Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

677 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thërret në rrugë të vërtetë do të shpërblehet aq sa edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur, e që në këtë nuk do t’u mungonte asnjë pjesë e shpërblimit të tyre.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur vdes njeriu, sevabet i pushojnë së arrituri, përveç në tri raste: sadakasë së përhershme, shkencës prej të cilës ka dobi njerëzia dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të.”

Gabim?

Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar nuk do t’ua marrë (njerëzve) dijen në atë mënyrë që do t’ua nxjerrë nga shpirtrat e tyre, por do ta marrë duke bërë të vdesin të diturit, pas së cilës në Tokë nuk do të mbetet asnjë njeri i ditur që do t’u bëhej imam. Atëherë njerëzit d o të marrin për imamë injorantët dhe do t’u shtrojnë pyetje të ndryshme fetare, kurse ata do t’u përgjigjen (japin fetva) pa dije përkatëse, me çka do ta lajthisin botën dhe vetveten do ta shkatërrojnë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në natën e Israsë i janë dhënë dy gota: me verë dhe me qumësht. I shikoi ato (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) dhe e mori qumështin. Atëherë Xhibrili tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili të përudhi në pastërtinë burimore (fitreh), sepse po ta kishe marrë verën, populli yt do të humbte!”

Gabim?

Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush bën një salavat për mua, All-llahu atij ia bën dhjetë salavate.”

Gabim?

Nga Ebu Muhammed Ka’b b. Uxhreh r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem doli mes nesh, kurse ne thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ne tashmë dimë si të të përshëndesim me selam, por si do të thërrasim salavate për ty?” Ka thënë: “Thoni: All-llahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema sal-lejte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid; All-llahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema barekte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid. (O All-llah, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i lavdishëm. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i Lavdishëm.”

Gabim?

Nga Ebu Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Na erdhi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kurse ne ishim në ndeje te Sa’d b. Ubadeh r.a., e Beshir b. Sa’di tha: “O i Dërguari i All-llahut, na ka urdhëruar All-llahu të themi salavate mbi ty, si do ta bëjmë këtë?” I Dërguari i All-llahut ka heshtur aq, sa ne dëshiruam që mos ta kishte pyetur për këtë, pastaj tha: “Thoni: “O All-llah, mëshiroje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit. Vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm. Kurse selami është sikur që jeni mësuar ju.”

Gabim?

Nga Ebu Humejd es-Saidij r.a. transmetohet se ka thënë: „(As’ habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të thërrasim salavate mbi ty?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë: “Thoni: “O All-llah, mëshiroje Muhammedin, gratë e tij dhe pasardhësit e tij, siç e ke mëshiruar Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe gratë dhe pasardhësit e tij siç e ke bekuar Ibrahimin. Vërtet Ti je i Lavdishëm.” 363

Gabim?

Nga Ebu Ejjub el-Ensarij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë: Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robëria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.”

Gabim?

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë: “A të të njoftoj me fjalët më të dashura për All-llahun? Fjalët më të dashura të All-llahut janë: “Subhanall-llahi ue bihamdihi” (Madhëria dhe falënderimi i përkasin All-llahut të madhëruar.)

Gabim?

Nga Ebu Malik el-Esh’arij r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit, el-hamdu lil-lahi mbush peshojën, kurse subhanall-llahi uel-hamdu lil-lahi mbush çdo gjë ndërmjet qiejve dhe tokës.”

Gabim?

Nga Sa’d b. Ebi Uekkasi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një beduin erdhi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tha: “Mësomë të them ndonjë fjalë!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: “Lâ ilâhe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, All-llahu ekberu kebiren, uel-hamdu lil-lahi kethiren, ue subhanall-llahu rabbil-alemine, ue la havle ue la kuuete il-la bil-lahi-l-azizil-hakim.” (Nuk ka Zot përveç të vetmit All-llah që nuk ka shoqërues, All-llahu është më i Madhi në madhërinë e Vet, për All-llahun qofshin falënderimet e shumta, Lavdia i qoftë All-llahut, krijuesit të botëve. Nuk ka fuqi as forcë pa All-llahun, të Lavdishëm dhe të Urtë). Beduini tha: “Të gjitha këto janë të Krijuesit tim e ç’është e imja?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë. “Thuaj: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më përudh dhe më furnizo.”

