Lutjet

Lutje nga Kur’ani dhe nga Rijadus-Salihini, secila me burimin e saj.

Lutjet nga Kur’ani

Bekare 2:127

127

وَإِذۡ يَرۡفَعُ إِبۡرَٰهِـۧمُ ٱلۡقَوَاعِدَ مِنَ ٱلۡبَيۡتِ وَإِسۡمَٰعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلۡ مِنَّآۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

We ‘idh jerfa’u ‘ibrahimul-kawa’ide minel-bejti we ‘isma’ilu rebbena tekabbel minna ‘inneke ‘ente es-semi’ul-’alimu

Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!

Mus'haf Gabim?

Bekare 2:128

128

رَبَّنَا وَٱجۡعَلۡنَا مُسۡلِمَيۡنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَآ أُمَّةٗ مُّسۡلِمَةٗ لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبۡ عَلَيۡنَآۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ

Rebbena we exh’alna muslimejni leke we min dhurrijetina ‘ummeten muslimeten leke we ‘erina menasikena we tub ‘alejna ‘inneke ‘entet-tewwabu er-Rehimu

"Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"!

Mus'haf Gabim?

Bekare 2:201

201

وَمِنۡهُم مَّن يَقُولُ رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ حَسَنَةٗ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ

We minhum men jekulu rebbena ‘atina fi ed-dunja heseneten we fil-’ahireti heseneten we kina ‘adhabe en-nari

E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!

Mus'haf Gabim?

Bekare 2:250

250

وَلَمَّا بَرَزُواْ لِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦ قَالُواْ رَبَّنَآ أَفۡرِغۡ عَلَيۡنَا صَبۡرٗا وَثَبِّتۡ أَقۡدَامَنَا وَٱنصُرۡنَا عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ

We lemma berezu lixhalute we xhunudihi kalu rebbena ‘efrig ‘alejna sebræn we thebbit ‘ekdamena we ensurna ‘alel-kawmil-kafirine

E kur i dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve"!

Mus'haf Gabim?

Bekare 2:286

286

لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ لَهَا مَا كَسَبَتۡ وَعَلَيۡهَا مَا ٱكۡتَسَبَتۡۗ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذۡنَآ إِن نَّسِينَآ أَوۡ أَخۡطَأۡنَاۚ رَبَّنَا وَلَا تَحۡمِلۡ عَلَيۡنَآ إِصۡرٗا كَمَا حَمَلۡتَهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِنَاۚ رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلۡنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِۦۖ وَٱعۡفُ عَنَّا وَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَآۚ أَنتَ مَوۡلَىٰنَا فَٱنصُرۡنَا عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ

La jukellifu Ellahu nefsæn ‘illa wus’aha leha ma kesebet we ‘alejha ma ektesebet rebbena la tu’uahidhna ‘in nesina ‘ew ‘ehte’na rebbena we la tehmil ‘alejna ‘isræn kema hemeltehu ‘alel-ledhine min kablina rebbena we la tuhemmilna ma la takate lena bihi we a’fu ‘anna we egfir lena we erhemna ‘ente mewlana fansurna ‘alel-kawmil-kafirine

All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar"!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur u shpall ajeti sipas të cilit kuptohet, se edhe për idetë e qëllimet që qarkullojnë në shpirtrat dhe në zemrat tona, do të duhej të japim llogari para Zotit, sahabët, shokët e Pejgamberit a.s. u ngushtuan dhe shkuan e i thanë Pejgamberit, se është e pamundur të gjejmë shpëtim, derisa do të përgjigjemi edhe për përsiatje e mendime, për atë që vetëm na shkoi në mendje. Pejgamberi iu tha: mos bëni si bënë Ithtarët e Librit para jush, kur thanë: dëgjuam, kundërshtuam, por ju thoni: dëgjuam dhe u bindëm! Pas respektit që shprehën sahabët, ashtu si ju tha Pejgamberi, u shpall ajeti: Allahu nuk obligon askënd
Mus'haf Gabim?

Ali Imran 3:8

8

رَبَّنَا لَا تُزِغۡ قُلُوبَنَا بَعۡدَ إِذۡ هَدَيۡتَنَا وَهَبۡ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحۡمَةًۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ

Rebbena la tuzig kulubena ba’de ‘idh hedejtena we heb lena min ledunke rehmeten ‘inneke ‘entel-wehhabu

"Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".

Mus'haf Gabim?

Ali Imran 3:16

16

ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَآ إِنَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ

el-Ledhine jekulune rebbena ‘innena ‘amenna fagfir lena dhunubena we kina ‘adhabe en-nari

Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit"!

Mus'haf Gabim?

Ali Imran 3:38

38

هُنَالِكَ دَعَا زَكَرِيَّا رَبَّهُۥۖ قَالَ رَبِّ هَبۡ لِي مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةٗ طَيِّبَةًۖ إِنَّكَ سَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ

Hunalike da’a zekerija rebbehu kale rabbi heb li min ledunke dhurrijeten tejjibeten ‘inneke semi’u ed-du’a’i

Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes"!

Mus'haf Gabim?

Ali Imran 3:53

53

رَبَّنَآ ءَامَنَّا بِمَآ أَنزَلۡتَ وَٱتَّبَعۡنَا ٱلرَّسُولَ فَٱكۡتُبۡنَا مَعَ ٱلشَّٰهِدِينَ

Rebbena ‘amenna bima ‘enzelte we etteba’na er-resule faktubna me’a esh-shahidine

Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) "!

Mus'haf Gabim?

