Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush përcjell xhenazen derisa të falet namazi, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që e përcjell derisa të varroset, shpërblehet me dy kirate.” Të pranishmit thanë: “Ç’janë dy kirate?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj677 hadithe · Të gjithë kapitujt
Ummi Atijja r.anha thotë: “Na është ndaluar përcjellja e xhenazes, por ky ndalim nuk ishte i rreptë sikurse ndalimet tjera (haram).”
Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kushdo që vdes prej muslimanëve dhe në faljen e xhenazes së tij marrin pjesë dyzet vetë, të cilët nuk i bëjnë shok (shirk) All-llahut, vërtet All-llahu do ta pranojë shefatin e tyre.”
Ebi Abdurrahman Avf ibni Malik r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka falur një xhenaze dhe e kam mbajtur në mend lutjen e tij, të cilën ai e lexoi: ‘O Zoti im, fale dhe mëshiroje, falja mëkatet e tij. Bëja të këndshëm qëndrimin e tij, zgjeroja vendbanimin e tij të ri. Laje trupin e tij me ujë, borë e akull të mirë dhe të këndshëm dhe pastroje prej mëkateve të tij ashtu si pastrhen rrobat e bardha prej fëlliqësirave, ndërroja shtëpinë me më të mirë dhe familjen me më të mirë si dhe gruan me më të mirë. Fute në Xhenet dhe mbroje nga dënimi i varrit dhe dënimi i zjarrit të Xhehenemit.” Transmetuesi thotë: “Dëshirova që unë të isha i vdekuri.”
Aliu r.a. thotë: “Ishim në xhenaze në Bekiil Garkad dhe erdhi i Dërguari i All-llahut e u ul dhe ne u ulëm rreth tij. Ai mbante një shkop, e laujti kokën dhe filloi të shpojë në tokë me shkopin e vet e pastaj tha: “Nuk ka asnjë prej jush e që nuk i është përcaktuar një vend në Xhehenem e një vend në Xhenet.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk duhet që ne të mbështetemi në librin tonë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Punoni, kryeni obligimet tuaja, çdokush është i lehtësuar për atë që është krijuar.” (Transmetuesi përmend përfundimin e hadithit)
Aishja r.a. tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Vërtet, nëna ime ka ndërruar jetë dhe kam parë se, sikur të mundej të fliste, do të më urdhëronte të jap sadaka (lëmoshë) për të. A ka dobi nëse unë jap sadaka për të?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Po!”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur vdes njeriu, puna e tij ndërpritet, përveç tri gjërave: sadakasë së përhershme (hajratit), nga dituria prej së cilës kanë dobi të tjerët ose nga pasardhësi i mirë, i cili lutet për të vdekurin.”
Enesi r.a. thotë: “Disa njerëz bartnin një xhenaze dhe folën mirë për të. Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj sollën një xhenaze tjetër dhe njerëzit folën keq për të. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ashtu duhet të jetë!” Atëherë Umer ibnul Hattabi r.a. pyeti: “Çka duhet të jetë ashtu?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Për të parin folët mirë dhe duhet të shkojë në Xhenet. Ndërsa, për të dytin folët keq dhe duhet të shkojë në Xhehenem. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë.”
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimanin të cilit i vdesin tre fëmijë, para se të arrijnë moshën e pjekurisë (bylyk), All-llahu xh.sh. do ta çojë në Xhenet për shkak të dashurisë dhe mëshirës së tij ndaj fëmijëve.”
Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë: “Erdhi një grua tek i Dërguari i All-llahut dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, burrat po vijnë në bisedë te ti, prandaj caktoje edhe për ne një ditë, në të cilën do të tubohemi që të na mësosh atë që All-llahu ta ka mësuar ty.” Pastaj, i Dërguari i All-llahut tha: “Tubohuni këtë dhe këtë ditë”, kur edhe u tubuam, pastaj erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe na mësoi atë që ia pat mësuar All-llahu duke thënë: “Cilësdo grua që i vdesin tre fëmijë (të moshës jomadhore), ata do të jenë perde (mburojë) për te prej zjarrit të Xhehenemit.” Një grua pyeti: “E nëse i vdesin dy fëmijë?” I Dërguari i All-llahut u përgjigj: “Edhe dy!” 363
Ka’b ibnu Maliku r.a. vërteton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u nis në luftën e Tebukut ditën e enjte dhe ai dëshironte që të nisej për rrugë ditën e enjte.
