu lil-lah.” Në një transmetim thuhet: “Subhnall-llahu ëshë tridhjetë e katër herë”, kurse sipas një transmetimi tjetër: “All-llahu ekber është tridhjetë e katër herë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjë nga ju të shkojë për në shtrat, le ta shkundë shtratin me ndonjë mjet, le ta fshijë me brendinë e izarit (material për veshje) të tij, sepse nuk është e njohur se ç’ka hyrë pas tij në shtrat e pastaj le të thotë: Me emrin Tënd, o Krijuesi im, bie në shtrat dhe ngrihem nga ai, nëse më lë (më vdes) atëherë mëshirohu, e nëse më lë në jetë, atëherë më ruaj siç i ruan robërit e Tu të mirë.”

Gabim?

Nga Aishja r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ulej në shtrat, frynte në duart e tij dhe lexonte mbi to dy muavedhetejna (Felek dhe Nas), e atëherë me duart e tij e fërkonte trupin e tij. Gjuhëtarët pohojnë se shprehja “en-nefthu” - fryerje - ka qenë pa zë.

Gabim?

Nga Bera’ b. Azibi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë mua: “Kur të nisesh për në shtratin tënd, merr abdest si për namaz, e pastaj shtriu në anën e djathtë dhe thuaj: “All-llahu im, po të dorëzohem Ty, gjendjen time po ta besoj Ty, strehohem nën mbrojtjen Tënde, me dëshirë nga Ti dhe nga frika prej Teje. Strehim dhe shpëtim nuk ka prej Teje përveç te Ti. Besoj në Librin Tënd që e ke shpallur dhe Pejgamberin Tënd që e ke dërguar. Nëse vdes, vdes i pastër. Këto fjalë le të jenë fjalët e fundit.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kërkoni mbrojtjen e All-llahut nga presionet e sprovave, nga thellësitë e fatkeqësisë, nga fati i keq dhe nga gëzimi i armikut.”

Gabim?

Nga Ebu Bekr es-Siddiku r.a. transmetohet se ai i ka thënë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Ma mëso një lutje (dua) që do ta bëj në namazin tim.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: All-llahu im, vërtet unë i kam bërë vetes shumë dhunë dhe, meqë mëkatet nuk i fal kush tjetër përveç Teje, atëherë më fal me faljen Tënde dhe më mëshiro. Vërtet Ti je falës dhe mëshirues i madh.”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pat thënë: “All-llahu im, Ty të dorëzohem, Ty të besoj, Ty të mbështetem, te Ti marr siguri, me ndihmën Tënde dhe për Ty hidhërohem dhe Ty të drejtohem për zgjedhje, prandaj më fal ç’kam vepruar më herët dhe më vonë, ç’kam fshehur dhe ç’kam komunikuar. Ti je Ai që edhe më parë edhe më vonë je Krijues, nuk ka zot tjetër përveç Teje.” Disa transmetues shtojnë: “Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutjet do të pranohen derisa njerëzit nuk nguten duke folur: “Unë lus (qysh moti) Krijuesin tim, kurse lutja nuk më pranohet.”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në situatat e vështira thonte: “Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Madhëruar. Dhe thonte: ”Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, Sunduesit të Arshit të madh, nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, krijuesit të qiejve dhe krijuesit të tokës, krijuesit të Arshit fisnik.”

Gabim?

Nga Xhabir b. Semurete r. anhuma transmetohet se ka thënë: “U ankuan banorët e Kuffes tek Umer b. el-Hattabi r.a. për Sa’din d.m.th. për Ibn Ebi Vekkasin r.a., kështu që Umeri r.a. (në vend të Sa’dit) e vendosi për mëkëmbës Ammarin. Ata u ankuan sa theksuan që ai nuk falet mirë. Ai e ftoi atë të vijë dhe i tha: “O Ebu Is’hak, këta pohojnë se ti nuk falesh mirë!” (Sa’di) tha: “Pasha All-llahun, sa më përket mua, unë me ta fali, namazin e të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nga i cili unë nuk heq dorë. Unë fal dy rekate të jacisë, në të cilët e zgjas qëndrimin në këmbë, kurse në dy të fundit e shkurtoj.“ Umeri r.a. tha: “I këtillë është mendimi për ty, o Ebu-l Is’hak!” Atëherë Umeri r.a. i dërgoi me të një apo dy njerëz në Kuffe, të cilët i pyetën banorët e Kuffes për Sa’din në çdo xhami. Të gjithë xhematlinjtë u shprehën mirë për të. Kur i deleguari i Umerit r.a. erdhi në xhaminë Beni Absi, një njeri u çua në këmbë. E quanin Usame bin Katade, por kishte ofiqin Ebu Sa’d, dhe tha: “Pasi ti na pyet për Sa’din, unë të pohoj se Sa’di e ka lënë luftimin me ushtrinë, se drejtësinë nuk e ndan drejtë dhe se aktgjykimet nuk i shqipton drejtë.” Atëherë Sa’di tha: “Sa më përket mua, unë vërtet për këtë do të bëj një lutje (nëmë) për tri gjëra: “All-llahu im, nëse ky robi yt është gënjeshtar dhe është ngritur në këmbë për t’u parë e për t’u dëgjuar, atëherë zgjatja jetën, jepi varfëri të gjatë dhe ekspozoje sprovave.” Kështu ka ndodhur, pastaj kur e pyetnin për gjendjen, thonte: “Unë jam plak i moshuar me shumë sprova, më ka zënë nëma e Sa’dit.” Abdulmelik b. Umejri rrëfen se Xhabir b. Semure i ka thënë: “Unë e kam parë pas asaj se si i kanë rënë vetullat në sy nga pleqëria e shtyrë, e kur fqinjët e takonin në rrugë, në të cilat shtrihej, ata i shmangeshin.”

