Ebu Hurejra r.a., në hadithin rreth personit i cili nuk e falte mirë namazin, tregon se ka ardhur dhe e ka falur namazin e pastaj ka ardhur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i ka dhënë selam. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pranoi selamin e pastaj tha: “Kthehu dhe falu përsëri, sepse nuk je falur!” Personi i cili nuk falej mirë shkoi dhe e përsëriti namazin, pastaj përsëri erdhi dhe i dha selam Pejgamberit s.a. v.s. Në këtë mënyrë veproi tri herë.
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj677 hadithe · Të gjithë kapitujt
Ummi Hani dhe motra e saj bintu Ebi Talib r.a. thonë: “Shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ditën e çlirimit të Mekes kur ai ishte duke u larë, ndërsa Fatimeja e mbulonte me një mbulesë e unë e përshëndeta, e pastaj e përmendi hadithin e mëparshëm.”
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ehli kitabët (besimtarët e librave të shenjtë) ju përshëndesin, thoni: “Ve alejkum.” (Edhe mbi ju)
Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kërkesa apo leja për të hyrë përsëritet tri herë, nëse të pranon mirë, e nëse jo, atëherë kthehu.”
Sehl ibnu Sa’d r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kërkimi i lejes për të hyrë diku është bërë për shkak të ekspozimit.”
Ebu Dherri r.a. thotë: “Një natë dola dhe e vërejta Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke shëtitur vetëm. Unë shkoja nën hijen e Hënës dhe kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më vërejti e më tha: “Kush është?”, unë u përgjigja: “Ebu Dherri.”
Ebu Musa tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Nëse dikush prej jush teshtin dhe thotë ‘El-hamdulil-lah’ (Falënderimi i qoftë All-llahut), përshëndeteni me fjalët e njohura, por nëse nuk thotë ‘El-hamdulil-lah’, atëherë mos kërkoni shëndet për të, mos i thoni ‘Jerhamukell-llahu’!”
Enesi r.a. tregon: “Dy njerëz kanë teshtitur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe për njërin prej tyre Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kërkoi shëndet dhe tha: ‘Jerhamukell-llahu!’ (të mëshiroftë All-llahu), e për the-trin jo. I dyti, për të cilin Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk kërkoi shëndet, tha: “Kur ky teshtin kërkuat shëndet për të, ndërsa kur teshtita unë, këtë nuk e bëte.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Ky e falënderoi All-llahun, ndërsa ti nuk veprove ashtu.”
Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka puthur Hasanin, të birin e Aliut r.a., e atëherë Akre bin Habisi i tha: “Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjëherë asnjërin prej tyre nuk e kam puthur.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ai që nuk ka mëshirë për të tjerët, nuk do të mëshirohet.” (Ai që nuk ka mëshirë ndaj të tjerëve edhe të tjerët nuk do të jenë të mëshirshëm ndaj tij) 363
Berra ibni Azibi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na ka urdhëruar: “Ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të kërkojmë shëndet për atë që teshtin (nëse thotë ‘El-hamdulil-lah’), ta respektojmë betimin, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgjigjemi ftesës dhe të përhapim paqen (selamin).”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Muslimani ndaj muslimanit ka këto pesë obligime: pranimin e selamit, vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen e ftesës si dhe kërkimin e shëndetit për ata që teshtijnë.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit: “O njeri, isha i sëmurë dhe nuk më vizitove!” Njeriu atëherë do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të të vizitoj Ty, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur se robi im ishte i sëmurë dhe nuk e ke vizituar? A nuk e di se, sikur ta kishe vizituar, me siguri do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, kam kërkuar prej teje ushqim, por nuk më ke dhënë.” Njeriu do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ushqim, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur që robi im ka kërkuar prej teje ushqim e ti nuk i ke dhënë? A nuk e ke ditur se, sikur t’i kishe dhënë ushqim, do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, Unë kam kërkuar prej teje të më japësh ujë, por ti nuk më ke dhënë të pijë!” Njeriu do të thotë: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ujë, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “Ka kërkuar robi Im ujë prej teje e ti nuk i ke dhënë. Sikur t’i kishe dhënë ujë atij, do të më kishe gjetur Mua tek ai!”
Thevban r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimani, kur e viziton vëllanë e vet musliman, vazhdimisht është në hurfen e Xhenetit derisa të kthehet.” Të pranishmit e pyetën se ç’është hurfa e Xhenetit? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Ata janë portokajt e këputur, pemët e Xhenetit.”
