Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

677 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu i jep jetë të gjatë mizorit, ndër-sa kur ta rrëmbejë nuk i shpëton dot”, pastaj lexoi: “Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është fort i dhembshëm.” (Hûd, 102)

Gabim?

Transmetohet nga Muadhi r.a. të ketë thënë: “Më dërgoi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e më tha: “Ti do t’i vish një populli prej Ehli Kitabit (të cilëve u është shpallë Libri, të krishterëve a jehudëve), andaj thirri ata në dëshmi se nuk ka zot përveç All-llahut dhe se vërtet unë jam i Dërguari i All-llahut. Nëse ata i binden kësaj, atëherë mësoji ata që All-llahu i ka urdhëruar me pesë namaze çdo ditë e natë, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë mësoji ata që All-llahu i ka obliguar me sadaka (zekat), të cilën do t’ua marrësh pasanikëve të tyre e do t’ua japësh të varfërve të tyre, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë ruhu (mos merr) nga gjërat e çmueshme të pasurisë së tyre. Dhe ruhu nga mallkimi (nëma) i të dëmtuarit, sepse mes mallkimit të tij dhe All-llahut nuk ka perde (pengesë).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Humejd Abdurrahman ibn Sa’d es-Saidij r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e angazhoi një njeri nga Ezdi, të cilin e quanin Ibni Lutbijje- për ta mbledhur zekatin. Kur ka ardhur, ka thënë: “Kjo është juaja, kurse kjo është dhuratë për mua.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.av.s. u ngrit në minber dhe pasi e falënderoi dhe madhëroi All-llahun tha: “Unë e kam angazhuar një njeri nga ju të ma kryejë punën me të cilën më ka ngarkuar All-llahu, e ai vjen dhe më thotë: “Kjo është juaja, kurse këtë e kam dhuratë që më është dhuruar mua. E përse nuk ka ndenjur në shtëpinë e prindërve të vet që ta marrë atje atë dhuratë, nëse është i sigurtë? Pasha All-llahun, çdokush nga ju që, pa të drejtë, merr pjesë të zekatit do të vijë në Ditën e Gjykimit duke e bartur në qafën e vet. Nëse e ka marrë devenë, do ta bartë në qafë dhe ajo me pëllitje do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë lopën, do ta bartë në qafë dhe ajo me palljen e vet do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë delen, do ta bartë në qafë dhe ajo me blegërimën e vet do ta kumtojë turpin e tij.” Pas kësaj (i Dërguari) i ka ngritur duart e veta, aq sa e kemi parë bardhësinë e sqetullave të tij, pastaj ka thënë: “O All-llahu im, a kam komunikuar (mjaft)?”

Gabim?

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As r. anhuma se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët. Kurse muhaxhir (i mirëfilltë) është ai që i braktis plotësisht ndalimet e All-llahut.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Umame Ijas ibn Tha’lebe el-Harithij r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush ia merr të drejtën një muslimani me dorën e tij të djathtë, All-llahu ia përcakton Xhehenemin dhe ia ndalon Xhenetin.” Një njeri i thotë: “Edhe nëse është ndonjë çështje e lehtë, o i Dërguari i All-llahut!? Tha: “Po, qoftë edhe një rrem nga druri i misvakut.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” (As-habët) Thanë: “I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para e as mall.” Tha: “I falimentuar i umetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me agjërim, me zekat, por edhe me mëkatin e sharjes së një personi, me shpifje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri, e kur t’u jepen atyre prej veprave të mira të këtij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj edhe ky do të hidhet në zjarr.”

Gabim?

