16. Nahl

سورة النحل 128 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Sherif Ahmeti
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

أَتَىٰٓ أَمۡرُ ٱللَّهِ فَلَا تَسۡتَعۡجِلُوهُۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

‘Eta ‘emru Ellahi fela testa’xhiluhu subhanehu we ta’ala ‘amma jushrikune

Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij! E pastër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë).

2

يُنَزِّلُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ بِٱلرُّوحِ مِنۡ أَمۡرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦٓ أَنۡ أَنذِرُوٓاْ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱتَّقُونِ

Junezzilul-mela’ikete bir-ruhi min ‘emrihi ‘ala men jesha’u min ‘ibadihi ‘en ‘endhiru ‘ennehu la ‘ilahe ‘illa ‘ena fe ettekuni

Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t'ua tërhiqni vërejtjen (t'i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.

3

خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۚ تَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Haleka es-semawati wel-’erde bil-hekki ta’ala ‘amma jushrikune

I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.

4

خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن نُّطۡفَةٖ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٞ مُّبِينٞ

Halekal-’insane min nutfetin fe’idha huwe hasimun mubinun

E krijoi njeriun nga një pikë (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.

5

وَٱلۡأَنۡعَٰمَ خَلَقَهَاۖ لَكُمۡ فِيهَا دِفۡءٞ وَمَنَٰفِعُ وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ

Wel-’en’ame halekaha lekum fiha dif’un we menafi’u we minha te’kulune

Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.

6

وَلَكُمۡ فِيهَا جَمَالٌ حِينَ تُرِيحُونَ وَحِينَ تَسۡرَحُونَ

We lekum fiha xhemalun hine turihune we hine tesrehune

Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).

7

وَتَحۡمِلُ أَثۡقَالَكُمۡ إِلَىٰ بَلَدٖ لَّمۡ تَكُونُواْ بَٰلِغِيهِ إِلَّا بِشِقِّ ٱلۡأَنفُسِۚ إِنَّ رَبَّكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٞ

We tehmilu ‘ethkalekum ‘ila beledin lem tekunu baligihi ‘illa bishikkil-’enfusi ‘inne rebbekum lere’ufun Rehimun

Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.

8

وَٱلۡخَيۡلَ وَٱلۡبِغَالَ وَٱلۡحَمِيرَ لِتَرۡكَبُوهَا وَزِينَةٗۚ وَيَخۡلُقُ مَا لَا تَعۡلَمُونَ

Wel-hajle wel-bigale wel-hemire literkebuha we zineten we jehluku ma la ta’lemune

Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.

9

وَعَلَى ٱللَّهِ قَصۡدُ ٱلسَّبِيلِ وَمِنۡهَا جَآئِرٞۚ وَلَوۡ شَآءَ لَهَدَىٰكُمۡ أَجۡمَعِينَ

We ‘ala Ellahi kasdu es-sebili we minha xha’irun we lew sha’e lehedakum ‘exhma’ine

Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t'u kishte udhëzuar që të gjithëve.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jobesimtarët i thoshin njëri-tjetrit: Muhamedi po mendon se Kijameti është afër, prandaj largohuni prej disa punëve, e të shohim se çfarë po ngjet. Kur kaluan shumë ditë i thanë: Ne s’po shohim gjë, ku është pra, le të vijë tashti Kijameti! Si shkak i zbritjes së këtij ajeti ishte ajo bisedë e jobesimtarëve. Allahu ju thotë: Erdhi, pse ajo që është caktuar prej Zotit është e domosdoshme të ngjajë, pra është aq e padyshimtë, sikurse të kishte ardhur edhe të ishte parë me sy. Kur i shpallët ky ajet Pejgamberi a.s. thotë: “Unë u dërgova afër me Kijametin si këta të dy”, dhe i barazoi dy gishta (sahihajn). Allahu ia dërgon shpalljen atij që do, e për t’u thënë njerëzve mos u ngutni ta kërkoni Kijametin para kohe, ai do t’ju vijë, por ju ruajuni e mos bëni punë të këqija. Ai Zot që krijoi qiej e tokë aq të përsosura, është i Plotfuqishëm, e s’ka nevojë për zota të tjerë që ia mendojnë. Është çudi e madhe pse njeriu nuk mendon për zanafillën e vet nga ajo pikëz e ujit të dobët, po i rritet mendja dhe kundërshton atë Zot, që vetëm Ai ka ditur dhe ka mundur ta krijojë.
10

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗۖ لَّكُم مِّنۡهُ شَرَابٞ وَمِنۡهُ شَجَرٞ فِيهِ تُسِيمُونَ

Huwel-ledhi ‘enzele mine es-sema’i ma’en lekum minhu sherabun we minhu shexherun fihi tusimune

Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë).

11

يُنۢبِتُ لَكُم بِهِ ٱلزَّرۡعَ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلنَّخِيلَ وَٱلۡأَعۡنَٰبَ وَمِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

Junbitu lekum bihi ez-zer’a we ez-zejtune we en-nehile wel-’a’nabe we min kulli eth-themerati ‘inne fi dhalike le’ajeten likawmin jetefekkerune

Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.

12

وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ وَٱلنُّجُومُ مُسَخَّرَٰتُۢ بِأَمۡرِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ

We sehhare lekumul-lejle we en-nehare we esh-shemse wel-kamere we en-nuxhumu musehharatun bi’emrihi ‘inne fi dhalike le’ajatin likawmin ja’kilune

Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.

13

وَمَا ذَرَأَ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهُۥٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَذَّكَّرُونَ

We ma dhere’e lekum fil-’erdi muhtelifæn ‘elwanuhu ‘inne fi dhalike le’ajeten likawmin jedhdhekkerune

Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.), ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.

14

وَهُوَ ٱلَّذِي سَخَّرَ ٱلۡبَحۡرَ لِتَأۡكُلُواْ مِنۡهُ لَحۡمٗا طَرِيّٗا وَتَسۡتَخۡرِجُواْ مِنۡهُ حِلۡيَةٗ تَلۡبَسُونَهَاۖ وَتَرَى ٱلۡفُلۡكَ مَوَاخِرَ فِيهِ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

We huwel-ledhi sehharel-behre lite’kulu minhu lehmæn terijæn we testehrixhu minhu hiljeten telbesuneha we teral-fulke mewahire fihi we litebtegu min fedlihi we le’allekum teshkurune

Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).

15

وَأَلۡقَىٰ فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِكُمۡ وَأَنۡهَٰرٗا وَسُبُلٗا لَّعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ

We ‘elka fil-’erdi rewasije ‘en temide bikum we ‘enharæn we subulæn lle’allekum tehtedune

Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.

16

وَعَلَٰمَٰتٖۚ وَبِٱلنَّجۡمِ هُمۡ يَهۡتَدُونَ

We ‘alamatin we bin-nexhmi hum jehtedune

Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.

17

أَفَمَن يَخۡلُقُ كَمَن لَّا يَخۡلُقُۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

‘Efemen jehluku kemen la jehluku ‘efela tedhekkerune

Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?

18

وَإِن تَعُدُّواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ لَا تُحۡصُوهَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ

We ‘in ta’uddu ni’metel-lahi la tuhsuha ‘innall-llahe legafurun Rehimun

Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.

19

وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ

Wel-lahu ja’lemu ma tusirrune we ma tu’linune

All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.

20

وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَخۡلُقُونَ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ

Wel-ledhine jed’une min duni Ellahi la jehlukune shej’æn we hum juhlekune

Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.

21

أَمۡوَٰتٌ غَيۡرُ أَحۡيَآءٖۖ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ

‘Emwatun gajru ‘ehja’in we ma jesh’urune ‘ejjane jub’athune

Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Megjithëse çështjet e fenomeneve natyrore siç janë shiu etj., i takojnë një studimi të
22

إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۚ فَٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ قُلُوبُهُم مُّنكِرَةٞ وَهُم مُّسۡتَكۡبِرُونَ

‘Ilehukum ‘ilehun wahidun fe-el-ledhine la ju’uminune bil-’ahireti kulubuhum munkiretun we hum mustekbirune

Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, e ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.

23

لَا جَرَمَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡتَكۡبِرِينَ

La xhereme ‘ennel-lahe ja’lemu ma jusirrune we ma ju’linune ‘innehu la juhibbul-mustekbirine

Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.

