Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

513 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu i jep jetë të gjatë mizorit, ndër-sa kur ta rrëmbejë nuk i shpëton dot”, pastaj lexoi: “Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është fort i dhembshëm.” (Hûd, 102)

Gabim?

Transmetohet nga Muadhi r.a. të ketë thënë: “Më dërgoi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e më tha: “Ti do t’i vish një populli prej Ehli Kitabit (të cilëve u është shpallë Libri, të krishterëve a jehudëve), andaj thirri ata në dëshmi se nuk ka zot përveç All-llahut dhe se vërtet unë jam i Dërguari i All-llahut. Nëse ata i binden kësaj, atëherë mësoji ata që All-llahu i ka urdhëruar me pesë namaze çdo ditë e natë, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë mësoji ata që All-llahu i ka obliguar me sadaka (zekat), të cilën do t’ua marrësh pasanikëve të tyre e do t’ua japësh të varfërve të tyre, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë ruhu (mos merr) nga gjërat e çmueshme të pasurisë së tyre. Dhe ruhu nga mallkimi (nëma) i të dëmtuarit, sepse mes mallkimit të tij dhe All-llahut nuk ka perde (pengesë).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Humejd Abdurrahman ibn Sa’d es-Saidij r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e angazhoi një njeri nga Ezdi, të cilin e quanin Ibni Lutbijje- për ta mbledhur zekatin. Kur ka ardhur, ka thënë: “Kjo është juaja, kurse kjo është dhuratë për mua.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.av.s. u ngrit në minber dhe pasi e falënderoi dhe madhëroi All-llahun tha: “Unë e kam angazhuar një njeri nga ju të ma kryejë punën me të cilën më ka ngarkuar All-llahu, e ai vjen dhe më thotë: “Kjo është juaja, kurse këtë e kam dhuratë që më është dhuruar mua. E përse nuk ka ndenjur në shtëpinë e prindërve të vet që ta marrë atje atë dhuratë, nëse është i sigurtë? Pasha All-llahun, çdokush nga ju që, pa të drejtë, merr pjesë të zekatit do të vijë në Ditën e Gjykimit duke e bartur në qafën e vet. Nëse e ka marrë devenë, do ta bartë në qafë dhe ajo me pëllitje do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë lopën, do ta bartë në qafë dhe ajo me palljen e vet do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë delen, do ta bartë në qafë dhe ajo me blegërimën e vet do ta kumtojë turpin e tij.” Pas kësaj (i Dërguari) i ka ngritur duart e veta, aq sa e kemi parë bardhësinë e sqetullave të tij, pastaj ka thënë: “O All-llahu im, a kam komunikuar (mjaft)?”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i ka bërë një padrejtësi (zullum) vëllait të vet në nderin e tij a diku tjetër, le t’i kërkojë falje atij për të sot, para asaj kur nuk do të ketë dinarë e as dirhemë: nëse e ka një vepër të mire, me të do t’i paguhet padrejtësia; por nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do t’i merren mëkatet e të dëmtuarit dhe do t’i jepen atij (që ka bërë zullum).”

Gabim?

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As r. anhuma se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët. Kurse muhaxhir (i mirëfilltë) është ai që i braktis plotësisht ndalimet e All-llahut.”

Gabim?

Transmetohet nga Ummi Seleme r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet unë jam njeri, ju në konfliktet tuaja më drejtoheni mua. Është e mundshme që ndonjëri prej jush është më i aftë që t’i shtrojë argumentet e veta dhe unë të gjykoj në dobi të tij, sipas asaj që kam dëgjuar. Andaj, kujt t’ia shqiptoj të drejtën e vëllait të tij, vërtet ia kam shkëputur një pjesë të zjarrit (të xhehenemit).”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Umeri r. anhuma se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari është vazhdimisht në hapësirën e fesë së tij, derisa të derdhë gjak në mënyrë të palejuar.”

Gabim?

