Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

513 hadithe · Të gjithë kapitujt

Usame ibnu Zejdi r.anhuma thotë: “Njëra prej vajzave të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dërgoi dike tek i Dërguari i All-llahut që t’i tregojë dhe ta thërrasë se një fëmijë apo djalë i saj, është para vdekjes. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha të dërguarit të saj: “Kthehu tek ajo dhe thuaj se e All-llahut është e tërë ajo që e merr, e All-llahut është edhe ajo që e jep dhe çdo gjë ke Ai e ka kufirin (exhelin) e caktuar dhe për këtë urdhëroje atë që të bëjë durim dhe të llogarisë në dëmshpërblim (kompensim).” (Transmetuesi e përmend hadithin në tërësi)

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka vizitu-ar Sa’d ibni Ubadeten dhe se së bashku me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishin Abdurrahman ibnu Avfi, Sa’d ibnu Ebi Vekkasi dhe Abdull-llah ibnu Mes’udi r.anhum. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem qau dhe, kur ata e panë se si qante i Dërguari i All-llahut, qanë edhe ata e ai pastaj u tha: “A nuk dëgjoni? Vërtet All-llahu nuk do të dënojë për shkak të lotit të syrit e as për dëshpërimin e zemrës, por do të dënojë për shkak të kësaj ose do të mëshirojë.” Kur tha “për shkak të kësaj”, atëherë bëri me shenjë nga gjuha.”

Gabim?
932 Buhariu Muslimi Transmeton Buhariu dhe një pjesë Muslimi

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem hyri tek i biri i tij, Ibrahimi, i cili ishte para vdekjes dhe iu mbushën sytë me lotë dhe Abdurrahman ibnu Avfi i tha: “Edhe ti, o i Dërguari i All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “O ibnu Avf, kjo është mëshirë”, e pastaj vazhdoi: “Vërtet syri qan, zemra dëshpërohet, por ne nuk do të themi përveç atë me të cilën është i kënaqur Zoti ynë. Ne për shkak të ndarjes tënde, o Ibrahim, jemi të pikëlluar.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush përcjell xhenazen derisa të falet namazi, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që e përcjell derisa të varroset, shpërblehet me dy kirate.” Të pranishmit thanë: “Ç’janë dy kirate?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha.”

Gabim?

Ummi Atijja r.anha thotë: “Na është ndaluar përcjellja e xhenazes, por ky ndalim nuk ishte i rreptë sikurse ndalimet tjera (haram).”

Gabim?

Aliu r.a. thotë: “Ishim në xhenaze në Bekiil Garkad dhe erdhi i Dërguari i All-llahut e u ul dhe ne u ulëm rreth tij. Ai mbante një shkop, e laujti kokën dhe filloi të shpojë në tokë me shkopin e vet e pastaj tha: “Nuk ka asnjë prej jush e që nuk i është përcaktuar një vend në Xhehenem e një vend në Xhenet.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk duhet që ne të mbështetemi në librin tonë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Punoni, kryeni obligimet tuaja, çdokush është i lehtësuar për atë që është krijuar.” (Transmetuesi përmend përfundimin e hadithit)

Gabim?

Aishja r.a. tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Vërtet, nëna ime ka ndërruar jetë dhe kam parë se, sikur të mundej të fliste, do të më urdhëronte të jap sadaka (lëmoshë) për të. A ka dobi nëse unë jap sadaka për të?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Po!”

Gabim?

Enesi r.a. thotë: “Disa njerëz bartnin një xhenaze dhe folën mirë për të. Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj sollën një xhenaze tjetër dhe njerëzit folën keq për të. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ashtu duhet të jetë!” Atëherë Umer ibnul Hattabi r.a. pyeti: “Çka duhet të jetë ashtu?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Për të parin folët mirë dhe duhet të shkojë në Xhenet. Ndërsa, për të dytin folët keq dhe duhet të shkojë në Xhehenem. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë.”

Gabim?