Transmetohet nga Ummi Seleme r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet unë jam njeri, ju në konfliktet tuaja më drejtoheni mua. Është e mundshme që ndonjëri prej jush është më i aftë që t’i shtrojë argumentet e veta dhe unë të gjykoj në dobi të tij, sipas asaj që kam dëgjuar. Andaj, kujt t’ia shqiptoj të drejtën e vëllait të tij, vërtet ia kam shkëputur një pjesë të zjarrit (të xhehenemit).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari me besimtarin është i lidhur sikurse ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort njëri me tjetrin”, dhe i kryqëzoi gishtat e tij.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa r.a., po ashtu, se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush kalon nga xhamitë a tregjet tona, e me vete ka shigjeta (ose çfarëdo arme), le t’i mbajë në vendin e tyre ose le t’i kapë për majë (të hekurt), që me to të mos pengojë ndonjë musliman.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e puthi Hasanin, të birin e Aliut r.a., kurse tek ai ishte el-Akre’ ibn Habis që tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam puthur.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e shikoi dhe tha: “Kush nuk bën mëshirë (ndaj të tjerëve), nuk do të bëhet mëshirë ndaj tij (prej All-llahut).”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Erdhën disa njerëz (arabë) tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e i thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?” Tha: “Po” (Ata) Thanë: “Ne, pasha All-llahun, nuk i puthim!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Çka mund t’ju bëj, nëse All-llahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush u prin njerëzve në namaz, le të lehtësojë, sepse në mesin e tyre ka të dobët, të sëmurë dhe pleq. Kur të falet vetë, atëherë le ta zgjasë sa të dojë.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që ta përballojë vështirësinë dhe t’i plotësojë dëshirat e do t’ia largojë vështirësitë e tij. Atij që ia lehtëson vëllait të vet një barrë (vështirësi), All-llahu do t’ia lehtësojë atij vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon muslimanit ndonjë turp, All-llahu do t’ia mbulojë turpin në Ditën e Gjykimit.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos i bëni zili njëri-tjetrit, as mos e mashtroni njëri-tjetrin; mos e urreni njëri-tjetrin; mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, duke u hidhëruar; mos iu impononi njëri-tjetrit në shitblerje. Bëhuni, robër të All-llahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit. Nuk i bën atij padrejtësi, nuk e përul, nuk e lëshon. Devotshmëria është këtu.” Tri herë tha duke bërë shenjë në gjoksin e tij. “Një njeriu i del mjaft e keqja, nëse e nënçmon vëllanë e tij musliman. Secilit musliman patjetër i janë të shenjta dhe të paprekshme jeta, pasuria dhe nderi i muslimanit tjetër.”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vetveten.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka pesë detyra: Kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja në ftesë, përgjigjja me lutje (Jerhamukell-llah, All-llahu të mëshiroftë! - atij që teshtin dhe thotë: el-hamdu li-l-lah).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Umare el-Bera ibn Azib r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na i ka urdhëruar shtatë (gjëra) dhe na i ka ndaluar shtatë: Na ka urdhëruar vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen me lutje atij që teshtin, pranimin e vërtetësisë së betimit, ndihmën e të dëmtuarit, të përgjigjurit në ftesë dhe përhapjen e selamit. Por na e ka ndaluar: vënien e unazave të arit, pirjen prej enës së argjendtë, shtrimin e jastëkut të mëndafshtë të mbushur me pambuk në shpinë të deves për hipje, bartjen e jelekut të mëndafshtë të qëndisur me lara të linjta, veshjen e rrobave të mëndafshta, rrobat prej armaçit dhe prej mëndafshit, të hollat dhe të trashat.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk e mbulon asnjë rob (njeri) robin tjetër në këtë botë, e të mos e mbulojë atë All-llahu në Ditën e Gjykimit.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Gjithë umeti im do të jetë i falur përveç mëkatarëve publikë, kurse prej mëkateve publike është kur një njeri e bën një punë natën, pastaj gdhihet duke qenë i mbuluar (mëkati i tij) nga ana e All-llahut, por ai thotë: “O filan, unë mbrëmë e kam bërë këtë dhe atë vepër.” Atë mbrëmë e pat mbuluar Krijuesi i tij, kurse ai, kur u gdhi, e zbulon atë që ia pat mbuluar All-llahu.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që t’i kalojë vështirësitë dhe t’i plotësojë nevojat e veta, All-llahu do t’ia plotësojë dëshirat dhe do t’ia largojë vështirësitë. Atij që ia lehtëson muslimanit ndonjë vështirësi, All-llahu do t’ia lehtësojë vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon muslimanit ndonjë turp, All-llahu do ta mbulojë turpin e tij në Ditën e Gjykimit.”

Gabim?