24

وَإِذَا قِيلَ لَهُم مَّاذَآ أَنزَلَ رَبُّكُمۡ قَالُوٓاْ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

We ‘idha kile lehum madha ‘enzele rebbukum kalu ‘esatirul-’ewweline

"Kur atyre u thuhet (mohuesve): "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?", ata thonë: "Mite të popujve të hershëm!

25

لِيَحۡمِلُوٓاْ أَوۡزَارَهُمۡ كَامِلَةٗ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَمِنۡ أَوۡزَارِ ٱلَّذِينَ يُضِلُّونَهُم بِغَيۡرِ عِلۡمٍۗ أَلَا سَآءَ مَا يَزِرُونَ

Lijehmilu ‘ewzarehum kamileten jewmel-kijameti we min ‘ewzaril-ledhine judillunehum bigajri ‘ilmin ‘ela sa’e ma jezirune

(E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.

26

قَدۡ مَكَرَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَأَتَى ٱللَّهُ بُنۡيَٰنَهُم مِّنَ ٱلۡقَوَاعِدِ فَخَرَّ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّقۡفُ مِن فَوۡقِهِمۡ وَأَتَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ

Kad mekerel-ledhine min kablihim fe’etallahu bunjanehum minel-kawa’idi feharre ‘alejhimu es-sekfu min fewkihim we ‘etahumul-’adhabu min hejthu la jesh’urune

Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.

27

ثُمَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يُخۡزِيهِمۡ وَيَقُولُ أَيۡنَ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تُشَٰٓقُّونَ فِيهِمۡۚ قَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ إِنَّ ٱلۡخِزۡيَ ٱلۡيَوۡمَ وَٱلسُّوٓءَ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ

Thumme jewmel-kijameti juhzihim we jekulu ‘ejne shureka’ijel-ledhine kuntum tushakkune fihim kalel-ledhine ‘utul-’ilme ‘innel-hizjel-jewme we es-su’e ‘alel-kafirine

Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët".

28

ٱلَّذِينَ تَتَوَفَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ ظَالِمِيٓ أَنفُسِهِمۡۖ فَأَلۡقَوُاْ ٱلسَّلَمَ مَا كُنَّا نَعۡمَلُ مِن سُوٓءِۭۚ بَلَىٰٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

el-Ledhine teteweffahumul-mela’iketu dhalimi ‘enfusihim fe’elkaw es-seleme ma kunna na’melu min su’in bela ‘innall-llahe ‘alimun bima kuntum ta’melune

"Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigjja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.

29

فَٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَلَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ

Fadhulu ‘ebwabe xhehenneme halidine fiha felebi’se methwal-mutekebbirine

"Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Të gjitha lutjet, të gjitha adhurimet dhe të gjitha flijimet, të cilat i shprehen dikujt në emër të ndonjë madhërie e shenjtërie, pos Allahut, ato shkojnë huq, por ata që nuk besojnë botën tjetër, e mbajnë veten lart, nuk duan të pranojnë Zotin para të cilit do të përgjigjen. Mendjelartit nuk duan ta pranojnë Kuranin shpallje, që i erdhi Muhamedit
30

۞ وَقِيلَ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ مَاذَآ أَنزَلَ رَبُّكُمۡۚ قَالُواْ خَيۡرٗاۗ لِّلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٞۚ وَلَدَارُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞۚ وَلَنِعۡمَ دَارُ ٱلۡمُتَّقِينَ

We kile lilledhine ettekaw madha ‘enzele rebbukum kalu hajræn lilledhine ‘ehsenu fi hedhihi ed-dunja hesenetun we ledarul-’ahireti hajrun we leni’me darul-muttekine

"Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.

31

جَنَّٰتُ عَدۡنٖ يَدۡخُلُونَهَا تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ لَهُمۡ فِيهَا مَا يَشَآءُونَۚ كَذَٰلِكَ يَجۡزِي ٱللَّهُ ٱلۡمُتَّقِينَ

Xhennatu ‘adnin jedhuluneha texhri min tehtihal-’enharu lehum fiha ma jesha’une kedhalike jexhzi Ellahul-muttekine

Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.

32

ٱلَّذِينَ تَتَوَفَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ طَيِّبِينَ يَقُولُونَ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمُ ٱدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

el-Ledhine teteweffahumul-mela’iketu tejjibine jekulune selamun ‘alejkumu edhulul-xhennete bima kuntum ta’melune

"Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat.

33

هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن تَأۡتِيَهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَوۡ يَأۡتِيَ أَمۡرُ رَبِّكَۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ ٱللَّهُ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

Hel jendhurune ‘illa ‘en te’tijehumul-mela’iketu ‘ew je’tije ‘emru rabbike kedhalike fe’alel-ledhine min kablihim we ma dhelemehumu Ellahu we lekin kanu ‘enfusehum jedhlimune

A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t'u vijnë engjëjt (e t'ua marrin shpirtin) ose t'u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejt.

34

فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا عَمِلُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Fe’esabehum sejji’atu ma ‘amilu we haka bihim ma kanu bihi jestehzi’un

Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.

35

وَقَالَ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ لَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا عَبَدۡنَا مِن دُونِهِۦ مِن شَيۡءٖ نَّحۡنُ وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمۡنَا مِن دُونِهِۦ مِن شَيۡءٖۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ فَهَلۡ عَلَى ٱلرُّسُلِ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

We kalel-ledhine ‘eshreku lew sha’el-lahu ma ‘abedna min dunihi min shej’in nehnu we la ‘aba’uuna we la herremna min dunihi min shej’in kedhalike fe’alel-ledhine min kablihim fehel ‘ala er-rusuli ‘illal-belagul-mubinu

Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t'i njoftojnë qartazi?

36

وَلَقَدۡ بَعَثۡنَا فِي كُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱجۡتَنِبُواْ ٱلطَّٰغُوتَۖ فَمِنۡهُم مَّنۡ هَدَى ٱللَّهُ وَمِنۡهُم مَّنۡ حَقَّتۡ عَلَيۡهِ ٱلضَّلَٰلَةُۚ فَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ

We lekad be’athna fi kulli ‘ummetin resulæn ‘eni eu’budu Ellahe we exhtenibut-tagute feminhum men hedallahu we minhum men hekkat ‘alejhi ed-delaletu fesiru fil-’erdi fandhuru kejfe kane ‘akibetul-mukedhdhibine

"Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?

37

إِن تَحۡرِصۡ عَلَىٰ هُدَىٰهُمۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَن يُضِلُّۖ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ

‘In tehris ‘ala hudahum fe’innall-llahe la jehdi men judillu we ma lehum min nasirine

Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.

38

وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَا يَبۡعَثُ ٱللَّهُ مَن يَمُوتُۚ بَلَىٰ وَعۡدًا عَلَيۡهِ حَقّٗا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ

We ‘eksemu billahi xhehde ‘ejmanihim la jeb’athu Ellahu men jemutu bela wa’dæn ‘alejhi hekkæn we lekinne ‘ekthere en-nasi la ja’lemune

"Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.

39

لِيُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِي يَخۡتَلِفُونَ فِيهِ وَلِيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰذِبِينَ

Lijubejjine lehumul-ledhi jehtelifune fihi we lija’lemel-ledhine keferu ‘ennehum kanu kadhibine

I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.

