Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

677 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pat shpeshtuar të thonte në rukunë dhe sexhdet e tij: “Subhaneke-ll-llahumme rabbena ve bihamdike, All-llahumme-gfirli” (Lavdia të qoftë Ty, o All-llahu im, Krijuesi im, Ty të qoftë falënderimi, All-llahu im, më fal!”).

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sa i përket rukusë, në të duhet madhëruar Krijuesi tuaj; sa i përket sexhdes, në to përpiquni me dua, sepse është e mundur t’ju pranohet lutja.”

Gabim?

Nga nëna e besimtarëve Xhuvejrije binti-l-Harith r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një mëngjes doli nga ajo në kohën e sabahut, ndërsa ajo ishte në mesxhidin e saj. Pastaj u kthye, pasi e fali namazin e duhasë (ora 9-10 paradite, N.I.), kurse ajo ishte ulur, me ç’rast (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Ti qenke në gjendjen e njëjtë në të cilën të kam lënë kur jam ndarë prej teje.” Ajo tha: “Po.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet pas teje kam thënë katër fjalët nga tri herë, dhe sikur ato të mateshin me ato që ti ke thënë gjatë tërë ditës, këto fjalë do të anonin, e ato janë. “Subhanall-llahi ve bihamdihi adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete arshihi, ve midade kelimatihi.” (Lavdia i qoftë All-llahut dhe Atij i qoftë falënderimit në numrin e krijesave të Tij, kënaqësisë së Tij personale, peshën e Arshit të Tij dhe ngjyrës së fjalëve të Tij).” Në transmetim të Tirmidhiut është: “A dëshiron të të mësoj fjalët të cilat do t’i theksosh?” (Pastaj e theksoi tesbihin e cekur, duke e thënë nga tri herë): “Subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi midade kelimatihi, subhannall-llahi midade kjelimatihi, subhanall-llahi midade kelimatihi.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu i madhëruar thotë: “Unë jam në mendimet e robit Tim për Mua, Unë jam me të kur më përmend Mua, nëse ai më përmend në veten e tij, Unë e kujtoj atë në veten Time, e nëse ai më përmend Mua në bashkësi, edhe Unë atë e kujtoj në bashkësi më të mirë se të atij.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ju kanë tejkaluar muferridunët!” (As’habët) thanë: “Kush janë këta muferridunët, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Muferridë (individë të veçantë) janë ata dhe ato që e përmendin shumë All-llahun xh.sh.”

Gabim?

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se ka thënë: “Më ka thënë mua i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “A dëshiron të të drejtoj në një nga thesarët e Xhenetit?” U përgjigja: “Sigurisht, o i Dërguari i Zotit.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “La haule ue lâ kuuete il-la bil-lahi” (Nuk ka fuqi as forcë pa ndihmën e All-llahut).

Gabim?