Transmetohet nga Havla bint Thamir el-Ensarije, gruaja e Hamzës r.a., se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet disa njerëz shkelin në pasurinë e All-llahut pa të drejtë, andaj në Ditën e Gjykimit i pret zjarri i Xhehenemit.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari me besimtarin është i lidhur sikurse ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort njëri me tjetrin”, dhe i kryqëzoi gishtat e tij.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa r.a., po ashtu, se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush kalon nga xhamitë a tregjet tona, e me vete ka shigjeta (ose çfarëdo arme), le t’i mbajë në vendin e tyre ose le t’i kapë për majë (të hekurt), që me to të mos pengojë ndonjë musliman.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e puthi Hasanin, të birin e Aliut r.a., kurse tek ai ishte el-Akre’ ibn Habis që tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam puthur.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e shikoi dhe tha: “Kush nuk bën mëshirë (ndaj të tjerëve), nuk do të bëhet mëshirë ndaj tij (prej All-llahut).”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Erdhën disa njerëz (arabë) tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e i thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?” Tha: “Po” (Ata) Thanë: “Ne, pasha All-llahun, nuk i puthim!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Çka mund t’ju bëj, nëse All-llahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush u prin njerëzve në namaz, le të lehtësojë, sepse në mesin e tyre ka të dobët, të sëmurë dhe pleq. Kur të falet vetë, atëherë le ta zgjasë sa të dojë.”

Gabim?

Nga Ebu Katade el-Harith ibn Rib’ij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet unë ngrihem për namaz dhe dëshiroj të qëndroj gjatë në të, por kur dëgjoj vajin e fëmijës, e lehtësoj (shkurtoj) atë, duke mos pasur dëshirë që t’ia vështi-rësoj (punën) nënës së fëmijës”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që ta përballojë vështirësinë dhe t’i plotësojë dëshirat e do t’ia largojë vështirësitë e tij. Atij që ia lehtëson vëllait të vet një barrë (vështirësi), All-llahu do t’ia lehtësojë atij vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon muslimanit ndonjë turp, All-llahu do t’ia mbulojë turpin në Ditën e Gjykimit.”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vetveten.”

Gabim?

Transmetohet, po ashtu nga Enesi r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd, mizor qoftë a i dëmtuar!” Një njeri i tha: “O i Dërguari i All-llahut, i ndihmoj të dëmtuarit, por më njofto si t’i ndihmoj nëse është mizor?” Tha: “Ta ndalosh atë nga dhuna është ndihmë për të.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka pesë detyra: Kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja në ftesë, përgjigjja me lutje (Jerhamukell-llah, All-llahu të mëshiroftë! - atij që teshtin dhe thotë: el-hamdu li-l-lah).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Umare el-Bera ibn Azib r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na i ka urdhëruar shtatë (gjëra) dhe na i ka ndaluar shtatë: Na ka urdhëruar vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen me lutje atij që teshtin, pranimin e vërtetësisë së betimit, ndihmën e të dëmtuarit, të përgjigjurit në ftesë dhe përhapjen e selamit. Por na e ka ndaluar: vënien e unazave të arit, pirjen prej enës së argjendtë, shtrimin e jastëkut të mëndafshtë të mbushur me pambuk në shpinë të deves për hipje, bartjen e jelekut të mëndafshtë të qëndisur me lara të linjta, veshjen e rrobave të mëndafshta, rrobat prej armaçit dhe prej mëndafshit, të hollat dhe të trashat.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Gjithë umeti im do të jetë i falur përveç mëkatarëve publikë, kurse prej mëkateve publike është kur një njeri e bën një punë natën, pastaj gdhihet duke qenë i mbuluar (mëkati i tij) nga ana e All-llahut, por ai thotë: “O filan, unë mbrëmë e kam bërë këtë dhe atë vepër.” Atë mbrëmë e pat mbuluar Krijuesi i tij, kurse ai, kur u gdhi, e zbulon atë që ia pat mbuluar All-llahu.”

Gabim?