Gabim?

Nga Urvete b. Zubejri transmetohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nufejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrë diçka nga toka e saj. Seidi atëherë tha: “Unë të marrë diçka nga toka e saj, pas asaj çka kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Mervani) tha: “Ç’ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Seidi) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush e merr një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, me të do të ngjeshet deri në shtatë palë tokë.” Mervani i tha atij: “Unë nuk të pyes më për sqarim pas kësaj.” Seidi atëherë tha: “All-llahu im, nëse ajo është gënjeshtare, atëherë verboja sytë dhe bëje të vdekur në tokën e saj.” Transmetuesi i këtij hadithi thotë: “Ajo nuk ka vdekur derisa nuk është verbuar dhe, derisa ecte nëpër tokën e saj, ra në një pus dhe u përmbyt në të.” 364 363

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, le të fletë mirë ose le të heshtë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Vërtet njeriu me një fjalë të folur, për të cilën ai deklarohet (pa e menduar), mund të rrëshqasë drejt zjarrit më larg se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndimit.”

Gabim?

Nga Ebu Bekri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në hutben e tij në Bajramin e Kurbanit në Minne, në Haxhin Lamtumirës, ka thënë: “Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo dita juaj, në këtë muajin tuaj dhe në këtë vendin tuaj. A po e kam përcjellur porosinë?!”

Gabim?

Nga Itban b. Maliku r.a. transmetohet se, në hadithin e tij të gjatë dhe të njohur, që është theksuar në kreun “Shpresa”, ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është ngritur të falet dhe ka thënë: “Ku është Malik b. Duhshumi?” Një njeri tha: “Ai njeri është hipokrit, që nuk e do All-llahun as të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Mos fol kështu, a nuk e ke parë që pohon publikisht se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut për shkak të All-llahut. Dhe vërtet All-llahu ia ka ndaluar zjarrin atij që thotë: ‘Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut’ vetëm për hir të All-llahut.”

Gabim?

Nga Ka’b b. Maliku r.a. transmetohet se në hadithin e tij të gjatë për rrëfimin e pendimit të tij, i cili është theksuar në kreun për “Pendimin”, ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë duke qenë ulur mes luftëtarëve në Tebuk: “Ç’ka bërë Ka’b b. Maliku?” Atëherë njëri nga Beni Seleme ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, e ka penguar guna e tij dhe shikimi në vetvete.” Pastaj Muadh b. Xhebeli r.a. i ka thënë atij: “E shëmtuar është ajo që ke thënë! Pasha All-llahun, o i Dërguari i All-llahut, ne për të dimë vetëm mirë!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e heshti këtë (dhe nuk e kundërshtoi).”

Gabim?

Nga Aishja r. anha transmetohet se një njeri kërkoi leje të hyjë te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e ky me atë rast tha: “Lejojeni atë, bashkëfis i keq është ai!”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka kaluar pranë dy varreve dhe ka thënë: “Këta dy janë në adhab (duke u dënuar). Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre), kurse në të vërtetë është mëkat i madh (tek All-llahu). Njëri prej tyre është përcjellës i fjalëve të huaja (shpifës), kurse i dyti nuk është ruajtur nga pikat e urinës.” Dijetarët kanë thënë: “Kuptimi i “Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh” d.m.th. i madh sipas tyre, dhe është thënë edhe: “e madhe është lënia e tyre.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Do të konstatoni se njerëzit janë të ndryshëm: Do t'i gjeni ata që kanë qenë të zgjedhur dhe fisnikë në xhahilijet dhe kanë mbetur të atillë, të zgjedhur, edhe në Islam dhe kanë mësuar dispozitat e fesë. Do ta gjeni llojin tjetër të njerëzve të mirë e të zgjedhur që e mërzisin fenë tonë. Më në fund, do të gjeni se njerëzit më të këqinj janë ata me dy fytyra: njërës anë i afrohen me një fytyrë, kurse tjetrës me fytyrën tjetër.”

Gabim?

Nga Ebu Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E drejta të shpie deri tek e mira, kurse e mira shpie në Xhenet. Njeriu, derisa flet të vërtetën, do të shkruhet tek All-llahu ndër të drejtët. Ndërsa gënjeshtra shpie deri në mëkate, kurse mëkatet shpien në zjarr. Njeriu, derisa gënjen, do të shkruhet tek All-llahu si gënjeshtar.”

Gabim?