40

إِنَّمَا قَوۡلُنَا لِشَيۡءٍ إِذَآ أَرَدۡنَٰهُ أَن نَّقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

‘Innema kawluna lishej’in ‘idha ‘erednahu ‘en nekule lehu kun fejekunu

Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai menjëherë bëhet.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të gjendjes së atyre, që i mohonin argumentet e Zotit, në këto ajete përshkruhet gjendja e atyre, që pranuan shpalljen, se si melaiket u marrin shpirtin, duke u garantuar shpëtim, hyrjen në xhenet, sepse sa ishin në këtë jetë bënë vepra të mira. Ndëshkimet që i goditën ata që nuk respektuan udhëzimet e Zotit, ishin meritë e tyre, e jo dhunë prej Zotit. E thënia e tyre, se sikur të dëshironte Zoti, ata nuk do të adhu - ronin idhujt, e as do të ndalonin ngrënien e disa kafshëve sikurse patën ndaluar, është thënie e pavend, pse për të mos adhuruar tjetër dhe për të mos marrë nëpër këmbë dispozitat e Zotit, Ai i dërgoi pejgamberët, të cilët u kumtuan njerëzve se çka pranon dhe çka pëlqen Zoti e çka jo, e njëkohësisht njerëzve iu mundësoi, që ata vetë të zgjedhin. Atëherë pas dërgimit të pejgamberëve dhe pas udhëzimeve të shpallura, përgjegjësia ju mbetet vetë njerëzve. Pejgamberit i thuhet, se edhe pas përpjekjeve të tua për t’i vënë njerëzit në rrugë të drejtë, disa prej tyre do të mbesin jashtë saj; këtë e ka ditur dhe e di Zoti, prandaj të mos brengoset aq shumë. Ringjallja nuk është punë e rëndë për Zotin, pse atë që e dëshiron Ai, ajo bëhet men - jëherë. Nga frika se mos po i shpëton ndonjë fjalë Pejgamberi ngutej dhe kur ia lexonte Xhibrili Kuranin, e lexonte edhe ai bashkë me të. Zoti e urdhëroi të mos ngutej, ta dëgjojë me vëmendje Xhibrilin duke ia lexuar, pse Ne do t’ia mundësojmë ta mësojë përmendësh, ta lexojë dhe Ne do t’ia sqarojmë domethënien e tij. Idhujtarëve iu thotë, se nuk është si mendoni ju, e jeni dhënë pas kënaqësive të kësaj jete dhe e keni lënë anash përgjegjësinë në jetën tjetër. Njerëzit e mirë me fytyra të gëzuara e shikojnë Zotin e vet. Ehlu Sunneti është i bindur, se Zotin do ta shohim në ahiret dhe si argument është ky ajet dhe hadithet e vërteta. Por do të ketë edhe fytyra të zymta, që presin kur po i kap e keqja. Rikujtohet edhe momenti kur afrohet shpirti të dalë, e familja kërkon shërimin e tij, ndërsa ai vetë e di se po vdes e po ndahet, dhe po shkon te Zoti i vet. Kur qëllon, që as nuk ka besuar, dhe as nuk ka adhuruar, por e ka mbajtur veten lart, i mjeri ai
41

وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مَا ظُلِمُواْ لَنُبَوِّئَنَّهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗۖ وَلَأَجۡرُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ

Wel-ledhine haxheru fi Ellahi min ba’di ma dhulimu lenubewwi’ennehum fi ed-dunja heseneten we le’exhrul-’ahireti ‘ekberu lew kanu ja’lemune

Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).

42

ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

el-Ledhine seberu we ‘ala rabbihim jetewekkelune

Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.

43

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِمۡۖ فَسۡـَٔلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلذِّكۡرِ إِن كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ

We ma ‘erselna min kablike ‘illa rixhalæn nuhi ‘ilejhim fas’elu ‘ehle edh-dhikri ‘in kuntum la ta’lemune

Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini.

44

بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلزُّبُرِۗ وَأَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلذِّكۡرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ

Bil-bejjinati we ez-zuburi we ‘enzelna ‘ilejke edh-dhikre litubejjine lilnnasi ma nuzzile ‘ilejhim we le’allehum jetefekkerune

(I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).

45

أَفَأَمِنَ ٱلَّذِينَ مَكَرُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَخۡسِفَ ٱللَّهُ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضَ أَوۡ يَأۡتِيَهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ

‘Efe’eminel-ledhine mekeru es-sejji’ati ‘en jehsifel-lahu bihimul-’erde ‘ew je’tijehumul-’adhabu min hejthu la jesh’urune

A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?

46

أَوۡ يَأۡخُذَهُمۡ فِي تَقَلُّبِهِمۡ فَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ

‘Ew je’hudhehum fi tekallubihim fema hum bimu’xhizine

Ose t'i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj.

47

أَوۡ يَأۡخُذَهُمۡ عَلَىٰ تَخَوُّفٖ فَإِنَّ رَبَّكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٌ

‘Ew je’hudhehum ‘ala tehawwufin fe’inne rebbekum lere’ufun Rehimun

Ose do t'i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s'ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin).

48

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَىٰ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ يَتَفَيَّؤُاْ ظِلَٰلُهُۥ عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَٱلشَّمَآئِلِ سُجَّدٗا لِّلَّهِ وَهُمۡ دَٰخِرُونَ

‘Ewelem jerew ‘ila ma halekal-lahu min shej’in jetefejje’u dhilaluhu ‘anil-jemini we esh-shema’ili suxhxhedæn lillahi we hum dahirune

A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).

49

وَلِلَّهِۤ يَسۡجُدُۤ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن دَآبَّةٖ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَهُمۡ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ

We lillehi jesxhudu ma fi es-semawati we ma fil-’erdi min dabbetin wel-mela’iketu we hum la jestekbirune

Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.

50

يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ وَيَفۡعَلُونَ مَا يُؤۡمَرُونَ۩

Jehafune rebbehum min fewkihim we jef’alune ma ju’umerune

I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ai grup i vogël i muslimanëve në Meke u torturua dhe u mundua, saqë dy herë u detyruan të ikin e të shkojnë disa prej tyre në Habeshe (Abisini-Etiopi), por madhëria e Zotit u mundësoi më vonë vendosje të mirë e të sigurt në Medinë. Prandaj mundimet e tyre i shpërbleu edhe në dynja, vetëm se shpërblimet në jetën tjetër do të jenë shumë më të mira dhe të përjetshme. Sabri dhe mbështetja në Zotin gjithnjë përfundon me suskes. Për çështjet që nuk i njeh njeriu duhet të pyesi ata që i dinë ato, duhen pyetur dijetarët se çka ka thënë Zoti ose Pejgamberi a.s. përkitazi me ndonjë çështje. Burimi i çështjeve fetare është prej Zotit dhe prej Pejgamberit a.s., e nuk duhet të bazohemi e as të mbështetemi në atë, se çka thotë nga vetvetja dijetari. Mbështetja në thëniet ose në qëndrimet e kujtdo qoftë, përveç Zotit e Pejgamberit a.s. është taklid-imitim, e imitimi nuk është i lejuar. Imitimi i verbër i thënieve e sjelljeve të ndonjë personi kushdo qoftë, e pa u bazuar në argumente është shkak i besimeve të kota, është devijim i principeve fetare dhe është degjenerim i një mase të mashtruar. Kur thotë Zoti, se edhe para teje, para Muhamedit a.s. kemi dërguar njerëz, u thotë jobesimtarëve, urdhëroni dhe pyetni për këtë ata që e dinë Tevratin ose Inxhilin, pra urdhëroni e shikoni, se çka ka thënë Zoti në to. Zoti është Mëshirues, nuk i kap me dënim menjëherë kundërshtarët, iu jep afat të përmirësohen, e nëse nuk duan Ai i ka në Dorë, i dënon kur të dojë.
51

۞ وَقَالَ ٱللَّهُ لَا تَتَّخِذُوٓاْ إِلَٰهَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَإِيَّٰيَ فَٱرۡهَبُونِ

We kalel-lahu la tettehidhu ‘ilehejni ethnejni ‘innema huwe ‘ilehun wahidun fe’ijaje farhebuni

E, All-llahu tha: "Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë".

52

وَلَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَهُ ٱلدِّينُ وَاصِبًاۚ أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَتَّقُونَ

We lehu ma fi es-semawati wel-’erdi we lehu ed-dinu we esibæn ‘efegajrel-lahi tettekune

Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?

53

وَمَا بِكُم مِّن نِّعۡمَةٖ فَمِنَ ٱللَّهِۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فَإِلَيۡهِ تَجۡـَٔرُونَ

We ma bikum min ni’metin feminel-lahi thumme ‘idha messekumu ed-durru fe’ilejhi texh’erune

Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje).

54

ثُمَّ إِذَا كَشَفَ ٱلضُّرَّ عَنكُمۡ إِذَا فَرِيقٞ مِّنكُم بِرَبِّهِمۡ يُشۡرِكُونَ

Thumme ‘idha keshefe ed-durre ‘ankum ‘idha ferikun minkum birebbihim jushrikune

Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.

55

لِيَكۡفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡۚ فَتَمَتَّعُواْ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ

Lijekfuru bima ‘atejnahum fetemetta’u fesewfe ta’lemune

(I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne ua dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin).

