Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

513 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën gdhihen robërit e All-llahut e që të mos zbresin dy engjëj dhe njëri të thotë: “O All-llahu im, jepi kompensim atij që ka shpenzuar”, kurse tjetri thotë: “O All-llahu im, jepi shkatërrim atij që (dorën e vet) ka shtrënguar.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që lyp). Fillo prej familjes tënde. Sadaka më e mirë është ajo që bëhet duke qenë i pasur (pasi t’i ketë plotësuar nevojat e familjes), kush bëhet dinjitoz, All-llahu ia ruan dinjitetin dhe kujt i mjafton ajo që ka, All-llahu do t'ia mjaftojë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.: “Hasani, i biri i Aliut r.a. (si fëmijë) njëherë e mori një hurmë nga hurmat e dhëna për sadaka dhe e shtiu në gojë. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Mos, mos, gjuaje atë! A nuk e di se ne nuk hamë sadaka?!”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë:“Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgjigjet për tufën e tij. Imami (udhëheqësi – sunduesi) është bari (i popullit të vet) dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe do të përgjigjet për tufën e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo do të jetë përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari (rojtar) i pasurisë së zotëriut të vet dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgjigjet për tufën e tij.”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Umeri dhe Aishja r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vazhdimisht më ka porositur Xhibrili për fqinjin, saqë kam menduar se do t'i jepë të drejtë edhe në trashëgimi.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurtë nga të këqijat e tij!”

Gabim?

Transmetohet, po ashtu nga Ebu Hurejra r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame mos ta shqetësojë fqinjin e vet, kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le ta nderojë mikun (musafirin) e vet dhe kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le të flasë mirë ose le të heshtë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’ud r.a. se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Cila punë është më e dashur tek All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Namazi në kohën e vet.” I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Bamirësia ndaj prindërve.” I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Xhihadi (lufta) në rrugë të All-llahut.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mirë?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” (Pejgamberi) tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Babai yt.”

Gabim?

Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, atëherë le të kujdeset dhe le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”

Gabim?

Transmetohet se Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As i ka thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Të zotohem ty për hixhret dhe xhihad, dhe kërkoj shpërblimin nga All-llahu i Madhëruar.” (Pejgamberi) Tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?” Tha: “Po, madje të dy i kam gjallë.” Tha: “Dhe po kërkon shpërblim nga All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Po” Pejgamberi tha: “Kthehu tek prindërit e tu dhe bëju shoqërim e shërbim të mire.”

Gabim?

Transmetohet, po ashtu, nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’Asi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është e mjaftueshme vetëm mbajtja e lidhjeve farefisnore, por duhen rivendosur lidhjet e pandërprera farefisnore.”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Afëria (e gjakut) varet në Arsh dhe thotë: “Kush i mban lidhjet me mua, All-llahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndërpret lidhjet me mua, All-llahu do t’i ndërprejë lidhjet me të.”

Gabim?

Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më erdhi nëna ime, që ishte ende idhujtare (mushrike) në kohën kur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte në marrëveshje (me idhujtarët në marrëveshjen e Hudejbisë), dhe unë i kërkova sqarim duke i thënë: “Më ka ardhur nëna ime që më do dhe është permalluar, andaj, a të mbaj lidhje me të?” Tha: “Po, mbaj lidhje me të.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd el-Ensarij r.a. se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhenet dhe do të më largojë nga Xhehenemi?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i shoqërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Bekrete Nufej ibn el-Harith r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë tri herë: “A doni t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nëse i përshkruhet All-llahut shok (shirk) dhe mos-dëgjimi i prindërve.” Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drejtua dhe tha: “Vini re, edhe rrena, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thamë: “Ah, sikur të heshte!”

Gabim?

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’Asi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mëkatet e mëdha janë: Nëse i përshkruhet All-llahut shok (shirk); mosdëgjimi i prindërve; vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm (kur të bëhet me qëllim dhe me vetëdije rrejshëm).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Muhammed Xhubejr ibn Mut’imi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i ndërpret lidhjet.” Sufjani në transmetimin e tij, thotë: “Do të thotë lidhjet familjare.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Isa el-Mugire ibn Shu’beja r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ua ka ndaluar (haram) mosdëgjueshmërinë ndaj nënave; moskryerjen e obligimit dhe kërkimin e asaj që nuk ju takon; dhe nëpërkëmbjen e vajzave (varrimi për së gjalli) dhe ua ka bërë të urryer (mekruh) thashethemet (kur flitet gjithçka që dëgjoni); pastaj pyetjet e shumta (për çka s’ka nevojë) dhe harxhimin e tepërt (të pakontrolluar) të pasurisë (në vende të paparapara nga feja).”

Gabim?

Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. se ka thënë: “Dola në udhëtim bashkë me Xherir ibn Abdull-llah el-Bexhel-lij r.a. dhe filloi të më shërbejë. Unë i thashë: “Mos vepro kështu!” Kurse ai m’u përgjigj: “Vërtet, unë i kam parë ensarët, kështu vepronin me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe unë jam zotuar në vetvete që secilin prej tyre mos ta shoqëroj e të mos i shërbej.”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. e ky nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. se ka thënë: “Kujdesuni për Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në familjen e tij.”

Gabim?