Ali Imran 3:147

147

وَمَا كَانَ قَوۡلَهُمۡ إِلَّآ أَن قَالُواْ رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَا وَإِسۡرَافَنَا فِيٓ أَمۡرِنَا وَثَبِّتۡ أَقۡدَامَنَا وَٱنصُرۡنَا عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ

We ma kane kawlehum ‘illa ‘en kalu rebbena egfir lena dhunubena we ‘israfena fi ‘emrina we thebbit ‘ekdamena we ensurna ‘alel-kawmil-kafirine

Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar"!

Mus'haf Gabim?

Ali Imran 3:193

193

رَّبَّنَآ إِنَّنَا سَمِعۡنَا مُنَادِيٗا يُنَادِي لِلۡإِيمَٰنِ أَنۡ ءَامِنُواْ بِرَبِّكُمۡ فَـَٔامَنَّاۚ رَبَّنَا فَٱغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرۡ عَنَّا سَيِّـَٔاتِنَا وَتَوَفَّنَا مَعَ ٱلۡأَبۡرَارِ

Rebbena ‘innena semi’na munadiæn junadi lil’imani ‘en ‘aminu birebbikum fe’amenna rebbena fagfir lena dhunubena we keffir ‘anna sejji’atina we teweffena me’al-’ebrari

Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!

Mus'haf Gabim?

Ali Imran 3:194

194

رَبَّنَا وَءَاتِنَا مَا وَعَدتَّنَا عَلَىٰ رُسُلِكَ وَلَا تُخۡزِنَا يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۖ إِنَّكَ لَا تُخۡلِفُ ٱلۡمِيعَادَ

Rebbena we ‘atina ma we’adtena ‘ala rusulike we la tuhzina jewmel-kijameti ‘inneke la tuhliful-mi’ade

"Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!

Mus'haf Gabim?

Araf 7:23

23

قَالَا رَبَّنَا ظَلَمۡنَآ أَنفُسَنَا وَإِن لَّمۡ تَغۡفِرۡ لَنَا وَتَرۡحَمۡنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ

Kala rebbena dhelemna ‘enfusena we ‘in lem tegfir lena we terhemna lenekunenne minel-hasirine

Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!"

Mus'haf Gabim?

Araf 7:126

126

وَمَا تَنقِمُ مِنَّآ إِلَّآ أَنۡ ءَامَنَّا بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا لَمَّا جَآءَتۡنَاۚ رَبَّنَآ أَفۡرِغۡ عَلَيۡنَا صَبۡرٗا وَتَوَفَّنَا مُسۡلِمِينَ

We ma tenkimu minna ‘illa ‘en ‘amenna bi’ajati rabbina lemma xha’etna rebbena ‘efrig ‘alejna sebræn we teweffena muslimine

"Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ato. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej ajetit 94 - 102 bëhet fjalë për masat ndëshkuese, të cilat janë rrjedhojë e mospërfilljes së dispozitave dhe të porosive të Zotit. Sikur njerëzit të ishin besimtarë të sinqertë dhe të ruheshin nga punët e këqija bereqeti i Zotit do t’u vinte nga qielli e nga toka. Masa ndëshkuese zakonisht vjen befas për të pasur ndikim më të madh te njerëzit, që të kthehen ata në rrugë të drejtë. Kokëfortësia ndaj dispozitave të Zotit është një shenjë dëshpëruese, nga e cila kuptohet, se të tillët nuk do të gjejnë kurrë rrugën e vërtetë. Ruana Zot! Kur u paraqit Musai, pejgamberi i dërguar prej Zotit kërkoi prej faraonit t’ia lirojë Beni Israilët të shpërngulen prej Egjiptit. Beni Israilët në Egjipt ishin prej kohës së Jusufit, ndërsa faraoni që i takonte popullit kopt, i mundonte dhe i torturonte pa masë. Mrekullia e Musait ishte shkopi, i cili shndërrohej në gjarpër të madh dhe dora e tij e djathtë, e cila shkëlqente me një dritë të fortë. Gara e zhvilluar mes magjistarëve dhe Musait para publikut, thuhet se ka ngjarë në Aleksandrinë e Egjiptit. kini durim. S’ka dyshim, se toka është e Allahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robërit e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit”.
Mus'haf Gabim?

Junus 10:85

85

فَقَالُواْ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡنَا رَبَّنَا لَا تَجۡعَلۡنَا فِتۡنَةٗ لِّلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Fekalu ‘ala Ellahi tewekkelna rebbena la texh’alna fitneten lilkawmi edh-dhalimine

Ata iu përgjigjën duke i thënë: "All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!"

Mus'haf Gabim?

Ibrahim 14:40

40

رَبِّ ٱجۡعَلۡنِي مُقِيمَ ٱلصَّلَوٰةِ وَمِن ذُرِّيَّتِيۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلۡ دُعَآءِ

Rebbi exh’alni mukime es-selæti we min dhurrijeti rebbena we tekabbel du’a’i

O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!

Mus'haf Gabim?

Isra 17:80

80

وَقُل رَّبِّ أَدۡخِلۡنِي مُدۡخَلَ صِدۡقٖ وَأَخۡرِجۡنِي مُخۡرَجَ صِدۡقٖ وَٱجۡعَل لِّي مِن لَّدُنكَ سُلۡطَٰنٗا نَّصِيرٗا

We kul rabbi ‘edhilni mudhale sidkin we ‘ehrixhni muhrexhe sidkin we exh’al li min ledunke sultanæn nesiræn

Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese".

Mus'haf Gabim?

Kehf 18:10

10

إِذۡ أَوَى ٱلۡفِتۡيَةُ إِلَى ٱلۡكَهۡفِ فَقَالُواْ رَبَّنَآ ءَاتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحۡمَةٗ وَهَيِّئۡ لَنَا مِنۡ أَمۡرِنَا رَشَدٗا

‘Idh ‘ewal-fitjetu ‘ilal-kehfi fekalu rebbena ‘atina min ledunke rehmeten we hejji’ lena min ‘emrina reshedæn

Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"

Mus'haf Gabim?