56

وَيَجۡعَلُونَ لِمَا لَا يَعۡلَمُونَ نَصِيبٗا مِّمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡۗ تَٱللَّهِ لَتُسۡـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمۡ تَفۡتَرُونَ

We jexh’alune lima la ja’lemune nesibæn mimma rezeknahum te-ellahi letus’elunne ‘amma kuntum tefterune

E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit.

57

وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ ٱلۡبَنَٰتِ سُبۡحَٰنَهُۥ وَلَهُم مَّا يَشۡتَهُونَ

We jexh’alune lillahil-benati subhanehu we lehum ma jeshtehune

Ata i përshkruajnë All-llahut vajza. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë).

58

وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِٱلۡأُنثَىٰ ظَلَّ وَجۡهُهُۥ مُسۡوَدّٗا وَهُوَ كَظِيمٞ

We ‘idha bushshire ‘eheduhum bil-’untha dhelle wexhhuhu musweddæn we huwe kedhimun

Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef.

59

يَتَوَٰرَىٰ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ مِن سُوٓءِ مَا بُشِّرَ بِهِۦٓۚ أَيُمۡسِكُهُۥ عَلَىٰ هُونٍ أَمۡ يَدُسُّهُۥ فِي ٱلتُّرَابِۗ أَلَا سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ

Jetewara minel-kawmi min su’i ma bushshire bihi ‘ejumsikuhu ‘ala hunin ‘em jedussuhu fit-turabi ‘ela sa’e ma jehkumune

Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.

60

لِلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ مَثَلُ ٱلسَّوۡءِۖ وَلِلَّهِ ٱلۡمَثَلُ ٱلۡأَعۡلَىٰۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Lilledhine la ju’uminune bil-’ahireti methelu es-sew’i we lillehil-methelul-’a’la we huwel-’azizul-hekimu

Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.

61

وَلَوۡ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِظُلۡمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيۡهَا مِن دَآبَّةٖ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ

We lew ju’uahidhu Ellahu en-nase bidhulmihim ma tereke ‘alejha min dabbetin we lekin ju’uehhiruhum ‘ila ‘exhelin musemmen fe’idha xha’e ‘exheluhum la jeste’hirune sa’aten we la jestekdimune

Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.

62

وَيَجۡعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكۡرَهُونَۚ وَتَصِفُ أَلۡسِنَتُهُمُ ٱلۡكَذِبَ أَنَّ لَهُمُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ لَا جَرَمَ أَنَّ لَهُمُ ٱلنَّارَ وَأَنَّهُم مُّفۡرَطُونَ

We jexh’alune lillahi ma jekrehune we tesifu ‘elsinetuhumul-kedhibe ‘enne lehumul-husna la xhereme ‘enne lehumu en-nare we ‘ennehum mufretune

E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t'u takojë më e mira (xhenneti), s'ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.

63

تَٱللَّهِ لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٖ مِّن قَبۡلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ ٱلۡيَوۡمَ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

te-Ellahi lekad ‘erselna ‘ila ‘umemin min kablike fezejjene lehumu esh-shejtanu ‘a’malehum fehuwe welijuhumul-jewme we lehum ‘adhabun ‘elimun

Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.

64

وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ إِلَّا لِتُبَيِّنَ لَهُمُ ٱلَّذِي ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

We ma ‘enzelna ‘alejkel-kitabe ‘illa litubejjine lehumul-ledhi ehtelefu fihi we huden we rehmeten likawmin ju’uminune

Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti është Një, edhe adhurimi duhet t’ia drejtojmë vetëmAtij, pse s’ka fe tjetër vetëm atë që Ai e shpalli, pse s’ka sundues të qiejve e të tokës përpos Tij, pra atë duhet ta respektojmë, e jo tjetër. Të gjitha të mirat që keni, i keni prej Zotit, këtë e dëshmoni edhe ju, pse kur keni ndonjë telash i drejtoheni Atij dhe me britmë të madhe kërkoni ndihmën e Tij. Mirëpo posa çliroheni disa prej jush bëhen përbuzës ndaj të mirave të Zotit, sepse i përshkruajnë shok. Madje atyre, idhujve që nuk dinë asgjë, sepse janë trupa të ngurtë iu ofrojnë flijime, e për këtë patjetër do të përgjigjen. Në kohën e xhahilijetit arabët i urrenin vajzat që ju lindnin, e ndienin veten fatzinj kur i lindte vajzë dhe hamendeshin: ta linin të gjallë apo ta varrosnin për së gjalli, e megjithatë për melaiket thoshin se janë vajzat e Zotit. Allahu është i pa të meta, Ai nuk ndien nevojë për fëmijë, të metat janë të atyre që shpifin gënjeshtra. I lavdëruar qoftë Zoti, që nuk ndërmerr menjëherë masa ndëshkuese kundër zullumqarëve, përndryshe nuk do të mbetej kush i gjallë mbi tokë, por derisa Ai është Fuqiplotë i Pavarur atë masë ndëshkuese e merr kur të dojë, prandaj ka caktuar afatin prej të cilit nuk mund të iket. Punët e këqija ua ka paraqitur si të mira shejtani edhe popujve të tjerë, e Zoti e dërgoi Muhamedin a.s., që t’u sqarojë njerëzve çështjet për të cilat ziheshin mes vete dhe t’i kënaq e t’i mëshirojë ata që ndjekin rrugën e drejtë.
65

وَٱللَّهُ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَسۡمَعُونَ

Wel-lahu ‘enzele mine es-sema’i ma’en fe’ehja bihil-’erde ba’de mewtiha ‘inne fi dhalike le’ajeten likawmin jesma’une

All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).

66

وَإِنَّ لَكُمۡ فِي ٱلۡأَنۡعَٰمِ لَعِبۡرَةٗۖ نُّسۡقِيكُم مِّمَّا فِي بُطُونِهِۦ مِنۢ بَيۡنِ فَرۡثٖ وَدَمٖ لَّبَنًا خَالِصٗا سَآئِغٗا لِّلشَّٰرِبِينَ

We ‘inne lekum fil-’en’am la’ibreten nuskikum mimma fi butunihi min bejni ferthin we demin lebenæn halisæn sa’igæn lilshsharibine

Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.

67

وَمِن ثَمَرَٰتِ ٱلنَّخِيلِ وَٱلۡأَعۡنَٰبِ تَتَّخِذُونَ مِنۡهُ سَكَرٗا وَرِزۡقًا حَسَنًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ

We min themerati en-nehili wel-’a’nabi tettehidhune minhu sekeræn we rizkæn hesenæn ‘inne fi dhalike le’ajeten likawmin ja’kilune

Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.

68

وَأَوۡحَىٰ رَبُّكَ إِلَى ٱلنَّحۡلِ أَنِ ٱتَّخِذِي مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتٗا وَمِنَ ٱلشَّجَرِ وَمِمَّا يَعۡرِشُونَ

We ‘ewha rebbuke ‘ila en-nehli ‘eni ettehidhi minel-xhibali bujutæn we mine esh-shexheri we mimma ja’rishune

Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë".

69

ثُمَّ كُلِي مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ فَٱسۡلُكِي سُبُلَ رَبِّكِ ذُلُلٗاۚ يَخۡرُجُ مِنۢ بُطُونِهَا شَرَابٞ مُّخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهُۥ فِيهِ شِفَآءٞ لِّلنَّاسِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

Thumme kuli min kulli eth-themerati fasluki subule rabbiki dhululæn jehruxhu min butuniha sherabun muhtelifun ‘elwanuhu fihi shifa’un lilnnasi ‘inne fi dhalike le’ajeten likawmin jetefekkerune

Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.

70

وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ ثُمَّ يَتَوَفَّىٰكُمۡۚ وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَىٰٓ أَرۡذَلِ ٱلۡعُمُرِ لِكَيۡ لَا يَعۡلَمَ بَعۡدَ عِلۡمٖ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٞ قَدِيرٞ

Wel-lahu halekakum thumme jeteweffakum we minkum men jureddu ‘ila ‘erdhelil-’umuri likej la ja’leme ba’de ‘ilmin shej’æn ‘innall-llahe ‘alimun kadirun

All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi.

