Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

513 hadithe · Të gjithë kapitujt

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet shembulli i një hafidhi të Kur’anit, është sikurse shembulli i një deveje me këmbë të lidhura. Nëse gjithnjë e mban lidhur do ta ketë atë, e nëse e lëshon, do t'i shkojë.” Kështu pra është edhe me hafidhin e Kur’anit, nëse gjithnjë e lexon do të mbetet hafidh i tij, përndryshe do ta harrojë.

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “All-llahu nuk i lejon askujt atë që ia ka lejuar Pejgamberit, që me zë të bukur, të lartë e melodik ta lexojë Kur’anin.”

Gabim?

Berra bin Azibi r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke lexuar në namazin e jacisë “Vettini. Vezzejtuni.” Unë nuk kam dëgjuar zë më të bukur se zërin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”

Gabim?

Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregon se një njeri e ka dëgjuar një tjetër duke lexuar: “Kul huvall-llahu ehad”, të cilën sure e ka përsëritur. Pasi agoi, shkoi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi se ai e nënçmonte suretul “Ihlas.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Për Atë, në duart e të cilit është shpirti im. Kjo sure është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.”

Gabim?

Ebu Mes’ud El-Bedrijju r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures “Bekare” gjatë një nate, do t’i mjaftojnë.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë: “Më autorizoi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për ruajtjen e zekatit të Ramazanit (sadakai fitrit) dhe më erdhi një udhëtar, që filloi të marrë ushqim, e kapa dhe i thashë: “Gjithsesi do të të dërgoj tek i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “Unë jam i nevojshëm, unë kam familje dhe nevojë shumë të madhe.” Unë e lejova të shkojë. Kur agoi, i Dërguari i All-llahut tha: “O Ebu Hurejra, çka bëri dje robi me ty?” Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, u ankua në nevojshmëri dhe familje, më është dhimbsur dhe për këtë e lashë të hyjë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Sa i përket atij, ai të ka gënjyer dhe prapë do të vijë.” Pasi e dija se do të vijë prapë, sipas fjalëve të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., unë e pritja. Erdhi dhe filloi të marrë ushqim. Unë i thashë: “Të dërgoj tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Ai prapë tha: “Më lësho, unë jam i nevojshëm, kam shumë fëmijë dhe nuk do të vij tjetër here.” Mu dhimbs dhe e lëshova të shkojë. Të nesërmen, i Dërguari i All-llahut më tha: “O Ebu Hurejra, çka bëri me ty robi?” Unë i thashë: “Ankohej se ka nevojë shumë të madhe dhe ka shumë fëmijë. Mu dhimbs dhe e lirova të shkojë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tha: “Ai të ka gënjyer dhe përsëri do të kthehet.” E prita për të tretën herë kur erdhi të marrë ushqim. E kapa dhe i thashë: “Gjithsesi do të të dërgoj tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kjo është hera e tretë që ti thua se nuk do të kthehesh dhe prapë vjen.” Ai më tha: “Liromë, sepse unë do t’i mësoj disa fjalë, të cilat do të sjellin dobi tek All-llahu.” I thashë: “Cilat janë ato?” Ai më tha: “Kur të shkosh të flesh në shtratin tënd, lexoje ajeti Kursin deri në fund të ajetit: “All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu”, All-llahu atë natë do të të ruajë dhe shejtani nuk do të të afrohet deri në agim. Për këtë e lejova të shkojë. Të nesërmen pas agimit, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tha: “Çka bëri robi me ty dje?” Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai më premtoi se do të më mësojë disa fjalë me të cilat All-llahu do të më sjellë dobi, për këtë e lejova të shkojë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tha: “Cilat janë ato fjalë?” Unë i thashë se ai më tha: ‘Kur të shkosh të flesh lexoje ajeti Kursin prej fillimit deri në fund të ajetit: “All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu”, dhe më ka thënë se All-llahu do të më ruajë atë natë, dhe shejtani nuk do të mund të më afrohet derisa të zgjohem. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Të ka thënë të vërtetën, edhe pse ai është gënjeshtar i madh. A e di se me kë ke biseduar tri ditë o Ebu Hurejre?” Pasi unë i thashë jo, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tha: “Ai ishte shejtani!”

Gabim?