Ta Ha 20:114

114

فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡحَقُّۗ وَلَا تَعۡجَلۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مِن قَبۡلِ أَن يُقۡضَىٰٓ إِلَيۡكَ وَحۡيُهُۥۖ وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا

Feta’alallahul-melikul-hekku we la ta’xhel bil-kur’ani min kabli ‘en jukda ‘ilejke wehjuhu we kul rabbi zidni ‘ilmæn

I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi përshkruhet tregimi për Musain përmendet se ai tregim i rrëfehet Muhamedit a.s. nga ana e Zotit, përmes këtij Kurani që është plot këshilla e dituri të dobishme, ndërkaq ai që refuzon mësimet e tij, ai do ta ngarkojë keq veten Ditën e Kijametit, kështu që kur t’i fryhet surit për ringjallje, ata do të ngrihen të shëmtuar, me fytyra të nxira, e sy të mavijosur dhe do të kuptojnë, se jeta e kësaj bote nuk ka qenë më shumë se një ditë. Idhujtarët i thonin Muhamedit a.s., se ç’mund të bëjë Zoti i tij me këto kodra, me këta shkëmbinj e me këto male, e këtë e bënin në shenjë talljeje. Kurani sqaron, se ato do të bëhen hi e pluhur, e toka do të jetë e rrafshët, pa asnjë send mbi faqen e saj, ndërsa thirrjes për tubim në vendin e caktuar për gjykim, i përgjigjen të gjithë pa bërë zë. Atë ditë mund të ndërmjetësojnë për shefaat pejgamberët etj., vetëm për atë njeri, për të cilin Zoti lejon. Ata që refuzuan mësimet e Zotit do të dalin para Tij të turpëruar, sikurse të zënët rob, ndërsa ata që besuan e bënë vepra të mira, do ta gëzojnë në mënyrë të plotë shpërblimin e merituar. Kurani përsërit shumë herë vërejtjen për rrezikun nga dënimi në zjarr të xhehenemit, iu flet idhujtarëve në gjuhën e tyre, në mënyrë që ata ta kuptojnë atë e të mbledhin
Mus'haf Gabim?

Enbija 21:83

83

۞ وَأَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلضُّرُّ وَأَنتَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ

We ‘ejjube ‘idh nada rebbehu ‘enni messeni ed-durru we ‘ente ‘erhemu er-rahimine

(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"

Mus'haf Gabim?

Enbija 21:87

87

وَذَا ٱلنُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَٰضِبٗا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقۡدِرَ عَلَيۡهِ فَنَادَىٰ فِي ٱلظُّلُمَٰتِ أَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنتَ سُبۡحَٰنَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

We dha en-nuni ‘idh dhehebe mugadibæn fedhenne ‘en len nekdire ‘alejhi fenada fi edh-dhulumati ‘en la ‘ilahe ‘illa ‘ente subhaneke ‘inni kuntu mine edh-dhalimine

(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!"

Mus'haf Gabim?

Enbija 21:89

89

وَزَكَرِيَّآ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥ رَبِّ لَا تَذَرۡنِي فَرۡدٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡوَٰرِثِينَ

We zekerija ‘idh nada rebbehu rabbi la tedherni ferdæn we ‘ente hajrul-warithine

(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".

Mus'haf Gabim?

Muminun 23:29

29

وَقُل رَّبِّ أَنزِلۡنِي مُنزَلٗا مُّبَارَكٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ

We kul rabbi ‘enzilni munzelæn mubarekæn we ‘ente hajrul-munziline

Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!"

Mus'haf Gabim?

Muminun 23:97

97

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ

We kul rabbi ‘a’udhu bike min hemezati esh-shejatini

Dhe thuaj: "O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!"

Mus'haf Gabim?

Muminun 23:109

109

إِنَّهُۥ كَانَ فَرِيقٞ مِّنۡ عِبَادِي يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ

‘Innehu kane ferikun min ‘ibadi jekulune rebbena ‘amenna fagfir lena we erhemna we ‘ente hajru er-rahimine

Pse një grup prej robërve të Mi thanë: "O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!"

Mus'haf Gabim?

Muminun 23:118

118

وَقُل رَّبِّ ٱغۡفِرۡ وَٱرۡحَمۡ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰحِمِينَ

We kul rabbi egfir we erhem we ‘ente hajru er-rahimine

E ti thuaj: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas pendimit të cilin do ta shfaqin xhehenemlinjtë, pas pranimit të gabimit ata do të përpiqen të kërkojnë ndjesë, e t’iu lehtësohet dënimi i idhët, po atyre së pari do t’u tërhiqet vërejtja për udhëzimet e Kuranit, që u patën ardhur e lexuar, e ata nuk i
Mus'haf Gabim?

Furkan 25:65

65

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱصۡرِفۡ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَۖ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا

Wel-ledhine jekulune rebbena esrif ‘anna ‘adhabe xhehenneme ‘inne ‘adhabeha kane garamæn

Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".

Mus'haf Gabim?

Furkan 25:74

74

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبۡ لَنَا مِنۡ أَزۡوَٰجِنَا وَذُرِّيَّٰتِنَا قُرَّةَ أَعۡيُنٖ وَٱجۡعَلۡنَا لِلۡمُتَّقِينَ إِمَامًا

Wel-ledhine jekulune rebbena heb lena min ‘ezwaxhina we dhurrijatina kurrete ‘a’junin we exh’alna lilmuttekine ‘imamæn

Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit".

Mus'haf Gabim?

Shuara 26:83

83

رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ

Rebbi heb li hukmæn we ‘elhikni bis-salihine

Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!