71

وَٱللَّهُ فَضَّلَ بَعۡضَكُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ فِي ٱلرِّزۡقِۚ فَمَا ٱلَّذِينَ فُضِّلُواْ بِرَآدِّي رِزۡقِهِمۡ عَلَىٰ مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ فَهُمۡ فِيهِ سَوَآءٌۚ أَفَبِنِعۡمَةِ ٱللَّهِ يَجۡحَدُونَ

Wel-lahu feddele ba’dekum ‘ala ba’din fi er-rizki femal-ledhine fuddilu biraddi rizkihim ‘ala ma meleket ‘ejmanuhum fehum fihi sewa’un ‘efebini’meti Ellahi jexhhedune

All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), a mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?

72

وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُم بَنِينَ وَحَفَدَةٗ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِۚ أَفَبِٱلۡبَٰطِلِ يُؤۡمِنُونَ وَبِنِعۡمَتِ ٱللَّهِ هُمۡ يَكۡفُرُونَ

Wel-lahu xhe’ale lekum min ‘enfusikum ‘ezwaxhæn we xhe’ale lekum min ‘ezwaxhikum benine we hefedeten we rezekakum minet-tejjibati ‘efebialbatili ju’uminune we bini’meti Ellahi hum jekfurune

All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?

73

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَمۡلِكُ لَهُمۡ رِزۡقٗا مِّنَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ شَيۡـٔٗا وَلَا يَسۡتَطِيعُونَ

We ja’budune min duni Ellahi ma la jemliku lehum rizkæn mine es-semawati wel-’erdi shej’æn we la jesteti’une

Dhe pos All-llahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje t'u sjellin asnjë furnizim as nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi?

74

فَلَا تَضۡرِبُواْ لِلَّهِ ٱلۡأَمۡثَالَۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ

Fela tedribu lillahil-’emthale ‘innall-llahe ja’lemu we ‘entum la ta’lemune

Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Fuqia e pakufishme e Zotit, e cila do t’i ringjallë njerëzit pas Kijametit, mund të vërtetohet edhe përmes shembujve praktikë, siç është ngjallja e bimëve në tokë pas shiut. Madje edhe në përsosmërinë e krijimit të organeve të kafshëve, siç është rasti me qumështin, i cili formohet mes ushqimit të tretur në lukth dhe të gjakut, por ekziston një cipë e hollë mes tyre, saqë nuk lejon depërtimin e ngjyrës, as të shijes, e as të erës prej njërës në tjetrën. Kështu ka mundur ta krijojë vetëm urtësia e pakufishme e Zotit. Përmenden edhe llojet e pijeve e ushqimeve, që përfitohen prej hurmave dhe prej
75

۞ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا عَبۡدٗا مَّمۡلُوكٗا لَّا يَقۡدِرُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَمَن رَّزَقۡنَٰهُ مِنَّا رِزۡقًا حَسَنٗا فَهُوَ يُنفِقُ مِنۡهُ سِرّٗا وَجَهۡرًاۖ هَلۡ يَسۡتَوُۥنَۚ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Derebel-lahu methelæn ‘abdæn memlukæn la jekdiru ‘ala shej’in we men rezeknahu minna rizkæn hesenæn fehuwe junfiku minhu sirræn we xhehræn hel jestewunel-hemdu lillahi bel ‘ektheruhum la ja’lemune

All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderuar qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.

76

وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا رَّجُلَيۡنِ أَحَدُهُمَآ أَبۡكَمُ لَا يَقۡدِرُ عَلَىٰ شَيۡءٖ وَهُوَ كَلٌّ عَلَىٰ مَوۡلَىٰهُ أَيۡنَمَا يُوَجِّههُّ لَا يَأۡتِ بِخَيۡرٍ هَلۡ يَسۡتَوِي هُوَ وَمَن يَأۡمُرُ بِٱلۡعَدۡلِ وَهُوَ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

We derebel-lahu methelæn rexhulejni ‘eheduhuma ‘ebkemu la jekdiru ‘ala shej’in we huwe kellun ‘ala mewlahu ‘ejnema juwexhxhhhhu la je’ti bihajrin hel jestewi huwe we men je’muru bil-’adli we huwe ‘ala siratin mustekimin

All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?

77

وَلِلَّهِ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَآ أَمۡرُ ٱلسَّاعَةِ إِلَّا كَلَمۡحِ ٱلۡبَصَرِ أَوۡ هُوَ أَقۡرَبُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

We lillehi gajbu es-semawati wel-’erdi we ma ‘emru es-sa’ati ‘illa kelemhil-beseri ‘ew huwe ‘ekrebu ‘innall-llahe ‘ala kulli shej’in kadirun

Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.

78

وَٱللَّهُ أَخۡرَجَكُم مِّنۢ بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ شَيۡـٔٗا وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَٱلۡأَفۡـِٔدَةَ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Wel-lahu ‘ehrexhekum min butuni ‘ummehatikum la ta’lemune shej’æn we xhe’ale lekumu es-sem’a wel-’ebsare wel-’ef’idete le’allekum teshkurune

All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.

79

أَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلطَّيۡرِ مُسَخَّرَٰتٖ فِي جَوِّ ٱلسَّمَآءِ مَا يُمۡسِكُهُنَّ إِلَّا ٱللَّهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

‘Elem jerew ‘ilat-tejri musehharatin fi xhewwi es-sema’i ma jumsikuhunne ‘illallahu ‘inne fi dhalike le’ajatin likawmin ju’uminune

A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç All-llahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.

80

وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّنۢ بُيُوتِكُمۡ سَكَنٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّن جُلُودِ ٱلۡأَنۡعَٰمِ بُيُوتٗا تَسۡتَخِفُّونَهَا يَوۡمَ ظَعۡنِكُمۡ وَيَوۡمَ إِقَامَتِكُمۡ وَمِنۡ أَصۡوَافِهَا وَأَوۡبَارِهَا وَأَشۡعَارِهَآ أَثَٰثٗا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٖ

Wel-lahu xhe’ale lekum min bujutikum sekenæn we xhe’ale lekum min xhuludil-’en’ami bujutæn testehiffuneha jewme dha’nikum we jewme ‘ikametikum we min ‘eswafiha we ‘ewbariha we ‘esh’ariha ‘ethathæn we meta’æn ‘ila hinin

All-llahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t'i shfrytëzoni për një kohë.

81

وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّمَّا خَلَقَ ظِلَٰلٗا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡجِبَالِ أَكۡنَٰنٗا وَجَعَلَ لَكُمۡ سَرَٰبِيلَ تَقِيكُمُ ٱلۡحَرَّ وَسَرَٰبِيلَ تَقِيكُم بَأۡسَكُمۡۚ كَذَٰلِكَ يُتِمُّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡلِمُونَ

Wel-lahu xhe’ale lekum mimma haleka dhilalæn we xhe’ale lekum minel-xhibali ‘eknanæn we xhe’ale lekum serabile tekikumul-herre we serabile tekikum be’sekum kedhalike jutimmu ni’metehu ‘alejkum le’allekum tuslimune

All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).

82

فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّمَا عَلَيۡكَ ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

Fe’in tewellew fe’innema ‘alejkel-belagul-mubinu

Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë.

83

يَعۡرِفُونَ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ ثُمَّ يُنكِرُونَهَا وَأَكۡثَرُهُمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ

Ja’rifune ni’metel-lahi thumme junkiruneha we ‘ektheruhumul-kafirune

Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.

84

وَيَوۡمَ نَبۡعَثُ مِن كُلِّ أُمَّةٖ شَهِيدٗا ثُمَّ لَا يُؤۡذَنُ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ وَلَا هُمۡ يُسۡتَعۡتَبُونَ

We jewme neb’athu min kulli ‘ummetin shehidæn thumme la ju’udhenu lilledhine keferu we la hum justa’tebune

E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kërkohet prej tyre (të arsyetohen).

85

وَإِذَا رَءَا ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلۡعَذَابَ فَلَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ

We ‘idha re’al-ledhine dhelemul-’adhabe fela juhaffefu ‘anhum we la hum jundherune

Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t'u lehtësohet, as nuk do t'u jepet afat.

86

وَإِذَا رَءَا ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ شُرَكَآءَهُمۡ قَالُواْ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ شُرَكَآؤُنَا ٱلَّذِينَ كُنَّا نَدۡعُواْ مِن دُونِكَۖ فَأَلۡقَوۡاْ إِلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلَ إِنَّكُمۡ لَكَٰذِبُونَ

We ‘idha re’al-ledhine ‘eshreku shureka’ehum kalu rebbena ha’uula’ shureka’uunal-ledhine kunna ned’u min dunike fe’elkaw ‘ilejhimul-kawle ‘innekum lekadhibune

Ata që ishin idhujtarë kur do t'i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: "O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni rrenacakë!"