Abdull-llah ibni Abdurrahman bin Ebu Sa’asaa tregon se Ebu Seid El-Hudriu i ka thënë: “Unë të shoh ty që i do dhentë dhe shkretëtirën, kur të jesh me dhen në shkretëtirë dhe kur të thërrasësh ezanin për namaz, atëherë ngrije zërin. Vërtet çdokush që e dëgjon zërin e namazit, qoftë xhind, njeri ose diçka tjetër, do të bëhet dëshmitar Ditën e Gjykimit.” Ebu Seidi pastaj tha: “Unë këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz, atëherë shejtani lëshon një zë dhe ikën që të mos e dëgjojë ezanin. Dhe kur të përfundojë ezani, ai kthehet derisa të tubohen njerëzit për namaz dhe derisa të bëhet ikameti, atëherë u afrohet njerëzve dhe u pëshpërit: Përkujtoje këtë, përkujtoje atë, etj., gjë të cilën njeriu nuk do ta kishte përkujtuar pa namaz, kështu që njeriu nuk di sa ka falur.”

Gabim?

Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë pasi ta dëgjojë thirrjen (ezanin): “O Zoti im dhe Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, jepja Muhammedit “vasilen dhe fadilen”, vend të posaçëm dhe përparësi dhe ringjalle atë në vendin më të famshëm, të cilin ia ke premtuar. Kush e thotë këtë do të jem shefaatxhi i tij në Ditën e Gjykimit.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çfarë mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej asnjë papastërti.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë tha: “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet.”

Gabim?

Ibnu Mes’udi r.a. tregon se një njeri e kishte puthur një grua vetëm një herë dhe erdhi tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që ta lajmërojë, i penduar për atë mëkat. Atëherë All-llahu e shpalli ajetin: “Fale namazin ditën dhe natën, vërtet punët e mira i shlyejnë punët e këqija.” Njeriu atëherë i tha Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “A vlen kjo për mua?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Për mbarë umetin tim!”

Gabim?

Burejde r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e lë namazin e ikindisë, i humb e tërë puna e tij.”

Gabim?

Ebu Hurejra thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush zgjohet herët dhe shkon në xhami, All-llahu do t’i përgatisë atij banesa në Xhenet, çdo herë që zgjohet herët dhe kur bie vonë.”

Gabim?

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka vonuar faljen e namazit të jacisë një natë deri në mesnatë, e pasi e fali namazin u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: “Këta njerëz janë falur, kanë fjetur, por gjithnjë ishin në namaz, gjatë kohës së pritjes së namazit.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sikur ta dinin se ç’vlerë kanë namazi i jacisë dhe i sabahut, ata do të vinin në xhami rrëshqanas.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët (hipokritët) se namazi i sabahut dhe i jacisë, e sikur ta dinin se çka ka në ta, do të vinin në xhemat, në këto dy namaze edhe rrëshqanas.”

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mua më është urdhëruar që të luftoj me njerëzit (me pabesimtarët), derisa të mos dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij (hyjninë e All-llahut dhe pejgamberinë e Muhammedit), si dhe derisa të mos falin namazin dhe të mos japin zekatin, e kur i kryejnë këto, atëherë gjaku dhe pasuria e tyre janë të sigurta, përveç sipas parimeve islame, ndërsa sa i përket sinqeritetit të tyre është çështje e Perëndisë.” (Muttefekun alejhi)

Gabim?

Muadhi r.a. thotë: “Më dërgoi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Jemen dhe më tha: “Ti do të shkosh tek populli që është posedues i Librit (ehlul kitab). Thirri ata që të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, e nëse binden në këtë, atëherë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me pesë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë. Nëse binden në këtë, atëherë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me zekat (lëmoshë), e cila merret prej të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve. Nëse binden në këtë, atëherë ruaju vlerës së pasurisë së tyre, si dhe ruaju mallkimit të të shtypurit, sepse në mes të të shtypurit dhe All-llahut nuk ka perde.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sikur njerëzit ta dinin vlerën e ezanit dhe të safit të parë, ata nuk do të kishin mbetur pa hedhur short se kush do ta thirrë ezanin dhe kush do të ulet në safin e parë.”

Gabim?

Nu’man ibni Beshiri r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Safet tuaja ose do t’i drejtoni, ose All-llahu do t’jua ndryshojë fytyrat juve.”

Gabim?