Mus'haf Gabim?

Kasas 28:16

16

قَالَ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي فَٱغۡفِرۡ لِي فَغَفَرَ لَهُۥٓۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Kale rabbi ‘inni dhelemtu nefsi fagfir li fegafere lehu ‘innehu huwel-gafuru er-Rehimu

Ai tha: "Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!" Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues."

Mus'haf Gabim?

Kasas 28:24

24

فَسَقَىٰ لَهُمَا ثُمَّ تَوَلَّىٰٓ إِلَى ٱلظِّلِّ فَقَالَ رَبِّ إِنِّي لِمَآ أَنزَلۡتَ إِلَيَّ مِنۡ خَيۡرٖ فَقِيرٞ

Feseka lehuma thumme tewella ‘ila edh-dhilli fekale rabbi ‘inni lima ‘enzelte ‘ilejje min hajrin fekirun

Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: "O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!"

Mus'haf Gabim?

Sad 38:35

35

قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَهَبۡ لِي مُلۡكٗا لَّا يَنۢبَغِي لِأَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ

Kale rabbi egfir li we heb li mulkæn la jenbegi li’hedin min ba’di ‘inneke ‘entel-wehhabu

Tha: "Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh."

Mus'haf Gabim?

Hashr 59:10

10

وَٱلَّذِينَ جَآءُو مِنۢ بَعۡدِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لَنَا وَلِإِخۡوَٰنِنَا ٱلَّذِينَ سَبَقُونَا بِٱلۡإِيمَٰنِ وَلَا تَجۡعَلۡ فِي قُلُوبِنَا غِلّٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ رَبَّنَآ إِنَّكَ رَءُوفٞ رَّحِيمٌ

Wel-ledhine xha’u min ba’dihim jekulune rebbena egfir lena we li’ehwaninal-ledhine sebekuna bil-’imani we la texh’al fi kulubina gillæn lilledhine ‘amenu rebbena ‘inneke re’ufun Rehimun

Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur shkoi Pejgamberi në Medinë bëri marrëveshje me fisin Beni Nadir për mossulmim. Pas Luftës së Uhudit, në të cilën patën shumë viktima muslimanët, Kab bin Eshrefi, i pari i fisit shkoi në Mekë dhe me Ebu Sufjanin, prijësin e idhujtarëve lidhi marrëveshje kundër muslimanëve. Kabin e vrau një natë Muhamed bin Mesleme, e fisin e tij e rrethuan muslimanët derisa e detyruan të shpërngulet prej aty; kështu disa shkuan në Sham e disa të tjerë në Hajber. Ajo ishte shpërngulja e parë e tyre. Ndihma e Allahut bëri, që ata të frikësohen, të braktisin fortifikatat, e nga inati, edhe vetë i rrënonin shtëpitë e veta së bashku me muslimanët. Kjo masë ndëshkuese kundër tyre u mor, për shkak se ata kundërshtonin Allahun dhe Pejgamberin a.s. Ishte urdhri i Pejgamberit a.s, por me lejen e Zotit, që të shkatërrohen edhe kopshtet e tyre. Kur disa sahabë filluan t’i presin hurmat e tyre, me qëllim që t’ua shtojnë edhe më shumë pikëllimin, ata i thanë Pejgamberit a.s.: “Ti ishe ai që i ndaloje dëmtimet, e si është puna tashti, që i lejon t’i presin pemët?” Atëherë zbriti ky ajet, që me lejen e Zotit ajo është si masë ndëshkuese kundër të prishurve. Pasuria e tyre mbeti “fej’un”, pasuri e fituar pa luftë. Kjo u arrit me ndihmën e Zotit e jo me forcën luftarake, prandaj ndarja e saj ka vlerë tjetër fare prej presë së fituar me luftë. Përmenden ata që meritojnë t’iu jepet, e jo të mbetet në duart e pasanikëve e ta ndajnë si të duan. Pasuria e tillë fituar në atë mënyrë, është pronë e shoqërisë e jo e individëve. Shoqëria e ndan sipas nevojës. Atë pasuri Pejgamberi a.s. ua dha muhaxhirëve, që kishin lëshuar atdheun për hir të rrugës së Zotit, luftonin për atë rrugë dhe ende ishin nëpër shtëpi të vëllezërve të tyre ensarë, vendas të Medinës dhe mbrojtës të besimit, të cilët në konsultime me Pejgamberin hoqën dorë nga ajo pasuri, ndonëse kishin nevojë dhe iu dhanë përparësi emigrantëve. Të lavdëruar janë muhaxhirët e parë, vendasit, ensarët e Medinës dhe ata që erdhën pas tyre dhe ua njohën meritën të parëve, e kush e urren ndonjë nga sahabët e Pejgamberit a.s., ai është edhe më i keq se kufari, e të tillë janë rafidijët. edhe sikur të luftoheshin, nuk do t’u ndihmojnë atyre, po edhe sikur t’iu ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.
Mus'haf Gabim?

Mumtehine 60:5

5

رَبَّنَا لَا تَجۡعَلۡنَا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ وَٱغۡفِرۡ لَنَا رَبَّنَآۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Rebbena la texh’alna fitneten lilledhine keferu we egfir lena rebbena ‘inneke ‘entel-’azizul-hekimu

Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.

Mus'haf Gabim?