Ebul Esvedi thotë: “Erdha në Medine dhe u ula ke Umer ibnul Hattabi r.a. ndërsa njerëzit bartnin një xhenaze. Të pranishmit folën mirë për të vdekurin. Umeri tha: “Ashtu duhet të jetë!” Më vonë kaloi një xhenaze tjetër dhe u fol mirë edhe për të. Umeri prapë tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj kaloi një xhenaze e tretë dhe u fol keq për të. Atëherë Umeri tha: “Ashtu duhet të jetë!” Ebul Esvedi thotë: “Atëherë pyeta: ‘Çka duhet të jetë ashtu, o prijës i besimtarëve?’ H. Umeri tha: “Unë fola ashtu siç ka folur i Dërguari i All-llahut, e ai ka thënë: ‘për cilindo musliman dëshmojnë katër vetë se është i mirë, All-llahu atë do ta çojë në Xhenet.’ Ne atëherë thamë: ‘E tre?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: ‘Edhe tre!’ Ne pastaj shtuam: ‘E dy?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: ‘Edhe dy!’ Pastaj më nuk e kemi pyetur vetëm për një dëshmitar.”

Gabim?

Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimanin të cilit i vdesin tre fëmijë, para se të arrijnë moshën e pjekurisë (bylyk), All-llahu xh.sh. do ta çojë në Xhenet për shkak të dashurisë dhe mëshirës së tij ndaj fëmijëve.”

Gabim?

Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë: “Erdhi një grua tek i Dërguari i All-llahut dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, burrat po vijnë në bisedë te ti, prandaj caktoje edhe për ne një ditë, në të cilën do të tubohemi që të na mësosh atë që All-llahu ta ka mësuar ty.” Pastaj, i Dërguari i All-llahut tha: “Tubohuni këtë dhe këtë ditë”, kur edhe u tubuam, pastaj erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe na mësoi atë që ia pat mësuar All-llahu duke thënë: “Cilësdo grua që i vdesin tre fëmijë (të moshës jomadhore), ata do të jenë perde (mburojë) për te prej zjarrit të Xhehenemit.” Një grua pyeti: “E nëse i vdesin dy fëmijë?” I Dërguari i All-llahut u përgjigj: “Edhe dy!” 363

Gabim?

Ka’b ibnu Maliku r.a. vërteton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u nis në luftën e Tebukut ditën e enjte dhe ai dëshironte që të nisej për rrugë ditën e enjte.

Gabim?

Xhabiri r.a. thotë: “Ne thonim tekbire kur ngriteshim në kodrina, ndërsa falënderonim kur zbritnim në rrafshina.”

Gabim?

Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut në një udhëtim dhe çdo herë që i afroheshim ndonjë rrafshine, thoshim me zë: “La ilahe il-lall-llah, All-llahu ekber.” Zëri ynë ngrihej lart. I Dërguari i All-llahut me një rast tha: “O njerëz, frenoni vetveten, sepse ju nuk i luteni të shurdhëtit apo atij që nuk është i pranishëm. Ai është me ju. Ai dëgjon dhe është afër.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk i lejohet një gruaje, e cila beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, të marrë rrugë të gjatë prej një dite e një nate pa e shoqëruar një i afërm i familjes.”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Assesi nuk duhet lënë vetëm një burrë me një grua, të cilën nuk e shoqëron një i afërm. Gruaja nuk duhet të udhëtojë pa të afërmin e saj.” Një njeri tha: “O i Dërguari i All-llahut, gruaja ime udhëton për në haxh, kurse unë jam i obliguar (i regjistruar) i përhershëm në këtë e këtë betejë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Shko dhe kryeje haxhin së bashku me gruan tënde!” 363

Gabim?

Uthman ibnu Affani r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt.”

Gabim?

Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu): aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur’anin është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut që nuk e lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të idhët.”

Gabim?

Ibnu Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai është me të ditë e natë dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi.”

Gabim?

Berra bin Azib r.anhuma thotë: “Ishte një njeri i cili lexonte suretul Kehf dhe tek ai ishte një kalë i lidhur me dy litarë. Në një moment zbriti një re dhe filloi t’i afrohet, ndërsa kali filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kjo është mëshirë, zbriti për hir të Kur’anit.”

Gabim?