87

وَأَلۡقَوۡاْ إِلَى ٱللَّهِ يَوۡمَئِذٍ ٱلسَّلَمَۖ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

We ‘elkaw ‘ila Ellahi jewme’idhin es-seleme we delle ‘anhum ma kanu jefterune

Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e ajo çka ata e trillonin u asgjësohet.

88

ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ زِدۡنَٰهُمۡ عَذَابٗا فَوۡقَ ٱلۡعَذَابِ بِمَا كَانُواْ يُفۡسِدُونَ

el-Ledhine keferu we seddu ‘an sebili Ellahi zidnahum ‘adhabæn fewkal-’adhabi bima kanu jufsidune

Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.

89

وَيَوۡمَ نَبۡعَثُ فِي كُلِّ أُمَّةٖ شَهِيدًا عَلَيۡهِم مِّنۡ أَنفُسِهِمۡۖ وَجِئۡنَا بِكَ شَهِيدًا عَلَىٰ هَٰٓؤُلَآءِۚ وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ تِبۡيَٰنٗا لِّكُلِّ شَيۡءٖ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِينَ

We jewme neb’athu fi kulli ‘ummetin shehidæn ‘alejhim min ‘enfusihim we xhi’na bike shehidæn ‘ala ha’uula’ we nezzelna ‘alejkel-kitabe tibjanæn likulli shej’in we huden we rehmeten we bushra lilmuslimine

Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.

90

۞ إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُ بِٱلۡعَدۡلِ وَٱلۡإِحۡسَٰنِ وَإِيتَآيِٕ ذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَيَنۡهَىٰ عَنِ ٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِ وَٱلۡبَغۡيِۚ يَعِظُكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ

‘Innall-llahe je’muru bil-’adli wel-’ihsani we ‘ita’i dhil-kurba we jenha ‘anil-fehsha’i wel-munkeri wel-begji ja’idhukum le’allekum tedhekkerune

All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu sjell dy shembuj: shembulli i parë ka të bëjë me Madhërinë e Zotit, që gjithçka ka në gjithësi është pronë e Tij, furnizon kë të dojë, si të dojë dhe kur të dojë, ndërsa idhujt janë robër dhe vegël e dikujt tjetër, e që nuk kanë asgjë në kompetencë. E si mashtrohen disa dhe i adhurojnë ato statuja, që puna e tyre nuk është asgjë dhe lënë anash adhurimin e Zotit? Shembulli i dytë është idhulli, që nuk ka mend, nuk flet, nuk ka gjuhë dhe nuk ka kurrfarë dobie prej tij, sa prej shurdhmemecit dhe ai që flet, urdhëron për drejtësi dhe vetë është në rrugën e ndritshme. A mund të jenë të barabartë besimtari i udhëzuar prej dritës së Zotit, me jobesimtarin, i cili duke adhuruar sende të kota ka mbetur në errësirë?
91

وَأَوۡفُواْ بِعَهۡدِ ٱللَّهِ إِذَا عَٰهَدتُّمۡ وَلَا تَنقُضُواْ ٱلۡأَيۡمَٰنَ بَعۡدَ تَوۡكِيدِهَا وَقَدۡ جَعَلۡتُمُ ٱللَّهَ عَلَيۡكُمۡ كَفِيلًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ

We ‘ewfu bi’ahdi Ellahi ‘idha ‘ahedtum we la tenkudul-’ejmane ba’de tewkidiha we kad xhe’altumu Ellahe ‘alejkum kefilæn ‘innall-llahe ja’lemu ma tef’alune

Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.

92

وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّتِي نَقَضَتۡ غَزۡلَهَا مِنۢ بَعۡدِ قُوَّةٍ أَنكَٰثٗا تَتَّخِذُونَ أَيۡمَٰنَكُمۡ دَخَلَۢا بَيۡنَكُمۡ أَن تَكُونَ أُمَّةٌ هِيَ أَرۡبَىٰ مِنۡ أُمَّةٍۚ إِنَّمَا يَبۡلُوكُمُ ٱللَّهُ بِهِۦۚ وَلَيُبَيِّنَنَّ لَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ

We la tekunu kalleti nekadet gazleha min ba’di kuwetin ‘enkathæn tettehidhune ‘ejmanekum dehalæn bejnekum ‘en tekune ‘ummetun hije ‘erba min ‘ummetin ‘innema jeblukumu Ellahu bihi we lejubejjinenne lekum jewmel-kijameti ma kuntum fihi tehtelifune

Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort, e t'i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t'ua sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.

93

وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَلَٰكِن يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَلَتُسۡـَٔلُنَّ عَمَّا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

We lew sha’el-lahu lexhe’alekum ‘ummeten wahideten we lekin judillu men jesha’u we jehdi men jesha’u we letus’elunne ‘amma kuntum ta’melune

Sikur të dëshironte All-llahu do t'ju bënte një popull (në një fe), por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.

94

وَلَا تَتَّخِذُوٓاْ أَيۡمَٰنَكُمۡ دَخَلَۢا بَيۡنَكُمۡ فَتَزِلَّ قَدَمُۢ بَعۡدَ ثُبُوتِهَا وَتَذُوقُواْ ٱلسُّوٓءَ بِمَا صَدَدتُّمۡ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَكُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

We la tettehidhu ‘ejmanekum dehalæn bejnekum fetezille kademun ba’de thubutiha we tedhuku es-su’e bima sededtum ‘an sebili Ellahi we lekum ‘adhabun ‘adhimun

Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë) për shkak se penguat (të tjerët) nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.

95

وَلَا تَشۡتَرُواْ بِعَهۡدِ ٱللَّهِ ثَمَنٗا قَلِيلًاۚ إِنَّمَا عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

We la teshteru bi’ahdi Ellahi themenæn kalilæn ‘innema ‘indel-lahi huwe hajrun lekum ‘in kuntum ta’lemune

Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.

96

مَا عِندَكُمۡ يَنفَدُ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ بَاقٖۗ وَلَنَجۡزِيَنَّ ٱلَّذِينَ صَبَرُوٓاْ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Ma ‘indekum jenfedu we ma ‘indel-lahi bakin we lenexhzijennel-ledhine seberu ‘exhrehum bi’ehseni ma kanu ja’melune

Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.

97

مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَنُحۡيِيَنَّهُۥ حَيَوٰةٗ طَيِّبَةٗۖ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Men ‘amile salihæn min dhekerin ‘ew ‘untha we huwe mu’uminun felenuhjijennehu hejæten tejjibeten we lenexhzijennehum ‘exhrehum bi’ehseni ma kanu ja’melune

Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.

98

فَإِذَا قَرَأۡتَ ٱلۡقُرۡءَانَ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ ٱلرَّجِيمِ

Fe’idha kare’tel-kur’ane fasta’idh billahi mine esh-shejtani er-rexhimi

Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.

99

إِنَّهُۥ لَيۡسَ لَهُۥ سُلۡطَٰنٌ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ

‘Innehu lejse lehu sultanun ‘alel-ledhine ‘amenu we ‘ala rabbihim jetewekkelune

Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.

100

إِنَّمَا سُلۡطَٰنُهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ يَتَوَلَّوۡنَهُۥ وَٱلَّذِينَ هُم بِهِۦ مُشۡرِكُونَ

‘Innema sultanuhu ‘alel-ledhine jetewellewnehu wel-ledhine hum bihi mushrikune

Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.