Aishja r.anha tregon se kur ndokush i ankohej Pejgamberit s.a. v.s. për ndonjë gjë, sëmundje apo plagë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e prekte në atë vend me gishtin e tij tregues (transmetuesi Sufjan ibni Ujejne e vuri gishtin e tij në tokë pastaj e ngriti, duke dashur të tregojë se si ka vepruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) e pastaj tha: “Bismil-lahi, turbetu erdina, birikati ba’dina, jushfi bihi sekimuna, bidhni rab-bina.”
Ebu Abdull-llah Uthman ibni Ebil Asi r.a. tregon se i është ankuar Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për një sëmundje në trupin e vet. I Dërguari i All-llahut i tha: “Vëje dorën tënde në vendin në të cilin ke dhembje dhe thuaj: “Bismil-lahi (tri herë) dhe shtatë herë thuaj: “Kërkoj mbrojtje nga i Gjithëfuqishmi prej sherrit të asaj që ndiej dhe prej atij që i ruhen.”
Ummi Selma r.anha thotë: “Hyri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tek Ebu Selma dhe ai kishte humbur të pamurit. Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia mbylli sytë dhe tha: “Vërtet kur të dalë shpirti, atëherë atë e përcjell edhe shikimi.” Në atë moment disa anëtarë të familjes së Ebu Selmes filluan të bërtasin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë tha: “Mos kërkoni për vete përveç hajrit, sepse melekët bëjnë amin për të gjitha ato që ju thoni.” Pastaj tha: “O Zoti im, fale Ebu Selmen dhe ngreje gradën e tij në shoqërinë e të udhëzuarve që kanë ndjekur rrugën Tënde dhe fali pasardhës të denjë, na fal ne dhe atë, o Krijues i botëve, dhe zgjeroje varrin e tij dhe ndriçoje.”
Ummi Selma r.anha thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Robit, të cilit i ndodh ndonjë fatkeqësi dhe thotë: “Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun (Vërtet ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi). O Zoti im, më jep shpërblim në këtë fatkeqësi dhe zëvendësoma me një të mire.” All-llahu do ta shpërblejë për fatkeqësinë që i ka ndodhur me një shpërblim të mire.” Ummi Selma thotë: “Pasi ka shkuar në ahiret Ebu Selma, unë jam lutur ashtu siç më ka mësuar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe për këtë All-llahu ma ka dhënë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”
Usame ibnu Zejdi r.anhuma thotë: “Njëra prej vajzave të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dërgoi dike tek i Dërguari i All-llahut që t’i tregojë dhe ta thërrasë se një fëmijë apo djalë i saj, është para vdekjes. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha të dërguarit të saj: “Kthehu tek ajo dhe thuaj se e All-llahut është e tërë ajo që e merr, e All-llahut është edhe ajo që e jep dhe çdo gjë ke Ai e ka kufirin (exhelin) e caktuar dhe për këtë urdhëroje atë që të bëjë durim dhe të llogarisë në dëmshpërblim (kompensim).” (Transmetuesi e përmend hadithin në tërësi)
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka vizitu-ar Sa’d ibni Ubadeten dhe se së bashku me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishin Abdurrahman ibnu Avfi, Sa’d ibnu Ebi Vekkasi dhe Abdull-llah ibnu Mes’udi r.anhum. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem qau dhe, kur ata e panë se si qante i Dërguari i All-llahut, qanë edhe ata e ai pastaj u tha: “A nuk dëgjoni? Vërtet All-llahu nuk do të dënojë për shkak të lotit të syrit e as për dëshpërimin e zemrës, por do të dënojë për shkak të kësaj ose do të mëshirojë.” Kur tha “për shkak të kësaj”, atëherë bëri me shenjë nga gjuha.”
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem hyri tek i biri i tij, Ibrahimi, i cili ishte para vdekjes dhe iu mbushën sytë me lotë dhe Abdurrahman ibnu Avfi i tha: “Edhe ti, o i Dërguari i All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “O ibnu Avf, kjo është mëshirë”, e pastaj vazhdoi: “Vërtet syri qan, zemra dëshpërohet, por ne nuk do të themi përveç atë me të cilën është i kënaqur Zoti ynë. Ne për shkak të ndarjes tënde, o Ibrahim, jemi të pikëlluar.”