Tahrim 66:8

8

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ تُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ تَوۡبَةٗ نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَيُدۡخِلَكُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يَوۡمَ لَا يُخۡزِي ٱللَّهُ ٱلنَّبِيَّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥۖ نُورُهُمۡ يَسۡعَىٰ بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَتۡمِمۡ لَنَا نُورَنَا وَٱغۡفِرۡ لَنَآۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu tubu ‘ila Ellahi tewbeten nesuhæn ‘asa rebbukum ‘en jukeffire ‘ankum sejji’atikum we judhilekum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu jewme la juhzi Ellahu en-nebije wel-ledhine ‘amenu me’ahu nuruhum jes’a bejne ‘ejdihim we bi’ejmanihim jekulune rebbena ‘etmim lena nurena we egfir lena ‘inneke ‘ala kulli shej’in kadirun

O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send".

Mus'haf Gabim?

Tahrim 66:11

11

وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱمۡرَأَتَ فِرۡعَوۡنَ إِذۡ قَالَتۡ رَبِّ ٱبۡنِ لِي عِندَكَ بَيۡتٗا فِي ٱلۡجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِن فِرۡعَوۡنَ وَعَمَلِهِۦ وَنَجِّنِي مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

We derebel-lahu methelæn lilledhine ‘amenu eimre’ete fir’awne ‘idh kalet rabbi ebni li ‘indeke bejtæn fil-xhenneti we nexhxhini min fir’awne we ‘amelihi we nexhxhini minel-kawmi edh-dhalimine

E atyre që besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!"

Mus'haf Gabim?

Pas namazit

1423 Transmeton Muslimi

Nga Theubani r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut, kur e përfundonte namazin, tri herë kërkonte falje, e pastaj thonte: “All-llahu im! Ti je selam dhe nga Ti është selami, bekimi qoftë mbi Ty, o zotërues i madhërisë dhe bujarisë.” Kur është pyetur el-Euzaija, një nga transmetuesit e hadithit: “Si kërkohet falje (istigfar)?” Ai ka thënë: “Thuhet: Estagirull-llahe, estagfirull-llahe” (e lus All-llahun për falje).”

Gabim?
1424 Muttefekun alejhi

Nga Mugire b. Shu’beh r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pas përfundimit të namazit dhe dhënies selam ka thënë: “La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir. All-llahume la mânia lima a’atajte, ue la mu’tije lima mena’te, ue la jenfeu dhel-xheddi minke-l-xheddu.” (Nuk ka Zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, që nuk ka shoqërues në asgjë, i Tij është tërë sundimi dhe vetëm Atij i përket tërë falënderimi dhe lavdia. Ai është sundues i gjithmundshëm i çdo gjëje. All-llahu im, nuk ka ndalues të dhënies Tënde, as dhënies që Ti e ndalon, as të zellshmit nuk i vlen zelli dhe puna pa dhënien e All-llahut. Prej teje është zelli e pasuria).

Gabim?
1426 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se muhaxhirët varfanjakë i kanë ardhur të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe kanë thënë: “Të pasurit na tejkaluan në shkallë dhe me bekime të vlefshme. Ata falen si falemi edhe ne, agjërojnë sikur agjërojmë ne, ata kanë dobi nga pasuria, ata kryejnë haxhin, umren dhe xhihadin dhe ndajnë sadaka.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “A dëshironi t’ju mësoj diçka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë tejkaluar dhe ata që vijnë pas jush; nëse këtë e bëni, askush nga ju nuk do të jetë më i vlefshëm përveç nëse vepron ç’veproni edhe ju.” Muhaxhirët varfanjakë kanë thënë: “Po, gjithqysh, o i Dërguar i All-llahut!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë: “Do të thoni subhanall-llah, el-hamdu lil-lah dhe All-llahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë.” Ka thënë transmetuesi Ebu Salih nga Ebu Hurejra: “Kur është pyetur për mënyrën praktike të dhikrit (pas namazit, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.), ka thënë: “Subhanall-llah, ue-l-hamdu lil-lah, uall-llahu-ekber, që secila të jetë nga tridhjetë e tri herë.”

Gabim?
1427 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e lavdon All-llahun pas çdo namazi me tridhjetë e tri herë dhe kush e falënderon All-llahun tridhjetë e tri herë, e kush e madhëron All-llahun tridhjetë e tri herë, e pastaj e plotëson këtë me të njëqindtën: La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu; lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu; ve huve ala kul-li shej’in kadir, do t’i falen mëkatet, qofshin ato edhe se shkuma e detit.”

Gabim?
1428 Transmeton Muslimi

Nga Ka’b b. Uxhre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Përcjellëset (fjalët pas namazit), të cilat nuk do ta tradhtojnë kryerësin, shqiptuesin e tyre, ose pas çdo namazi të obliguar janë tridhjetë e tri herë tesbihi, tridhjetë e tri herë tahmidi dhe tridhjetë e katër herë tekbiri.”

Gabim?
1430 Ebu Davudi me senede sahih

Nga Mu’adhi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka marrë për dore dhe i ka thënë: “O Mu’adh, për All-llahun, unë të dua.” Pastaj ka thënë: “O Mu’adh, unë të porosis që assesi në fund të namazit mos të lëshë pa thënë: “All-llahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetike.” (All-llahu im! Më forco dhe më bën të fortë në dhikrin (përmendjen) Tënd, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd.”

Gabim?

Mëngjes e mbrëmje

1461 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur zgjohej thonte: “O All-llah, me Ty zgjohemi dhe me Ty na zë mbrëmja, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.” Kurse kur binte në gjumë thonte: “O All-llah, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.”

Gabim?
1462 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se është hadith hasen sahih

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Ebu Bekr es-Siddiku r.a. ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, m’i urdhëro disa fjalë që t’i shqiptoj kur të zgjohem dhe kur të flej.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: O All-llah, Krijues i qiejve dhe i tokës, njohës i fshehtësisë dhe i së njohurës, Krijues i çdo gjëje dhe Sundues i tyre, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, te Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe e idhuj-tarisë së tij.” (Pastaj) ka thënë (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.): “Këto fjalë thuaj sa herë të zgjohesh, të ngrysesh dhe sa herë të shtrihesh në shtrat.”

