Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

513 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Medinen njerëzit do ta lënë në të mirë, pasi ate nuk do ta sulmojnë dhe rrethojnë përveç se shpezët dhe egërsirat. Të fundit të cilët do të tubohen në Medine do të jenë dy bari nga Muzejna, të cilët do të dëshirojnë të hyjnë në Medine. Ata do të bërtasin duke kalëruar kafshët e tyre dhe do të sulmohen nga egërsirat. Kur të arrijnë deri te Thenijjet-ul-Ueda do të bien në fytyrat e tyre (do të vdesin).”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari nuk do të lejojë të kafshohet nga një vrimë dy herë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Derisa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte i ulur në një ndeje me njerëzit, erdhi një beduin dhe i ka thënë: “Kur do të jetë çasti i fundit (es-sä’at)?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem vazhdoi të flasë dhe nuk ia vuri veshin pyetjes. Disa njerëz thanë: “E ka dëgjuar ç’ka thënë, por e ka qortuar ç’ka thënë ai.” Disa njerëz të tjerë thanë: “As nuk e ka dëgjuar.” Kur e mbaroi fjalimin e tij tha: “Ku është ai që pyeti për çastin e fundit?” Beduini ka thënë: “Ja ku jam, o i Dërguari i All-llahut!” Ai ka thënë: “Kur të keqpërdoret amaneti, prite çastin e fundit!” Beduini vazhdoi: “Si keqpërdoret emaneti?” Ka thënë: “Kur çështjet me rëndësi t’u besohen atyre që nuk janë kompetentë, pritni çastin e fundit.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ata që ju udhëheqin në namaz, nëse falen në mënyrë korrekte, atëherë është për të mirën tuaj, e nëse gabojnë, atëherë sërish është për të mirën tuaj, por në dëmin e tyre.”

Gabim?

Nga Ebu Sulejman Halid b. Velidi r.a. transmetohet se ka thënë: “Në dorën time janë thyer nëntë shpata ditën e betejës në Mu’ti. Në dorën time nuk ka mundur të mbesë shpatë tjetër, përveç shpatës së gjerë të Jemenit.”

Gabim?

Nga Auf b. Malik b. Tufejl transmetohet se Aishes r. anha i kanë thënë se Abdull-llah b. Zubejri r. anhuma ka thënë për një shitje ose dhuratë që ia pati dhënë Aishja r. anha: “Për All-llahun, ose Aishja r. anha do ta ndërpresë këtë, ose unë sigurisht nuk do t’i flas, do ta shkëpus lidhjen me të.” Kur këtë e dëgjoi Aishja, ka thënë: “A e ka thënë këtë ai?” Të pranishmit kanë thënë: “Po!” Ajo ka thënë: “Ky është zotimi im se nuk do të flas kurrë me Ibni Zubejrin!” Ibni Zubejri i ka dërguar emisarët e vet për ndërmjetësim tek Aishja r. anha, pasi ndërprerja u zgjat. Ajo ka thënë: “Jo, për All-llahun, nuk do ta pranoj ndërmjetësimin kurrë, as që do ta thyej zotimin tim.” Pasi kjo u zgjat, Ibni Zubejri u foli Misver b. Mahreme dhe Abdurrahman b. Esved b. Abdi Jeguthit dhe u tha: “Ju betohem në All-llahun që të më çoni deri tek Aishja r. anha, sepse nuk e ka patur të lejuar të zotohet për shkëputjen totale me mua!” Shkuan Misveri dhe Abdurrahmani dhe kërkuan leje të hyjnë dhe thanë: “Es-selamu alejki ue rahmetullahi ue berekatuhu, a mund të hyjmë?” Aishja ka thënë: “Hyni!” Ata kanë thënë: “Të gjithë ne?” Aishja ka thënë: “Po, hyni të gjithë ju!” Ajo nuk e ka ditur se me ta është Ibni Zubejri. Pasi hynë, Ibni Zubejri hyri pas perdes, e përqafoi dhe filloi ta lusë dhe të qajë. Misveri dhe Abdurrahmani po ashtu e lutën, ndërsa ajo nuk foli me Ibni Zubejrin dhe nuk e pranoi atë. Ata kanë thënë se vërtet Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar që po vepron ti me refuzimin e shkëputjes. Për muslimanin nuk lejohet t’i ndërprejë lidhjet me vëllanë e tij më shumë se tri netë. Pasi ata theksuan dhe përmendën këtë gjë, ajo i ndërpreu përmendjet e tyre dhe qau duke thënë: “Unë jam zotuar, kurse zotimi është çështje e rëndë”. Ata vazhdimisht, këmbëngulnin derisa ajo i foli Ibni Zubejrit. Pastaj ajo liroi 40 robër për shkak të zotimit të saj. Më vonë, kur përmendej zotimi i saj, ajo qante aq shumë, sa lotët lagnin mbulesën e saj.” 364 363

