Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

99 hadithe · Të gjithë kapitujt

Vathile ibnul Esk’a r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e fali me ne xhenazen e një njeriu musliman dhe gjatë lutjes e dëgjova duke thënë: “O Zoti im, ky i biri i filanit është në mbrojtjen Tënde dhe në fqinjësinë Tënde dhe ruaje nga prova e varrit dhe dënimi i zjarrit. Ti e përmbush premtimin dhe meriton falënderim. O Zoti im, fale dhe mëshiroje. Vërtet, Ti je Ai që fal dhe mëshiron.”

Gabim?

Husajn ibni Vahvah r.a. tregon se është sëmurë Talha ibnu Berrai ibn Azibi r.anhuma dhe erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ta vizitojë e i tha: “Unë nuk e shoh Talhan ndryshe vetëm se të vdekur, më lajmëroni mua dhe ngutuni me të. Vërtet nuk ka nevojë që trupi i muslimanit të mbyllet në mesin e njerëzve të shtëpisë.”

Gabim?

Sahr bin Vadaate El-Gamidij Es-Sahabij r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O Zoti im, bekoje umetin tim në mëngjeset e hershme!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur e dërgonte patrullën apo ushtrinë, atë e bënte në fillim të ditës. Transmetuesi Sahr ishte tregtar dhe gjithnjë e niste karvanin e tregtisë në fillim të ditës dhe kështu u pasurua dhe fitoi shumë. (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë: hadith hasen)

Gabim?

Amr ibn ShuajbI, nga gjyshi i tij përmes babait të tij, transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një kalorës i vetëm është një shejtan (i humbur), dy kalorës janë dy shejtanë (të humbur), ndërsa tre kalorës janë udhëtarë.”

Gabim?
967 Hasen Ebu Davudi Transmeton Ebu Davudi me isnad të mirë - hadith hasen

Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra r.anhuma tregojnë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur tre veta nisen për në rrugë, le ta zgjedhin menjëherë njërin për prijës (udhëheqës) të vetin.”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shoqëria më e mirë është prej katër vetave, çeta më e mirë është patrulla prej katërqind vetave, ndërsa ushtria më e mirë është prej katërmijë vetave. Dymbëdhjetëmijë ushtarë nuk mund të pësojnë disfatë prej grupeve të vogla.”

Gabim?
975 Ebu Davudi Transmeton Ebu Davudi sipas kushteve të Muslimit

Enesi r.a. thotë: “Ne, kur vendoseshim në ndonjë shtëpi, nuk faleshim derisa nuk i vendosnim sendet.”

Gabim?
978 Sahih Ebu Davudi Transmeton Ebu Davudi me isnad të vërtetë

Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur vonohej për udhëtim, u ndihmonte të dobtëve, shoqërohej me ta dhe lutej për ta.

Gabim?
981 Hasen Ebu Davudi Tirmidhiu Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith hasen. Ky është teksti i Ebu Davudit

Ali ibni Rebiate thotë: “Isha i pranishëm kur Ali ibnu Ebu Talibi zuri një kalë që të hipë në të dhe, pasi e vuri këmbën e vet në zengjin tha: “Bismil-lahi”, e kur u vendos mbi shpinën e tij, tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, që na krijoi këtë, pronar të së cilës ne nuk jemi e as ruajtës. Dhe ne vërtet do të kthehemi te Krijuesi ynë.” Pastaj tha tri herë: “El-hamdulil-lah”, tri herë: “All-llahu është më i Madhi!”, e pastaj vazhdoi: “Lavdërimi të takon vetëm Ty, unë jam mizorues i shpirtit tim, më fal, sepse nuk ka falës përveç Teje.” Pastaj qeshi dhe të pranishmit i thanë: “O prijës i besimtarëve, për se qeshe?” Ai u përgjigj: “E kam parë të Dërguarin e All-llahut duke vepruar kështu. Pastaj përsëri qeshi e unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut për se qesh? “ Ai u përgjigj: “Vërtet Krijuesit tënd i pëlqen kur robi thotë: “Falmi mëkatet”, sepse ai e di se mëkatet nuk mund t’i falë askush tjetër.”

Gabim?
987 Hasen Ebu Davudi Tirmidhiu Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen. Në riva- jetin e Ebu Davudit ishte hequr fjala “ueledihi” - për fëmijën e vet

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Tri lutje (dua) janë të pranuara pa dyshim: lutja e atij mbi të cilin bëhet padrejtësi, lutja e udhëtarit (musafirit), si dhe lutja e prindit për fëmijën e vet.”

Gabim?

Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutja (duaja) në mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet.”