Gabim?
1463 Transmeton Muslimi

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ngrysej, thonte: “Ne jemi ngrysur, por edhe sundimi i All-llahut, nuk ka zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, i Cili nuk ka rival.” Transmetuesi më tej thotë: “E kam parë (Pejgamberin s.a. v.s.) se pas fjalëve të theksuara ka thënë: “Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdia, Ai është i Gjithëfuqishëm. O Krijues, të kërkoj-më të mirën për tërë këtë natë dhe për ato që vijnë pas kësaj. Të mbështetem prej çdo të keqeje në këtë natë dhe së keqes në netët vijuese. Krijues, të mbështetem nga përtacia dhe mendjemadhësia e shëmtuar. Të mbështetem nga dënimi i Xhehenemit dhe dënimi në varreza.” Ndërsa kur zgjohej, thonte po ashtu kështu, por në vend: “jemi ngrysur” (emsejna) thonte “jemi zgjuar” (asbahna) dhe “sundimi yt është zgjuar.”

Gabim?
1464 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih

Nga Abdull-llah b. Hubejb r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka thënë: “Lexoje: Kul huuAll-llahu ehad dhe dy muavedhetejna (Kul eudhu) kur të ngrysesh dhe kur të zgjohesh nga tri herë, do të mjaftojë kjo mbi të gjitha.”

Gabim?

Para gjumit

1454 Transmeton Buhariu

Nga Hudhejfete dhe nga Ebu Dherr r. anhuma transmetohet se kanë thënë: “Kur i Dërguari i All-llahut shkonte në shtrat, thonte: “All-llahu im, me emrin Tënd jetoj dhe vdes”, kurse kur zgjohej thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut, që na ngjall pasi na vdes, tek Ai ringjallemi.”

Gabim?
1466 Transmeton Buhariu

Nga Hudhejfe dhe nga Ebu Dherri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur binte në shtrat, thonte: “Me emrin tënd, o All-llah, unë jetoj dhe vdes.”

Gabim?
1467 Muttefeku alejhi

Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë atij dhe Fatimes r. anhuma si vijon: “Kur të shkoni për në shtrat, apo kur të shtriheni në shtrat, thoni tridhjetë e tri herë All-llahu ekber, tridhjetë e tri herë shubhanall-llah dhe tridhjetë e tri herë el-hamdu lil-lah.” Në një transmetim thuhet: “Subhnall-llahu ëshë tridhjetë e katër herë”, kurse sipas një transmetimi tjetër: “All-llahu ekber është tridhjetë e katër herë.”

Gabim?
1468 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur ndonjë nga ju të shkojë për në shtrat, le ta shkundë shtratin me ndonjë mjet, le ta fshijë me brendinë e izarit (material për veshje) të tij, sepse nuk është e njohur se ç’ka hyrë pas tij në shtrat e pastaj le të thotë: Me emrin Tënd, o Krijuesi im, bie në shtrat dhe ngrihem nga ai, nëse më lë (më vdes) atëherë mëshirohu, e nëse më lë në jetë, atëherë më ruaj siç i ruan robërit e Tu të mirë.”

Gabim?
1469 Muttefekun alejhi

Nga Aishja r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ulej në shtrat, frynte në duart e tij dhe lexonte mbi to dy muavedhetejna (Felek dhe Nas), e atëherë me duart e tij e fërkonte trupin e tij. Gjuhëtarët pohojnë se shprehja “en-nefthu” - fryerje - ka qenë pa zë.

Gabim?
1470 Muttefekun alejhi

Nga Bera’ b. Azibi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka thënë mua: “Kur të nisesh për në shtratin tënd, merr abdest si për namaz, e pastaj shtriu në anën e djathtë dhe thuaj: “All-llahu im, po të dorëzohem Ty, gjendjen time po ta besoj Ty, strehohem nën mbrojtjen Tënde, me dëshirë nga Ti dhe nga frika prej Teje. Strehim dhe shpëtim nuk ka prej Teje përveç te Ti. Besoj në Librin Tënd që e ke shpallur dhe Pejga-mberin Tënd që e ke dërguar. Nëse vdes, vdes i pastër. Këto fjalë le të jenë fjalët e fundit.”

Gabim?
1471 Transmeton Muslimi

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur shkon-te në shtratin e tij, thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut që na ushqeu dhe na dha të pimë, që kujdeset për ne dhe na strehon, e sa janë ata që nuk kanë mbrojtës e strehues.”

Gabim?
1472 Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Hudhejfe r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur dëshironte të flente, dorën e tij të djathtë e vendoste në fytyrën e tij, e atëherë thonte: “All-llahu im, më ruaj nga dëni-mi yt ditën kur do t’i rignjallësh robërit e Tu.” 364 363

Gabim?

Pendimi

1878 Transmeton Muslimi

Nga Egarr el-Muzennij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet më vjen në zemrën time mendimi dhe dëshira që çdo ditë nga njëqind herë t’i lutem All-llahut për falje.”

Gabim?
1879 Transmeton Buhariu

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Për All-llahun, unë çdo ditë i drejtohem All-llahut për falje dhe për pendim më shumë se shtatëdhjetë herë.”

Gabim?
1882 Transmeton Ebu Davudi

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush vazhdimisht lutet për falje, All-llahu do t’i jap dalje nga çdo ngushticë, do ta lirojë nga çdo brengosje dhe do ta furnizojë nga nuk e llogarit.”