Gabim?

Nga Theubani r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut, kur e përfundonte namazin, tri herë kërkonte falje, e pastaj thonte: “All-llahu im! Ti je selam dhe nga Ti është selami, bekimi qoftë mbi Ty, o zotërues i madhërisë dhe bujarisë.” Kur është pyetur el-Euzaija, një nga transmetuesit e hadithit: “Si kërkohet falje (istigfar)?” Ai ka thënë: “Thuhet: Estagirull-llahe, estagfirull-llahe” (e lus All-llahun për falje).”

Gabim?

Nga Mugire b. Shu’beh r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pas përfundimit të namazit dhe dhënies selam ka thënë: “La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir. All-llahume la mânia lima a’atajte, ue la mu’tije lima mena’te, ue la jenfeu dhel-xheddi minke-l-xheddu.” (Nuk ka Zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, që nuk ka shoqërues në asgjë, i Tij është tërë sundimi dhe vetëm Atij i përket tërë falënderimi dhe lavdia. Ai është sundues i gjithmundshëm i çdo gjëje. All-llahu im, nuk ka ndalues të dhënies Tënde, as dhënies që Ti e ndalon, as të zellshmit nuk i vlen zelli dhe puna pa dhënien e All-llahut. Prej teje është zelli e pasuria).

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se muhaxhirët varfanjakë i kanë ardhur të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe kanë thënë: “Të pasurit na tejkaluan në shkallë dhe me bekime të vlefshme. Ata falen si falemi edhe ne, agjërojnë sikur agjërojmë ne, ata kanë dobi nga pasuria, ata kryejnë haxhin, umren dhe xhihadin dhe ndajnë sadaka.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “A dëshironi t’ju mësoj diçka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë tejkaluar dhe ata që vijnë pas jush; nëse këtë e bëni, askush nga ju nuk do të jetë më i vlefshëm përveç nëse vepron ç’veproni edhe ju.” Muhaxhirët varfanjakë kanë thënë: “Po, gjithqysh, o i Dërguar i All-llahut!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë: “Do të thoni subhanall-llah, el-hamdu lil-lah dhe All-llahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë.” Ka thënë transmetuesi Ebu Salih nga Ebu Hurejra: “Kur është pyetur për mënyrën praktike të dhikrit (pas namazit, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.), ka thënë: “Subhanall-llah, ue-l-hamdu lil-lah, uall-llahu-ekber, që secila të jetë nga tridhjetë e tri herë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e lavdon All-llahun pas çdo namazi me tridhjetë e tri herë dhe kush e falënderon All-llahun tridhjetë e tri herë, e kush e madhëron All-llahun tridhjetë e tri herë, e pastaj e plotëson këtë me të njëqindtën: La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu; lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu; ve huve ala kul-li shej’in kadir, do t’i falen mëkatet, qofshin ato edhe se shkuma e detit.”

Gabim?

Nga Ka’b b. Uxhre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Përcjellëset (fjalët pas namazit), të cilat nuk do ta tradhtojnë kryerësin, shqiptuesin e tyre, ose pas çdo namazi të obliguar janë tridhjetë e tri herë tesbihi, tridhjetë e tri herë tahmidi dhe tridhjetë e katër herë tekbiri.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ta kryeni teshehhudin në namaz, çdonjëri nga ju le të kërkojë nga All-llahu mbrojtjen nga katër gjëra me fjalët: “O All-llahu im! Më ruaj nga dënimi i Xhehenemit, dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes, dhe nga sherri i mashtrimeve të Dexhxhallit - Antikrishtit.”

Gabim?

Nga Aliu r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur falej, gjithnjë thonte ndërmjet teshehhudit dhe selamit: “All-llahu im! Më fal ç’kam bërë dhe ç’kam lënë pa bërë, ç’kam fshehur dhe ç’kam bërë publikisht, dhe ç’kam tepruar, dhe atë që Ti e di më mirë se unë. Ti je ai që i paraprin çdo gjëje, kurse unë jam ai që të ndjek Ty, nuk ka zot tjetër përveç Teje.”

Gabim?