Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur më ngritën në Mi’raxh, kam hasur në një popull që kishin thonjtë nga bakri, me të cilët i lëndonin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë thashë: “Kush janë këta, o Xhibril?” Tha: “Ata janë ata që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe e kanë dëmtuar nderin e tyre.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj99 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Asnjë nga shokët e mi të mos më tregojë asgjë për shokët e mi. Unë vërtetë dua të dal mes jush zemërpastër (të kem mendim të mirë për ju).”
Nga Semurete b. Xhundub r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos u mallkoni ndërmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemërimin e Tij, as me zjarrin e Tij.”
Nga Muaviu r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Vërtet, nëse t’i i ndjek të metat e muslimanëve, atëherë do t’i nënçmoje ata, apo gati do ta bëje këtë.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se njëherë i sollën një njeri për të cilin i thanë. “Ky është filani, mjekrra e tij pikon verë.” (Ibni Mes’udi) Ka thënë: “Neve na është ndaluar ta hulumtojmë dhe ta spiunojmë njëri-tjetrin, por nëse diçka paraqitet haptazi, atëherë ne për të dënojmë.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e nxit (për përçarje) gruan e një njeriu apo të robit të tij, ai nuk është i yni.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në hidhërim (ngatërresë) me vëllanë e tij më tepër se tri ditë. Kush mban hidhërim mbi tri ditë dhe vdes, do të hyjë në zjarr (të Xhehenemit).”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush mëson dituri me të cilën kërkohet vetëm kënaqësia e All-llahut të Madhëruar vetëm se për të arritur dobi të kësaj bote, ai nuk do të ndiejë aromën e Xhenetit në Ditën e Gjykimit.”
Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet të ketë thënë: “Kam qenë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e aty ishte edhe Mejmuneja, e madje erdhi edhe Ibni Ummi Mektumi. Kjo ka ndodhur pasi na është urdhëruar mbulesa (hixhabi).” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mbulohuni nga ai!” Ne kemi thënë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk është ai i verbër, nuk na sheh as nuk na njeh!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A jeni ju të dyja të verbta? A po e shihni ju atë?”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka mallkuar njeriun që vesh rroba femrash dhe e ka mallkuar femrën që vesh rroba meshkujsh.”
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar hipjen në xhel-laleh (deveja që ha bajgë dhe ndytësitë e tjera).”
Nga Amr b. Shuajbi, e ky nga babai i tij e nga gjyshi i tij r.a., transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka ndaluar blerjen dhe shitjen në mesxhid dhe kërkimin e sendit të humbur, si dhe të recitohen në të poezi.
Nga Burejde r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush betohet” dhe thotë “unë jam i pastër nga Islami,” (ose: 'mos qofsha musliman'), edhe nëse është gënjeshtar, atëherë ai është siç ka thënë. E nëse është i sinqertë, asnjëherë nuk do të kthehet në Islam i shëndoshë.”
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush me (betimin me) All-llah-un kërkon nga ju mbrojtje, mbrojeni! Kush lut diçka me (betimin me) All-llahun, jepjani! Kush ju thërret, përgjigjuni! Kush ju bën ju ndonjë të mirë, shpërblejeni atë. Nëse konstatoni se shpërblimi nuk është i mjaftueshëm, bëni lutje për të derisa të shihni se i ka plotësuar kriteret tuaja.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Era është freski (dhuratë) e All-llahut dhe vjen si mëshirë ose si dënim. Kur ta shihni atë, mos e shani (qortoni), por luteni All-llahun që era t’ju sjellë të mira dhe kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga e keqja e saj.”
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu e urren atë që, kur flet, e nxjerr gjuhën si lopa (kur e pështjell barin).”
Nga Hudhejfete b. Jemani r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos thoni: ‘Sa e dëshiron All-llahu dhe sa e dëshiron filani’,”por thoni:‘Sa e dëshiron All-llahu e pastaj e dëshi-ron filani’.”
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush vazhdimisht lutet për falje, All-llahu do t’i jap dalje nga çdo ngushticë, do ta lirojë nga çdo brengosje dhe do ta furnizojë nga nuk e llogarit.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: “All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”