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Për All-llahun, unë çdo ditë i drejtohem All-llahut për falje dhe për pendim më shumë se shtatëdhjetë herë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Për robërit e Mi të devotshëm kam përgatitur atë që sytë e dikujt nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjua dhe në mend nuk i ka rënë. Lexoni, nëse dëshironi: “Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin.”(es-Sexhde, 17).

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të jetë në figurë të Hënës katërmbëdhjetëshe, e pastaj ata më poshtë në figurë të yllit më të shndritshëm. Ata nuk do të kenë nevojën e vogël, as të madhe, as do të ketë kundërmim, as që do të ketë tërfullim, jargosje. Krehërit e tyre do të jenë të arit, kurse djersa e tyre do të jetë misku. Tagarët e tyre janë druri i shtresuar aromatik, kurse çiftet e tyre janë huru-l-ln në figurën e stërbabait të tyre Ademit me gjashtëdhjetë kuti në qiell.”

Gabim?

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Unë vërtet e di xhehenemlinë e fundit që do të dalë nga Xhehenemi dhe xhenetlinë e fundit që do të hyjë në të. Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zvarritur, e All-llahu, pasi të zvarritet, do t’i thotë: ‘Shko hy në Xhe-net!’ Njeriu do të vijë deri te Xheneti dhe do t’i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë: ‘O Krijues, unë e gjeta përplot!’ All-llahu do t’i thotë këtij njeriu: ‘Shko, dhe hy në Xhenet, vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dynja’. Njeriu do të thotë: ‘Po më qesh dhe po tallesh me mua, ti që je Sundues?’ Transmetuesi thotë: “Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që ka qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët. Pat thënë: “Ja, kjo është shkalla më e ulët e xhenetlisë.”

Gabim?

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet një besimtar në Xhenet do të ketë një çadër nga një e vetmja kokërr e diamantit, çadër e cila do të jetë me vrimë, aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje. Besimtari aty do ta ketë familjen e tij, të cilës do t’i shkojë dhe vijë (do t’i bëjë tavaf). Familjet e tij nuk do të shihen me njëra tjetrën.” (Muttefekun alejhi)

Gabim?

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Vërtet xhenetlitë do t’i shohin mbi vete banorët e Gurefit siç i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës, të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhenetit dhe xhenetlitë.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e Pejgamberëve, a mund t’i arrijë tjetërkush?” Ai ka thënë: “Sigurisht! Pasha Atë në sundimin e të Cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-llahun dhe të cilët janë të bindur në vërtetësinë dhe sinqeritetin e Pejgamberëve të tyre.”

Gabim?

Nga Xherir b. Abdull-llahu r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kemi qenë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e ai shikoi në Hënën katërmbëdhjetëshe dhe tha: “Vërtet ju kështu do ta shihni Krijuesin tuaj dukshëm siç e shihni Hënën. Nuk do të ngushtoheni dhe shtyheni ndërmjet veti që ta shihni.” 363

Gabim?