Nga Aishja r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e përmendte All-llahun në çdo kohë dhe në çdo situatë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ka engjëj që udhëtojnë gjithnjë dhe kërkojnë ithtarë të dhikrit, e kur gjejnë popullin që e përmend All-llahun e Madhëruar, engjëjt thërrasin: ‘Ejani te nevojat tuaja!’, e pastaj i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e kësaj bote, kurse Krijuesi i tyre, edhe pse e di më mirë se ata, i pyet: ‘Ç’po flasin njerëzit e Mi?’” Ka thënë: “Engjëjt thonë: ‘Po të lavdojnë (tesbih) Ty, po të madhërojnë (tekbir) Ty, po të falënderojnë (tahmid) Ty dhe po të lartësojnë (temxhid) Ty’. All-llahu tha: ‘A më kanë parë robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, ata nuk ë kanë parë!’ All-llahu pyeti: ‘Si do të ishin, sikur të më shihnin?’ Engjëjt thonë: ‘Sikur Të të shihnin, ata edhe më tepër do Të të adhuronin, do Të të falënderonin dhe do Të të lavdonin’. All-llahu tha: ‘A po kërkojnë diçka robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Po Të lusin për Xhenet’.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “All-llahu thotë: ‘A e kanë parë atë?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, o Krijues, nuk e kanë parë Xhenetin’. All-llahu atëherë u tha: ‘E si do të luteshin për Xhenetin, sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë Xhenetin, ata edhe më shumë do të lakmonin për të, edhe më shumë do të kërkonin dhe edhe më shumë do të dëshironin’. Atëherë All-llahu i pyeti ata: ‘Prej çfarë gjëje ata kërkojnë mbrojtje dhe strehim?’ Engjëjt thanë: ‘Ata kërkojnë mbrojtje nga zjarri’. All-llahu tha: ‘A e kanë parë ata zjarrin?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, nuk e kanë parë!’ All-llahu tha: ‘E si do të kërkonin ata mbrojtjen nga zjarri sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë zjarrin, ata edhe më shumë do të iknin nga ai, dhe edhe më shumë do të frikësoheshin nga ai’. All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Bëhuni dëshmitarë që po ua fal atyre.” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një prej engjëjve thotë: ‘O Krijues, në mesin e tyre është një që nuk është prej tyre, Ai ka ardhur në mesin e tyre për shkaqe private.’ All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Ata të gjithë së bashku ulen, nuk mund të jetë i pakënaqur një fqinj i tyre që qëndron ulur në shoqërinë e njëjtë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. dhe nga Ebu Seidi r.a. transmetohet se kanë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Asnjë grup njerëzish nuk do të ulen ta përmendin All-llahun dhe që engjëjt nuk do t’i rrethojnë, nuk do t’i kaplojë mëshira dhe nuk do të lëshohet mbi ta qetësia shpirtërore dhe që All-llahu nuk do t’i theksojë dhe njoftojë me shpirtrat e tij të zgjedhur dhe me engjëjt e botëve të larta hyjnore.”

Gabim?

Nga Ebu Uakid el-Harith b. Aufi r.a. transmetohet se njëherë i Dërguari i All-llahut është ulur në xhami, rreth tij ishin as’habët, e me atë rast erdhën tre persona në xhami. Dy prej tyre u nisën në drejtim të të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse një shkoi. Dy që u nisën nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur erdhën deri te rrethi rreth Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., një prej tyre e pa një vend të zbrazët dhe u ul. Personi i dytë u ul prapa rrethit, kurse shoku i tyre i tretë doli nga xhamia. Pasi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem mbaroi me ligjëratën tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për gjendjen e këtyre tre ardhacakëve? Një nga ata iu mbështet All-llahut dhe All-llahu e ka pranuar, i dyti ka ngurruar nga turpi, prandaj edhe All-llahu duke u turpëruar, ka ngurruar nga ai (dënimin), kurse sa i përket të tretit që ktheu shpinën, edhe All-llahu ka kthyer nga ai (mëshirën e Tij).”

Gabim?

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: Muaviu me një rast doli në xhami në rrethin e xhematit dhe tha: “Pse qëndroni këtu?” U përgjigjën: “Qëndrojmë ulur që ta përmendim All-llahun.” (Muaviu) ka thënë: “Ju qëndroni ulur këtu vetëm për All-llahun?” Thanë: “Veçmas për këtë qëndrojmë këtu.” Muaviu ka thënë: “Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj thënies tuaj. Askush në shtëpinë (vendin) tim për të Dërguarin e All-llahut nuk ka komunikuar më pak hadithe se unë, por këtë herë ju komunikoj se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me një rast doli në mesin e as’habëve, të cilët ishin ulur në hallkë në xhami, dhe u tha: “Për ç’arsye qëndroni ulur këtu?” Thanë: “Ne këtu qëndrojmë ulur për ta përmendur All-llahun dhe për ta falënderuar që na ka përudhur në Islam dhe që na e ka dhuruar atë.” (I Dërguari i All-llahut) ka thënë: “Ju këtu qëndroni ulur vetëm për All-llahun? Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj jush, por do t’ju komunikoj se më ka ardhur Xhibrili sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe më ka lajmëruar se All-llahu krenohet me ju para engjëjve.”