Gabim?
1883 Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi. Hadithi është sahih sipas kushteve te Buhariut dhe Muslimit

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thotë: “All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”

Gabim?
1887 Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “All-llahu i Madhëruar ka thënë: “O i biri i Ademit, derisa ti më lut dhe mbështetesh dhe shpreson tek Unë, do të falë ato që rrjedhin nga ti dhe nuk do të qortoj për to. O i biri i Ademit, sikur mëkatet e tua të arrinin deri në qiell, kurse ti më drejtohesh me lutje për falje, Unë do të të falë dhe nuk do të qortoj. O i biri i Ademit, sikur t’i të ma sjellësh plot tokën me mëkate, kurse pas kësaj je takuar me Mua si besim-drejtë, e jo idhujtar i hyjnive të tjera përveç Meje, Unë ty do ta sjell plot tokën me falje.”

Gabim?
1888 Transmeton Muslimi

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O tubim i grave, jepni sadaka dhe kërkoni falje shumë. Vërtet ju kam parë në Xhehenem shumica.” Një grua tha: “Përse ne jemi më të shumtat në Xhehenem?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shumë po mallkoni dhe shumë jeni jomirënjohëse ndaj burrave (tuaj). Nuk kam parë askënd më të mëngët në arsye dhe në fe prej atyre të cilëve u është dhënë arsyeja, sesa ju!” Ajo ka thënë: “Ç’është kjo mungesa e arsyes dhe e fesë?” Ai ka thënë: “(Mungesa e arsyes) Është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli: sa i përket mungesës në fe, kjo konfirmohet më atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni.”

Gabim?

Salavatet

1405 Transmeton Muslimi

Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush bën një salavat për mua, All-llahu atij ia bën dhjetë salavate.”

Gabim?
1406 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Për mua më i dashur në Ditën e Gjykimit është ai që më së shumti ka bërë salavate për mua.”

Gabim?
1407 Ebu Davudi me sened sahih

Nga Evs b.Evsi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dita juaj më e vlefshme është dita e xhuma, prandaj shtoni mbi mua atë ditë salavatin. Me siguri, salavatet tuaja do të më paraqiten.” Shokët e tij kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të të paraqiten ty salavatet tona, kur ti do të kal-besh?” Transmetuesi ka thënë: “(Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Thotë: “Beli-te.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Vërtet trupat e Pejgambe-rëve janë haram (të ndaluar) për tokën.”

Gabim?
1408 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “I humbur dhe i nënçmuar është ai që, kur në praninë e tij përmendet emri im, nuk thotë salavat për mua.”

Gabim?
1411 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih

Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Koprrac është çdokush tek i cili përmendem, e nuk thërret salavat për mua.”

Gabim?
1412 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu; i cili thotë se ky është hadith sahih

Nga Fedale b. Ubejd r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut e ka dëgjuar një njeri që bën lutje në namazin e tij, por nuk e ka theksuar falënderimin e All-llahut, as salavatet mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e atëherë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ky u ngut.” Pastaj i tha atij apo dikujt tjetër: “Kur dikush prej jush falet (bën lutje), le të fillojë me falënderimet ndaj Krijuesit të Tij, lavdisë Atij dhe lartësisë së Tij, e pastaj le të thotë salavat mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e vetëm atëherë le të lutet për ç’të dojë.”

Gabim?
1413 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Muhammed Ka’b b. Uxhreh r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. doli mes nesh, kurse ne thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ne tashmë dimë si të të përshëndesim me se-lam, por si do të thërrasim salavate për ty?” Ka thënë: “Thoni: All-llahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema sal-lejte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid; All-llahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema barekte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid. (O All-llah, mëshiroje Muha-medin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i lavdishëm. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i Lavdishëm.”

Gabim?
1414 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Na erdhi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.. kurse ne ishim në ndeje te Sa’d b. Ubadeh r.a., e Beshir b. Sa’di tha: “O i Dërguari i All-llahut, na ka urdhëruar All-llahu të themi salavate mbi ty, si do ta bëjmë këtë?” I Dërguari i All-llahut ka heshtur aq, sa ne dëshiruam që mos ta kishte pyetur për këtë, pastaj tha: “Thoni: “O All-llah, mëshiroje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit. Vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm. Kurse selami është sikur që jeni mësuar ju.”

Gabim?
1415 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Humejd es-Saidij r.a. transmetohet se ka thënë: „(As’ habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të thërrasim salavate mbi ty?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë: “Thoni: “O All-llah, mëshiroje Muhammedin, gratë e tij dhe pasardhësit e tij, siç e ke mëshiruar Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe gratë dhe pasardhësit e tij siç e ke bekuar Ibrahimin. Vërtet Ti je i Lavdishëm.” 363

Gabim?

Për të sëmurin

906 Muttefekun alejhi

Aishja r.anha tregon se kur ndokush i ankohej Pejgamberit s.a. v.s. për ndonjë gjë, sëmundje apo plagë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e pre-kte në atë vend me gishtin e tij tregues (transmetuesi Sufjan ibni Ujejne e vuri gishtin e tij në tokë pastaj e ngriti, duke dashur të tregojë se si ka vepruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) e pastaj tha: “Bismil-lahi, turbetu erdina, birikati ba’dina, jushfi bihi sekimuna, bidhni rab-bina.”

Gabim?
910 Transmeton Muslimi

Ebu Abdull-llah Uthman ibni Ebil Asi r.a. tregon se i është ankuar Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për një sëmundje në trupin e vet. I Dërguari i All-llahut i tha: “Vëje dorën tënde në vendin në të cilin ke dhembje dhe thuaj: “Bismil-lahi (tri herë) dhe shtatë herë thuaj: “Kërkoj mbrojtje nga i Gjithëfuqishmi prej sherrit të asaj që ndiej dhe prej atij që i ruhen.”