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të udhëtoni nëpër kullosa, jepjani deveve atë që u takon prej tokës. Ndërsa kur të udhëtoni nëpër shkretëtirë, ngutuni të kaloni sa më shpejtë, para se të nxehë dielli; e nëse pushoni, largohuni nga rrugët, sepse ato janë rrugë të kafshëve të egra dhe vendstrehim i luanëve gjatë natës.”
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur hipte në kafshën kalëruese të vet dhe nisej për rrugë, thonte tri herë: “All-llahu ekber”, e pastaj vazhdonte: “Falënderimi i qoftë Atij që na e bëri këtë ruajtës të të cilit ne nuk jemi dhe ne do të kthehemi prapë te Krijuesi ynë. O Zoti im, të lutemi Ty në këtë udhëtim tonin për devotshmëri dhe mirësi, si dhe të bëjmë vepra të atilla prej të cilave Ti je i kënaqur. O Zoti im, lehtësona në këtë rrugë dhe shkurtona largësinë. O Zoti im, Ti je shoqërues yni në udhëtim dhe zëvendës yni në familje. O Zoti im, unë kërkoj ndihmë prej Teje nga vështirësitë e rrugës dhe prej të pamurit të dëshpëruar dhe prej kthesës në pasuri, në familje dhe fëmijë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur kthehej, e përsëriste dhe shtonte: “Ne kthehemi të penduar, robër dhe falënderues të Zotit tonë.”
Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut në një udhëtim dhe çdo herë që i afroheshim ndonjë rrafshine, thoshim me zë: “La ilahe il-lall-llah, All-llahu ekber.” Zëri ynë ngrihej lart. I Dërguari i All-llahut me një rast tha: “O njerëz, frenoni vetveten, sepse ju nuk i luteni të shurdhëtit apo atij që nuk është i pranishëm. Ai është me ju. Ai dëgjon dhe është afër.”
Havla binti Hakimi r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kush vendoset në një vend (banesë, pushimore, hotel, etj.) pastaj thotë: “Kërkoj mbështetje prej Fjalëve të përsosura të All-llahut nga e keqja (sherri) i të gjitha krijesave”, nuk do ta dëmtojë asgjë, derisa të largohet prej atij vendi.”
Enesi r.a. thotë: “Udhëtuam me të Dërguarin e All-llahut dhe, kur arritëm afër Medines, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ne jemi ata që me zemër dhe trup kthehemi, pendohemi (bëjmë teube), adhurojmë (bëjmë ibadet) dhe e falënderojmë Krijuesin tone.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i përsëriste këto fjalë derisa arritëm në Medine.”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk i lejohet një gruaje, e cila beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, të marrë rrugë të gjatë prej një dite e një nate pa e shoqëruar një i afërm i familjes.”
Ibnu Abbasi r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Assesi nuk duhet lënë vetëm një burrë me një grua, të cilën nuk e shoqëron një i afërm. Gruaja nuk duhet të udhëtojë pa të afërmin e saj.” Një njeri tha: “O i Dërguari i All-llahut, gruaja ime udhëton për në haxh, kurse unë jam i obliguar (i regjistruar) i përhershëm në këtë e këtë betejë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Shko dhe kryeje haxhin së bashku me gruan tënde!” 363
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet.”
Nevvas bin Sem’ani r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Ditën e Gjykimit do të vijë Kur’ani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja); u prijnë suret “El-Bekaretu” dhe “Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për shokun (lexuesin) e vet.”