Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

677 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Jezid b. Sherik b. Tariku transmetohet të ketë thënë: “E kam parë në minber Aliun r.a. duke mbajtur hutbe dhe e kam dëgjuar duke thënë: “Jo, për All-llahun, ne nuk kemi libër tjetër të cilin e lexojmë përveç Librit të All-llahut. Ndërsa lidhur me këtë sahife (shkresë), dhe e shpalosi, eshtra deveje dhe magji tjera të ndryshme, - i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Medina është e ndaluar prej Ajrit deri te Theuri (vende në Medine). Kush fut një risi në Medine ose sjell një risimtar, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as farzin as nafilen (as të obliguarat as vullnetaret); siguria e muslimanëve ndaj të pafeve është një, e cila i përfshin të gjithë. Kush ia kthen shpinën muslimanit, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as punën as drejtësinë (as të obliguarat, as vullnetaret).”

Gabim?
1814 Muslimi Ky citat është sipas Muslimit

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Njeriut që me vetëdije pranon paternitetin e njeriut tjetër jashtë babait të tij, i mbetet vetëm mosbesimi; kush pohon diçka që në të vërtetë nuk është e tij, ai nuk është prej nesh dhe le të përgatitet për qëndrim në zjarr.” “Kush e thërret një njeri për të pafe (kafir), apo i thotë se është armik i All-llahut, por nuk është kështu, nuk i mbetet tjetër vetëm se të befasohet (t’i kthehet atij që e ka thënë).” 364 363

Gabim?

Nga Rib’ij b. Hirashi transmetohet të ketë thënë: “Kam shkuar me Ebu Mes’ud el-Ensariun deri te Hudhejfete b. Jemani r. anhum, dhe Ebu Mes’udi i tha atij: “Më trego ç’ke dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për Dexhalin?” (Hudhejfete) ka thënë: “Vërtet Dexhali do të dalë dhe vërtet me të do të ketë një ujë dhe një zjarr. Sa i përket atij që njerëzit e konsiderojnë ujë, është zjarri i cili digjet; sa i përket atij që njerëzit i konsideron zjarr, është uji i ftohtë i pijshëm. Kush nga ju e pret (atë kohë), le të përcaktohet për atë që njerëzit i konsiderojnë zjarr, sepse ai do të jetë ujë i ëmbël, i ftohtë, i pijshëm.” Ibni Mes’udi ka thënë: “Edhe unë e kam dëgjuar këtë.”

Gabim?

Nga Imran b. Husajni r. anhuma transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Ndërmjet krijimit të Ademit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ditës së shkatërrimit të kësaj bote nuk ka fatkeqësi më të madhe se Dexhxhali.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka përmendur Dexhxhalin para njerëzve dhe ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk është i verbër. Kujdes, Mesih Dexhxhalli (antikrishti) është i verbër në syrin e djathtë. Syri i tij është si kokrra e rrushit e ngrirë si copë akulli (i verbër).”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Medinen njerëzit do ta lënë në të mirë, pasi ate nuk do ta sulmojnë dhe rrethojnë përveç se shpezët dhe egërsirat. Të fundit të cilët do të tubohen në Medine do të jenë dy bari nga Muzejna, të cilët do të dëshirojnë të hyjnë në Medine. Ata do të bërtasin duke kalëruar kafshët e tyre dhe do të sulmohen nga egërsirat. Kur të arrijnë deri te Thenijjet-ul-Ueda do të bien në fytyrat e tyre (do të vdesin).”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari nuk do të lejojë të kafshohet nga një vrimë dy herë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Më ka marrë për dore i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “All-llahu e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në të i ka krijuar të dielën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të martën, dritën e ka krijuar të mërkurën, kurse të enjten i ka shpërndarë kafshët, e Ademin a.s. e krijoi pas ikindisë ditën e premte në fund të krijimit.”

Gabim?