Gabim?

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ngrysej, thonte: “Ne jemi ngrysur, por edhe sundimi i All-llahut, nuk ka zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, i Cili nuk ka rival.” Transmetuesi më tej thotë: “E kam parë (Pejgamberin s.a. v.s.) se pas fjalëve të theksuara ka thënë: “Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdia, Ai është i Gjithëfuqishëm. O Krijues, të kërkojmë të mirën për tërë këtë natë dhe për ato që vijnë pas kësaj. Të mbështetem prej çdo të keqeje në këtë natë dhe së keqes në netët vijuese. Krijues, të mbështetem nga përtacia dhe mendjemadhësia e shëmtuar. Të mbështetem nga dënimi i Xhehenemit dhe dënimi në varreza.” Ndërsa kur zgjohej, thonte po ashtu kështu, por në vend: “jemi ngrysur” (emsejna) thonte “jemi zgjuar” (asbahna) dhe “sundimi yt është zgjuar.”

Gabim?

Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë atij dhe Fatimes r. anhuma si vijon: “Kur të shkoni për në shtrat, apo kur të shtriheni në shtrat, thoni tridhjetë e tri herë All-llahu ekber, tridhjetë e tri herë shubhanall-llah dhe tridhjetë e tri herë el-hamdu lil-lah.” Në një transmetim thuhet: “Subhnall-llahu ëshë tridhjetë e katër herë”, kurse sipas një transmetimi tjetër: “All-llahu ekber është tridhjetë e katër herë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjë nga ju të shkojë për në shtrat, le ta shkundë shtratin me ndonjë mjet, le ta fshijë me brendinë e izarit (material për veshje) të tij, sepse nuk është e njohur se ç’ka hyrë pas tij në shtrat e pastaj le të thotë: Me emrin Tënd, o Krijuesi im, bie në shtrat dhe ngrihem nga ai, nëse më lë (më vdes) atëherë mëshirohu, e nëse më lë në jetë, atëherë më ruaj siç i ruan robërit e Tu të mirë.”

Gabim?

Nga Aishja r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ulej në shtrat, frynte në duart e tij dhe lexonte mbi to dy muavedhetejna (Felek dhe Nas), e atëherë me duart e tij e fërkonte trupin e tij. Gjuhëtarët pohojnë se shprehja “en-nefthu” - fryerje - ka qenë pa zë.

Gabim?

Nga Bera’ b. Azibi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë mua: “Kur të nisesh për në shtratin tënd, merr abdest si për namaz, e pastaj shtriu në anën e djathtë dhe thuaj: “All-llahu im, po të dorëzohem Ty, gjendjen time po ta besoj Ty, strehohem nën mbrojtjen Tënde, me dëshirë nga Ti dhe nga frika prej Teje. Strehim dhe shpëtim nuk ka prej Teje përveç te Ti. Besoj në Librin Tënd që e ke shpallur dhe Pejgamberin Tënd që e ke dërguar. Nëse vdes, vdes i pastër. Këto fjalë le të jenë fjalët e fundit.”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur shkonte në shtratin e tij, thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut që na ushqeu dhe na dha të pimë, që kujdeset për ne dhe na strehon, e sa janë ata që nuk kanë mbrojtës e strehues.”

Gabim?

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thonte: “All-llahu im, unë të lus për udhëzim dhe devotshmëri, për dëlirësi dhe mëvetësi (mosvarjen nga të tjerët).”

Gabim?

Nga Tarik b. Eshjeme r.a. transmetohet se ka thënë: “Kur një njeri e pranonte Islamin, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia mësonte namazin dhe atëherë e urdhëronte të lutet me këto fjalë: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më jep shëndet dhe më furnizo.”

Gabim?

Nga Abdull-llah ibn Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ka thënë: “All-llahu im, që lirisht disponon dhe drejton zemrat, drejtoji zemrat tona nga nënshtrimi ndaj Teje.”

Gabim?