Gabim?
1099 Sahih Ebu Davudi Hadithi është i vërtetë, e transmeton Ebu Davudi sipas kushteve të Muslimit

Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ngjeshni safet tuaja, afrojeni safin njërin pranë tjetrit, qafat bëni paralel. Për Atë që shpirti im në duart e Tij është, unë e shoh djallin se si hyn nëpër zbrazëtirat e safeve, ashtu siç futet delja e zezë.”

Gabim?
1100 Hasen Ebu Davudi Transmeton Ebu Davudi me isnad hasen

Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Plotësojeni safin e parë, pastaj atë që vijon. Nëse duhet të ketë zbrazëti, të jetë në safin e fundit.”

Gabim?

Ebu Abdull-llah Bilal ibnu Rebbah, muezini i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., tregon se ka shkuar te i Dërguari i All-llahut për të thirrë ezanin e namazit të sabahut, por Aishja e angazhoi atë (Bilalin) me një punë tjetër, kështu që u gdhi shumë. Bilali u ngrit dhe e thirri ezanin e namazit të sabahut e pastaj edhe ezanin e dytë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk doli, ndërsa kur doli u fal me njerëz. Bilali e informoi të Dërguarin e All-llahut se Aishja r.a. e kishte vonuar, duke e pyetur për një çështje, derisa agoi shumë, dhe ky ishte shkaku i vonimit të tij. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Unë vërtet i fala dy rekate të sabahut.” Bilali i tha: “O i Dërguari i All-llahut, ti je zgjuar shumë herët.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Sikur të zgjohesha edhe më herët sesa jam zgjuar, do t’i kisha falur dy rekate shumë më mirë dhe do t’i kisha zbukuruar.”

Gabim?

Ummi Habibe r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i fal katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, All-llahu do ta ruajë atë prej zjarrit.”

Gabim?

Aliu r.a. thotë: “Vitri nuk është porosi siç janë namazet e detyruara (namazet e obliguara ditore), por është vitr namaz, të cilin Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka legalizuar, e ka bërë sunet të vetin dhe ka thënë: “Vërtet All-llahu është vitr (një, i pashoq, i vetëm), dhe Ai e do tekun, prandaj faleni namazin e vitrit, o ju të zotët e Kur’anit!”

Gabim?

Semure r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush merr abdest ditën e xhuma, është e mjaftueshme dhe e bukur, ndërsa ai që pastrohet në tërësi është edhe më mirë.”

Gabim?

Lekit ibni Sabire r.a. thotë: “Unë i kam thënë: ‘O i Dërguari i All-llahut, më thuaj diçka për abdestin!’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Merr abdest sipas rregullit, fërkoj gishtat në mes mirë, laje hundën deri në thellësi, përveç atëherë kur je agjërueshëm!”

Gabim?

Muxhibete El-Bahilijete, nga babai i saj ose xhaxhai transmeton se ai njëri prej tyre kishte shkuar te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., mirëpo kishte munguar një kohë dhe kishte shkuar pas një viti. Gjatë kësaj kohe gjendja e tij kishte ndryshuar dukshëm, dhe ai tha: “O i Dërguari i All-llahut, a më njeh?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu: “Kush je ti?” Ky iu përgjigj: “Unë jam Bahiliu, që isha te ti vitin e kaluar.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë i tha: “Ç’të ka ndryshuar, ishe i bukur?” Ky atëherë i tha: “Prej momentit që jam ndarë prej teje, asgjë nuk kam ngrënë ditën, por vetëm natën.” I Dërguari i All-llahut i tha: “Ti e ke munduar vetveten!” Pastaj e këshilloi: “Agjëroje muajin e sabrit (durimit) dhe nga një ditë për çdo muaj!” Njeriu i tha: “Më shto mua sepse unë kam fuqi për agjërim!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu: “Agjëro dy ditë!” Bahiliu i tha: “Më shto edhe më shumë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Agjëro tri ditë!” Ai prapë i tha: “Shto!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë i tha: “Agjëro prej muajve të mëdhenj: Muharrem, Rexheb, Dhul Ka’de dhe Dhul-hixh-xhe. Pastaj pusho, pastaj agjëro, pastaj pusho, pastaj agjëro dhe pastaj pusho së agjëruari!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me tre gishtat e vet dha shenjë nga tri ditë.”

Gabim?

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka shkuar te Sa’d ibnu Ubadete dhe ky i ka sjellë bukë dhe vaj, prej së cilës ka ngrënë i Dërguari i All-llahut, e pastaj ka thënë: “Kanë bërë iftar te ju agjëruesit, kanë ngrënë te ju të devotshmit dhe mirëbërësit dhe janë falur për ju engjëjt.” 363

Gabim?