Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimani në tërësi është i ndaluar për muslimanin: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj677 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Itban b. Maliku r.a. transmetohet se, në hadithin e tij të gjatë dhe të njohur, që është theksuar në kreun “Shpresa”, ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është ngritur të falet dhe ka thënë: “Ku është Malik b. Duhshumi?” Një njeri tha: “Ai njeri është hipokrit, që nuk e do All-llahun as të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Mos fol kështu, a nuk e ke parë që pohon publikisht se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut për shkak të All-llahut. Dhe vërtet All-llahu ia ka ndaluar zjarrin atij që thotë: ‘Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut’ vetëm për hir të All-llahut.”
Nga Ka’b b. Maliku r.a. transmetohet se në hadithin e tij të gjatë për rrëfimin e pendimit të tij, i cili është theksuar në kreun për “Pendimin”, ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë duke qenë ulur mes luftëtarëve në Tebuk: “Ç’ka bërë Ka’b b. Maliku?” Atëherë njëri nga Beni Seleme ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, e ka penguar guna e tij dhe shikimi në vetvete.” Pastaj Muadh b. Xhebeli r.a. i ka thënë atij: “E shëmtuar është ajo që ke thënë! Pasha All-llahun, o i Dërguari i All-llahut, ne për të dimë vetëm mirë!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e heshti këtë (dhe nuk e kundërshtoi).”
Nga Aishja r. anha transmetohet se një njeri kërkoi leje të hyjë te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e ky me atë rast tha: “Lejojeni atë, bashkëfis i keq është ai!”
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka kaluar pranë dy varreve dhe ka thënë: “Këta dy janë në adhab (duke u dënuar). Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre), kurse në të vërtetë është mëkat i madh (tek All-llahu). Njëri prej tyre është përcjellës i fjalëve të huaja (shpifës), kurse i dyti nuk është ruajtur nga pikat e urinës.” Dijetarët kanë thënë: “Kuptimi i “Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh” d.m.th. i madh sipas tyre, dhe është thënë edhe: “e madhe është lënia e tyre.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj ç’është ‘el-ad’hu’? Kjo është përcjellja e fjalëve të huaja me qëllim urrejtjeje mes njerëzve.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Do të konstatoni se njerëzit janë të ndryshëm: Do t'i gjeni ata që kanë qenë të zgjedhur dhe fisnikë në xhahilijet dhe kanë mbetur të atillë, të zgjedhur, edhe në Islam dhe kanë mësuar dispozitat e fesë. Do ta gjeni llojin tjetër të njerëzve të mirë e të zgjedhur që e mërzisin fenë tonë. Më në fund, do të gjeni se njerëzit më të këqinj janë ata me dy fytyra: njërës anë i afrohen me një fytyrë, kurse tjetrës me fytyrën tjetër.”
Nga Ebu Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E drejta të shpie deri tek e mira, kurse e mira shpie në Xhenet. Njeriu, derisa flet të vërtetën, do të shkruhet tek All-llahu ndër të drejtët. Ndërsa gënjeshtra shpie deri në mëkate, kurse mëkatet shpien në zjarr. Njeriu, derisa gënjen, do të shkruhet tek All-llahu si gënjeshtar.”
Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Personi tek i cili gjenden këto katër cilësi është hipokrit i mirëfilltë, kurse tek i cili gjendet një prej tyre, ai zotëron cilësi të hipokrizisë derisa nuk e shporr atë: -kur i besohet diçka, tradhton, -kur flet, gënjen, -kur premton, mashtron, dhe -kur është në konflikt, sillet jomoralisht.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriut i mjafton gënjeshtra sikur t’i rirrëfente të gjitha ato që dëgjon.”
Nga Semure r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që transmeton hadithin, duke e ditur se është i rrejshëm, radhitet ndër ata që janë gënjeshtarë.”
Nga Ebu Bekrete r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Thamë: “Sigurisht, o i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “T’i shoqërohet diçka All-llahut, keqtrajtimi i prindërve”, meqë atëherë ishte i mbështetur, u ul dhe tha: “A nuk është ajo edhe të folurit e rrejshëm dhe të dëshmuarit e rrejshëm?” Këto fjalë aq i përsëriti, derisa thamë: “Sikur të pushojë t’i përsërisë?”
Nga Ebu Zejd b. Thabit b. ed-Dahhak el-Ensariu r.a., i cili qe nga pjesëmarrësit e Marrëveshjes së Hudejbisë (Bejaturr-rridvanit), transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush përbetohet me be joislame duke gënjyer me qëllim, ajo (beja) është siç ka thënë, kush e vret veten me diçka, me të do të dënohet në Ditën e Gjykimit. Njeriu nuk është i obliguar ta kryejë fjalën e dhënë të pamundur, kurse mallkimi i besimtarit është i ngjashëm me vrasjen e tij.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Për njeriun e sinqertë nuk është e denjë të jetë mallkues.”
Nga Ebu ed-Derda r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ata që betohen dhe mallkojnë shumë, në Ditën e Gjykimit nuk mund të jenë ndërmjetës dhe dëshmitarë.”
Nga Imran b. Husejn r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “Derisa i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka qenë në një udhëtim, një grua nga el-Ensaritë ishte hipur në deve, e cila palli, kurse gruaja filloi ta mallkojë. Këtë e dëgjoi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “Merreni nga deveja përgatitjen, kurse atë lëreni, sepse ajo është e mallkuar.” Imrani (transmetuesi) ka thënë: “Sikur tani po e shoh se si ecën deveja mes njerëzve, por askush nuk kthehet nga ajo.”
Nga Ibni Mes’udi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:“Ta blasfemosh (shash) muslimanin është mëkat, por ta vrasësh është mosbesim (kufr).”
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Musliman i mirëfilltë është ai, nga gjuha dhe duart e të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë. Dhe muhaxhir i mirëfilltë është ai që largohet nga ajo që All-llahu e ka ndaluar.”
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia kini zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit gjatë zemërimit, as mos i shkëputni marrëdhëniet tuaja dhe bëhuni, robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë. Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në zënkë me vëllanë e tij e të mos flasë më tepër se tri ditë.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dyert e Xhenetit hapen çdo të hënë dhe çdo të entje dhe gjatë atyre ditëve All-llahu ia fal kujtdo që nuk i shoqëron asgjë All-llahut, përveç atij që është në zënkë me vëllanë e tij. Atëherë do të thuhet: “Lërini këta të dy, derisa nuk pajtohen! Lërini këta të dy, derisa nuk pajtohen!.”