101

وَإِذَا بَدَّلۡنَآ ءَايَةٗ مَّكَانَ ءَايَةٖ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مُفۡتَرِۭۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

We ‘idha beddelna ‘ajeten mekane ‘ajetin wel-lahu ‘a’lemu bima junezzilu kalu ‘innema ‘ente mufterin bel ‘ektheruhum la ja’lemune

Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Betimet e dhëna dhe të përforcuara me emër të Allahut, nuk bën të thyhen. Disa nga fiset arabe pasi kishin lidhur besën me një fis tjetër, e thyenin atë besë kur gjenin rast të lidhnin besën me një fis tjetër më të madh e më të fortë, pra e thyenin besën e dhënë muslimanëve pse ishin më pak, kurse e lidhnin me të tjerët që ishin më shumë. Paska qenë një grua e marrë në Meke, e cila tjerrin që e kishte dredhur gjatë tërë ditës e prishte në mbrëmje. Zoti i krahason ata që e thyejnë besën me atë grua të marrë. Të humbur mbesin ata që nuk duan t’i pranojnë mësimet e Kuranit. Muslimanëve iu tërhiqet vërejtja për pasojat e thyerjes së betimit, të cilat do të ndikojnë në ftohje ndaj Islamit, nëse muslimani është i tillë, që nuk e mban besën. Pra kjo është ajo rrëshqitja në gabim. Besën e dhënë Allahut dhe të Dërguarit të Tij nuk duhet ndërruar për ndonjë fitim të kësaj bote, sepse të mirat e kësaj bote, sado që të jenë të këndshme, janë të përkohshme, kurse të mirat në botën tjetër janë të përjetshme. Vepra e mirë, e atij që është besimtar është garanci për një jetë të kënaqur edhe gjatë kësaj jete. Para Zotit shpërblehet njësoj vepra e mashkullit dhe e femrës. Vesvesja e shejtanit është ndikuese në zemrat e njerëzve, prandaj për të qenë zemra e atij që do të lexojë Kuran e mbrojtur prej vesveses duhet të kërkojë mbrojtjen e Zotit, duke thënë: Eudhu bil lahi minesh-shejtanir raxhim. Zëvendësimi ose ndërrimi i ndonjë ajeti me një ajet tjetër është çështje, e cila i ka preokupuar shumë dijetarët islamë. Thuhet se zëvendësimi i një dispozite me një tjetër është sikurse ndërrimi i barit, i ilaçit gjatë mjekimit të ndonjë sëmundjeje. Shumica dërmuese e dijetarëve islamë janë të mendimit se pati abrogim - nes-hun, në Kuran. (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kuranit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
102

قُلۡ نَزَّلَهُۥ رُوحُ ٱلۡقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِٱلۡحَقِّ لِيُثَبِّتَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِينَ

Kul nezzelehu ruhul-kudusi min rabbike bil-hekki lijuthebbitel-ledhine ‘amenu we huden we bushra lilmuslimine

Thuaj: "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët".

103

وَلَقَدۡ نَعۡلَمُ أَنَّهُمۡ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُۥ بَشَرٞۗ لِّسَانُ ٱلَّذِي يُلۡحِدُونَ إِلَيۡهِ أَعۡجَمِيّٞ وَهَٰذَا لِسَانٌ عَرَبِيّٞ مُّبِينٌ

We lekad na’lemu ‘ennehum jekulune ‘innema ju’allimuhu besherun lisanul-ledhi julhidune ‘ilejhi ‘a’xhemijun we hedha lisanun ‘arebijun mubinun

Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.

104

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ لَا يَهۡدِيهِمُ ٱللَّهُ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ

‘Innel-ledhine la ju’uminune bi’ajati Ellahi la jehdihimu Ellahu we lehum ‘adhabun ‘elimun

S'ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur'anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.

105

إِنَّمَا يَفۡتَرِي ٱلۡكَذِبَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ

‘Innema jefteril-kedhibel-ledhine la ju’uminune bi’ajati Ellahi we ‘ula’ike humul-kadhibune

Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.

106

مَن كَفَرَ بِٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ إِيمَٰنِهِۦٓ إِلَّا مَنۡ أُكۡرِهَ وَقَلۡبُهُۥ مُطۡمَئِنُّۢ بِٱلۡإِيمَٰنِ وَلَٰكِن مَّن شَرَحَ بِٱلۡكُفۡرِ صَدۡرٗا فَعَلَيۡهِمۡ غَضَبٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Men kefere billahi min ba’di ‘imanihi ‘illa men ‘ukrihe we kalbuhu mutme’innun bil-’imani we lekin men sherehe bil-kufri sedræn fe’alejhim gadebun minel-lahi we lehum ‘adhabun ‘adhimun

Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.

107

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ ٱسۡتَحَبُّواْ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا عَلَى ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Dhalike bi’ennehumu estehebbul-hejæte ed-dunja ‘alel-’ahireti we ‘ennel-lahe la jehdil-kawmel-kafirine

Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë.

108

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ وَسَمۡعِهِمۡ وَأَبۡصَٰرِهِمۡۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡغَٰفِلُونَ

‘Ula’ikel-ledhine tebe’allahu ‘ala kulubihim we sem’ihim we ‘ebsarihim we ‘ula’ike humul-gafilune

Të tillët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.

109

لَا جَرَمَ أَنَّهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

La xhereme ‘ennehum fil-’ahireti humul-hasirune

Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.

110

ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ هَاجَرُواْ مِنۢ بَعۡدِ مَا فُتِنُواْ ثُمَّ جَٰهَدُواْ وَصَبَرُوٓاْ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعۡدِهَا لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ

Thumme ‘inne rebbeke lilledhine haxheru min ba’di ma futinu thumme xhahedu we seberu ‘inne rebbeke min ba’diha legafurun Rehimun

Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti yt atyre do t'ua falë dhe do t'i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Për shkak të zëvendësimit të ndonjë ajeti me ndonjë tjetër, jobesimtarët shfrytëzuan rastin dhe i thanë Muhamedit a.s., se është duke i trilluar këto thënie, sepse nuk janë shpallje e Zotit. Për t’iu kundërvënë thënies së tyre Kurani vërteton, se këtë e sjell të sigurt e të ruajtur nga Zoti i Madhëruar, engjëlli më i madh, Xhibrili. Rreth njeriut për të cilin supozonin idhujtarët, se është duke e mësuar Muhamedin a.s. ka shumë variante. Thoshin për një farë Xhibrilin një rob që kishte qenë i krishterë, e kishte pranuar islamizmin, megjithatë ai ishte analfabet dhe nuk ishte arab. Thoshin për njëfarë Ajishin, për një farë Bel’amin, për një farë Adasin, për Selman Farisiun etj. Të gjithë këta të përmendur nuk ishin arabë, madje nuk e dinin shkrim-leximin. Selmani madje nuk kishte qenë fare në Meke. Këto, pra, ishin shpifje e me qëllim zhvlerësimin e Kuranit, gjoja se nuk është i shpallur prej Zotit. Të mbeturit në humbje janë ata, që nuk deshën ta pranojnë udhëzimin e Zotit të shpallur në Kuran, e pas këtij udhëzimi Allahu nuk i udhëzon më. Tradhtarët, murtedët janë njerëzit më të urrejtur, por nuk ka raste që besimtari musliman ta ndërrojë fenë, edhe pas shumë mundimeve të rënda. Kështu vepruan Sumeja dhe bashkëshorti i saj Jasiri, dëshmorët e parë të Fesë Islame. U torturuan, u munduan dhe më në fund edhe u vranë për hir të fesë. Djalin e tyre e zunë idhujtarët mekas dhe e munduan në mënyra të ndryshme deri sa ai prej mundimeve të padurueshme pohoi me gojë mosbesimin. Njerëzit dëgjuan dhe filluan të flasin, se Amari e ndërroi fenë, dëgjoi edhe Pejgamberi a.s., por tha: "Amari është plot iman prej majës së kresë e deri në këmbë, imani i tij i është bashkuar me mish e me gjak". Amari erdhi te Pejgamberi a.s. duke qarë, i tregoi
111

۞ يَوۡمَ تَأۡتِي كُلُّ نَفۡسٖ تُجَٰدِلُ عَن نَّفۡسِهَا وَتُوَفَّىٰ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا عَمِلَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

Jewme te’ti kullu nefsin tuxhadilu ‘an nefsiha we tuweffa kullu nefsin ma ‘amilet we hum la judhlemune

(Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t'i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejt.

112

وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا قَرۡيَةٗ كَانَتۡ ءَامِنَةٗ مُّطۡمَئِنَّةٗ يَأۡتِيهَا رِزۡقُهَا رَغَدٗا مِّن كُلِّ مَكَانٖ فَكَفَرَتۡ بِأَنۡعُمِ ٱللَّهِ فَأَذَٰقَهَا ٱللَّهُ لِبَاسَ ٱلۡجُوعِ وَٱلۡخَوۡفِ بِمَا كَانُواْ يَصۡنَعُونَ

We derebel-lahu methelæn karjeten kanet ‘amineten mutme’inneten je’tiha rizkuha regadæn min kulli mekanin fekeferet bi’en’umi Ellahi fe’edhakahallahu libasel-xhu’i wel-hawfi bima kanu jesna’une

All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.