Nga Egarr el-Muzennij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet më vjen në zemrën time mendimi dhe dëshira që çdo ditë nga njëqind herë t’i lutem All-llahut për falje.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O tubim i grave, jepni sadaka dhe kërkoni falje shumë. Vërtet ju kam parë në Xhehenem shumica.” Një grua tha: “Përse ne jemi më të shumtat në Xhehenem?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shumë po mallkoni dhe shumë jeni jomirënjohëse ndaj burrave (tuaj). Nuk kam parë askënd më të mëngët në arsye dhe në fe prej atyre të cilëve u është dhënë arsyeja, sesa ju!” Ajo ka thënë: “Ç’është kjo mungesa e arsyes dhe e fesë?” Ai ka thënë: “(Mungesa e arsyes) Është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli: sa i përket mungesës në fe, kjo konfirmohet më atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Për robërit e Mi të devotshëm kam përgatitur atë që sytë e dikujt nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjua dhe në mend nuk i ka rënë. Lexoni, nëse dëshironi: “Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin.”(es-Sexhde, 17).

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të jetë në figurë të Hënës katërmbëdhjetëshe, e pastaj ata më poshtë në figurë të yllit më të shndritshëm. Ata nuk do të kenë nevojën e vogël, as të madhe, as do të ketë kundërmim, as që do të ketë tërfullim, jargosje. Krehërit e tyre do të jenë të arit, kurse djersa e tyre do të jetë misku. Tagarët e tyre janë druri i shtresuar aromatik, kurse çiftet e tyre janë huru-l-ln në figurën e stërbabait të tyre Ademit me gjashtëdhjetë kuti në qiell.”

Gabim?

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Unë vërtet e di xhehenemlinë e fundit që do të dalë nga Xhehenemi dhe xhenetlinë e fundit që do të hyjë në të. Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zvarritur, e All-llahu, pasi të zvarritet, do t’i thotë: ‘Shko hy në Xhe-net!’ Njeriu do të vijë deri te Xheneti dhe do t’i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë: ‘O Krijues, unë e gjeta përplot!’ All-llahu do t’i thotë këtij njeriu: ‘Shko, dhe hy në Xhenet, vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dynja’. Njeriu do të thotë: ‘Po më qesh dhe po tallesh me mua, ti që je Sundues?’ Transmetuesi thotë: “Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që ka qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët. Pat thënë: “Ja, kjo është shkalla më e ulët e xhenetlisë.”

Gabim?

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet një besimtar në Xhenet do të ketë një çadër nga një e vetmja kokërr e diamantit, çadër e cila do të jetë me vrimë, aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje. Besimtari aty do ta ketë familjen e tij, të cilës do t’i shkojë dhe vijë (do t’i bëjë tavaf). Familjet e tij nuk do të shihen me njëra tjetrën.” (Muttefekun alejhi)

Gabim?

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Vërtet xhenetlitë do t’i shohin mbi vete banorët e Gurefit siç i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës, të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhenetit dhe xhenetlitë.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e Pejgamberëve, a mund t’i arrijë tjetërkush?” Ai ka thënë: “Sigurisht! Pasha Atë në sundimin e të Cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-llahun dhe të cilët janë të bindur në vërtetësinë dhe sinqeritetin e Pejgamberëve të tyre.”

Gabim?

Nga Ebu Seid dhe nga Ebu Hurejret r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasë: “Vërtet ju është dhënë jeta dhe mos vdisni kurrë. Juve ju është dhënë shëndeti dhe kurrë mos u sëmurni. Juve ju është dhënë rinia dhe ju kurrë nuk do të plakeni. Juve ju është dhënë kënaqësia dhe ju kurrë nuk do të arrini në mjerim dhe të keqe!”

Gabim?

Nga Xherir b. Abdull-llahu r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kemi qenë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e ai shikoi në Hënën katërmbëdhjetëshe dhe tha: “Vërtet ju kështu do ta shihni Krijuesin tuaj dukshëm siç e shihni Hënën. Nuk do të ngushtoheni dhe shtyheni ndërmjet veti që ta shihni.” 363

Gabim?