Gabim?
912 Transmeton Buhariu

Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka hyrë te një beduin për ta vizituar dhe duke e vizituar të sëmurin thonte: “Nuk ka rrezik, pastrim (ti je ai që pastrohet prej mëkateve) me dashjen e All-llahut.”

Gabim?
914 Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen

Ebu Seid El-Hudriu dhe Ebu Hurejra r.anhuma kanë qenë dëshmitarë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thotë: ‘La ilahe il-lall-llahu uall-llahu ekber’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, All-llahu është më i madhi), All-llahu do ta dëshmojë se ai flet të vërtetën dhe do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, Unë jam më i madhi’. Ndërsa kur të thotë njeriu: ‘La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, Ai është i vetmi i pashoq), atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se unë jam Zot i vetëm dhe nuk kam shok në asnjë send.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘La ilahe il-lall-llahu, lehul mulku ue lehul hamdu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, i Tij është sundimi dhe Atij i takon falënderimi), atëherë All-llahu xh.sh. thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje, dhe sundimi e falënderimi është i Imi.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘Nuk ka Zot, përveç All-llahut, nuk ka asnjë akt, punë dhe ndërrim që bëhet përveç me fuqinë e All-llahut’, atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje dhe çdo ndryshim, çdo aksion dhe çdo fuqi është vetëm me Mua, kjo vepër është vetëm Imja.’ Atëherë i Dërguari i All-llahut tha: “Kush e thotë këtë gjatë sëmundjes së vet e pastaj vdes, nuk do ta përtypë (gëlltitë) zjarri i Xhehenemit.”

Gabim?

Për prindërit

Ibrahim 14:41

41

رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لِي وَلِوَٰلِدَيَّ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ يَوۡمَ يَقُومُ ٱلۡحِسَابُ

Rebbena egfir li we liwalidejje we lilmu’uminine jewme jekumul-hisabu

Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi përmendi Zoti xh. sh. nimetet e panumërta që ua dhuroi njerëzve, e përmend edhe këtë të mirë që ua dha kurejshitëve, që i bëri banorë të Mekës e pranë Qabes, por ata nuk ia ditën të mirën. Ndoshta këtë rrëfim për Ibrahimin e përmendi si shembull të pemës së mirë që u përmend më parë. Edhe në kaptinën Bekare është cekur lutja e Ibrahimit për qytetin Mekë, por atëherë ende nuk ishte vendbanim, pra lutja ishte: bëje qytet sigurie, e këtu në këtë kaptinë bëhet lutja pasi ishte themeluar si qytet, pra lutja është bërë qytet sigurie të banorëve të tij. Ibrahimi nuk shpreh mllef kundër atyre që nuk pasojnë rrugën e tij, por lavdëron Zotin që fal shumë dhe është mëshirues. Lugina në të cilën e lë djalin e tij Ismailin dhe bashkëshorten Haxhere ishte vendi ku është Meka. E kur thotë pranë shtëpisë Sate të shenjtë, kjo duhet kuptuar se ka ekzistuar aty më parë shtëpi, ose aty do të ekzistojnë më vonë. Ibrahimi lutet për veten, për prindërit dhe për të gjithë besimtarët.
Mus'haf Gabim?

Isra 17:24

24

وَٱخۡفِضۡ لَهُمَا جَنَاحَ ٱلذُّلِّ مِنَ ٱلرَّحۡمَةِ وَقُل رَّبِّ ٱرۡحَمۡهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرٗا

We ehfid lehuma xhenahe edh-dhulli mine er-rehmeti we kul rrebbi erhemhuma kema rebbejani segiræn

Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".

Mus'haf Gabim?

Neml 27:19

19

فَتَبَسَّمَ ضَاحِكٗا مِّن قَوۡلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَدۡخِلۡنِي بِرَحۡمَتِكَ فِي عِبَادِكَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Fetebesseme dahikæn min kawliha we kale rabbi ‘ewzi’ni ‘en ‘eshkure ni’metekel-leti ‘en’amte ‘alejje we ‘ala we e-dejje we ‘en ‘a’mele salihæn terdahu we ‘edhilni birehmetike fi ‘ibadike es-salihine

E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që t'i falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!

Mus'haf Gabim?

Ahkaf 46:15

15

وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ إِحۡسَٰنًاۖ حَمَلَتۡهُ أُمُّهُۥ كُرۡهٗا وَوَضَعَتۡهُ كُرۡهٗاۖ وَحَمۡلُهُۥ وَفِصَٰلُهُۥ ثَلَٰثُونَ شَهۡرًاۚ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَبَلَغَ أَرۡبَعِينَ سَنَةٗ قَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَصۡلِحۡ لِي فِي ذُرِّيَّتِيٓۖ إِنِّي تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَإِنِّي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

We wessejnal-’insane biwalidejhi ‘ihsanæn hemelet/hu ‘ummuhu kurhæn we wede’at/hu kurhæn we hemluhu we fisaluhu thelathune shehræn hetta ‘idha belega ‘eshuddehu we belega ‘erba’ine seneten kale rabbi ‘ewzi’ni ‘en ‘eshkure ni’metekel-leti ‘en’amte ‘alejje we ‘ala we e-dejje we ‘en ‘a’mele salihæn terdahu we ‘eslih li fi dhurrijeti ‘inni tubtu ‘ilejke we ‘inni minel-muslimine

Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët."

Mus'haf Gabim?

Nuh 71:28

28

رَّبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَلِوَٰلِدَيَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيۡتِيَ مُؤۡمِنٗا وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا تَبَارَۢا

Rebbi egfir li we liwalidejje we limen dehale bejtije mu’uminæn we lilmu’uminine wel-mu’uminati we la tezidi edh-dhalimine ‘illa tebaræn

"Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim".

Mus'haf Gabim?