113

وَلَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مِّنۡهُمۡ فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَهُمۡ ظَٰلِمُونَ

We lekad xha’ehum resulun minhum fekedhdhebuhu fe’ehadhehumul-’adhabu we hum dhalimune

Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi se ishin zullumqarë.

114

فَكُلُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ حَلَٰلٗا طَيِّبٗا وَٱشۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ إِيَّاهُ تَعۡبُدُونَ

Fekulu mimma rezekakumu Ellahu helalæn tejjibæn we eshkuru ni’metel-lahi ‘in kuntum ‘ijahu ta’budune

E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.

115

إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحۡمَ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦۖ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ غَيۡرَ بَاغٖ وَلَا عَادٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

‘Innema herreme ‘alejkumul-mejtete we ed-deme we lehmel-hinziri we ma ‘uhille ligajri Ellahi bihi femeni edturre gajre bagin we la ‘adin fe’innall-llahe gafurun Rehimun

Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t'i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.

116

وَلَا تَقُولُواْ لِمَا تَصِفُ أَلۡسِنَتُكُمُ ٱلۡكَذِبَ هَٰذَا حَلَٰلٞ وَهَٰذَا حَرَامٞ لِّتَفۡتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ لَا يُفۡلِحُونَ

We la tekulu lima tesifu ‘elsinetukumul-kedhibe hadha helalun we hedha heramun litefteru ‘ala Ellahil-kedhibe ‘innel-ledhine jefterune ‘ala Ellahil-kedhibe la juflihune

Mos i thuani asaj rrenës së gjuhve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim.

117

مَتَٰعٞ قَلِيلٞ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Meta’un kalilun we lehum ‘adhabun ‘elimun

Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.

118

وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمۡنَا مَا قَصَصۡنَا عَلَيۡكَ مِن قَبۡلُۖ وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

We ‘alel-ledhine hadu herremna ma kasesna ‘alejke min kablu we ma dhelemnahum we lekin kanu ‘enfusehum jedhlimune

E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejt atyre, por ata vetes i patën bërë padrejt.

119

ثُمَّ إِنَّ رَبَّكَ لِلَّذِينَ عَمِلُواْ ٱلسُّوٓءَ بِجَهَٰلَةٖ ثُمَّ تَابُواْ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ وَأَصۡلَحُوٓاْ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعۡدِهَا لَغَفُورٞ رَّحِيمٌ

Thumme ‘inne rebbeke lilledhine ‘amilu es-su’e bixhehaletin thumme tabu min ba’di dhalike we ‘eslehu ‘inne rebbeke min ba’diha legafurun Rehimun

Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s'ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në Ditën e Gjykimit çdo njeri do të jetë i angazhuar vetëm me çështjen e vet, e nuk i bie ndërmend për askënd tjetër. Nëse njerëzit nuk ua dinë vlerën të mirave që ua ka dhuruar Allahu, por i keqpërdorin, i përbuzin, ata do të mbeten pa to, do t’u shndërrohet gjendja e mirë në të keqe, siç ka ngjarë me popullin e atij vendi për të cilin na tregon ajeti. Allahu caktoi ushqimet e lejuara dhe ato të ndaluara, prandaj nuk ka nevojë të përdoren të ndaluarat kur janë të lejuarat. Allahu ua fal mëkatin atyre, që nga ndonjë arsye e drejtë detyrohen të hanë atë të ndaluarën sa për të shpëtuar jetën, por nuk ua fal mëkatin atyre, që nga vetvetja shpallin ndonjë ushqim të lejuar ose të ndaluar dhe ia mveshin gjoja se është prej Zotit. “Ma uhil-le li gajril-lahi” ka si qëllim publikimin e therjes së ndonjë kafshe për diçka tjetër, e jo për Allahun. Shpirti i gjallesës nuk bën të flijohet për ndonjë tjetër, pos për
120

إِنَّ إِبۡرَٰهِيمَ كَانَ أُمَّةٗ قَانِتٗا لِّلَّهِ حَنِيفٗا وَلَمۡ يَكُ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

‘Inne ‘ibrahime kane ‘ummeten kanitæn lillahi henifæn we lem jeku minel-mushrikine

Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.

121

شَاكِرٗا لِّأَنۡعُمِهِۚ ٱجۡتَبَىٰهُ وَهَدَىٰهُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Shakiræn li’n’umihi exhtebahu we hedahu ‘ila siratin mustekim

Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.

122

وَءَاتَيۡنَٰهُ فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗۖ وَإِنَّهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

We ‘atejnahu fi ed-dunja heseneten we ‘innehu fil-’ahireti lemine es-salihine

Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.

123

ثُمَّ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ أَنِ ٱتَّبِعۡ مِلَّةَ إِبۡرَٰهِيمَ حَنِيفٗاۖ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Thumme ‘ewhejna ‘ilejke ‘eni ettebi’ millete ‘ibrahime henifæn we ma kane minel-mushrikine

Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter)".

124

إِنَّمَا جُعِلَ ٱلسَّبۡتُ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِۚ وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

‘Innema xhu’ile es-sebtu ‘alel-ledhine ehtelefu fihi we ‘inne rebbeke lejehkumu bejnehum jewmel-kijameti fima kanu fihi jehtelifune

E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.

125

ٱدۡعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِٱلۡحِكۡمَةِ وَٱلۡمَوۡعِظَةِ ٱلۡحَسَنَةِۖ وَجَٰدِلۡهُم بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ

Ed’u ‘ila sebili rabbike bil-hikmeti wel-mew’idhetil-heseneti we xhadilhum bi-eti hije ‘ehsenu ‘inne rebbeke huwe ‘a’lemu bimen delle ‘an sebilihi we huwe ‘a’lemu bil-muhtedine

Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.

126

وَإِنۡ عَاقَبۡتُمۡ فَعَاقِبُواْ بِمِثۡلِ مَا عُوقِبۡتُم بِهِۦۖ وَلَئِن صَبَرۡتُمۡ لَهُوَ خَيۡرٞ لِّلصَّٰبِرِينَ

We ‘in ‘akabtum fa’akibu bimithli ma ‘ukibtum bihi we le’in sebertum lehuwe hajrun lilssabirine

Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.

127

وَٱصۡبِرۡ وَمَا صَبۡرُكَ إِلَّا بِٱللَّهِۚ وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُ فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ

We esbir we ma sebruke ‘illa billahi we la tehzen ‘alejhim we la teku fi dejkin mimma jemkurune

Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!

128

إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَواْ وَّٱلَّذِينَ هُم مُّحۡسِنُونَ

‘Innall-llahe me’al-ledhine ettekaw wel-ledhine hum muhsinune

S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ibrahimi ishte një “ummet,, - një popull; sepse të gjitha virtytet e mira e të dobishme ishin të grumbulluara tek ai; sepse në atë kohë nuk pati besimtarë të drejtë pos tij, prandaj ai përfaqësonte një popull me besim të drejtë, siç ka thënë Pejgamberi a.s. për Zejd bin Amir bin Noufel: “Allahu do ta ringjallë vetëm atë, një popull”; pse vetëm ai ishte larguar prej injorantëve, ngaqë ishte dijetari dhe mësuesi më i madh i fesë së drejtë. Belaja e të shtunës ndodhi në kohën e Davudit, kur të padëgjueshmit i shndërroi Zoti në majmunë. Festa e së shtunës nuk ishte ndonjë kremte fetare, por u përcaktua si masë ndëshkuese kundër jehudive, që kundërshtoheshin rreth çështjeve fetare, prandaj u ndaluan të gjuajnë peshq të shtunën. Urdhri i Zotit drejtuar Muhamedit a.s., e përmes tij edhe të gjithë besimtarëve, që t’i thërrasë njerëzit në fe me urtësi, mençuri, me butësi dhe të zhvillojë dialog me kundërshtarët në mënyrën më të mirë, me argumente të qarta e me fjalë të buta është argumenti më i fortë, se Feja Islame nuk e ka për parim dhunën, siç përpiqen disa injorantë edhe tendenciozë t’ia shpifin atë. Hakmarrja e përmendur në këtë ajet, sipas mendimit të komentatorëve të Kuranit ka pasur të bëjë rreth hakmarrjes për dëshmorin