Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

677 hadithe · Të gjithë kapitujt

1578 Muslimi Buhariu Të gjitha këto transmetime i transmeton Muslimi, kurse Buhariu e transmeton shumicën e tyre

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ruajuni nga mendimet e këqija, sepse mendimi i keq është gënjeshtra më e madhe. Mos e përgjoni as mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos garoni në tregti njëri me tjetrin, as mos ia keni zili njëri-tjetrit. Mos e urreni njëri-tjetrin, as mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. O robër të All-llahut, bëhuni vëllezër, siç ju është urdhëruar. Muslimani për muslimanin është vëlla, prandaj nuk guxon t’i bëjë të padrejtë, ta dëshpërojë, as ta nënçmojë. Devotshmëria është mu këtu. Devotshmëria është mu këtu, duke treguar në kraharorin e tij. Për njeriun është e keqe e mjaftueshme nëse e nënçmon vëllanë e tij musliman. Çdo musliman për çdo musliman është i shenjtë, i pacenueshëm: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij. All-llahu nuk shikon në trupat tuaj, as në pamjen tuaj, as në punët tuaja, por shikon në zemrat tuaja.” Në një transmetim tjetër është: “Mos ia keni njëri-tjetrit zili, mos e urreni njëri-tjetrin, mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos garoni me njëri-tjetrin, as mos e mashtroni njëri-tjetrin. O robër të All-llahut, bëhuni vëllezër të mirëfilltë!” Në një transmetim tjetër është. “Mos i shkëputni marrëdhëniet, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos e urreni njëri-tjetrin, as mos ia keni zili njëri-tjetrit. O robër të All-llahut, bëhuni vëllezër të mirëfilltë!” Në një transmetim tjetër është: “Mos e bleni njëri-tjetrin dhe mos iu impononi njëri-tjetrit në shitblerje!”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ruanu nga dyshimi, sepse dyshimi është gënjeshtra më e madhe.”

Gabim?

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet kush ka në zemrën e tij sa një atom mendjemadhësi.” Një njeri tha: “Vërtet njeriu dëshiron që rrobat dhe mbathëset të jenë të bukura.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu është i Bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është refuzim i pranimit të së vërtetës dhe nënçmim i njerëzve të tjerë.”

Gabim?

Nga Xhundub b. Abdull-llah r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një njeri ka thënë: “Për All-llahun, All-llahu nuk do ta falë këtë person!” All-llahu i madhëruar në këtë tha: “Kush është ai që sundon me Mua, që Unë mos ta fal këtë person! Vërtet Unë e fala atë, kurse ty (që pohon atë për Mua), ta shkatërrova punën tënde.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dy gjëra te njerëzit janë mosbesim (kufr): Ngacmimi (fyerja) në lidhje me afërsinë, prejardhjen dhe vajtimi për të vdekurin.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kush na drejton armën, nuk është prej nesh dhe kush na mashtron, nuk është prej nesh.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thënë: “Një njeri i theksoi të Dërguarit të All-llahut se është mashtruar në blerje. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Atij që të shet diçka thuaj: La hilabete (nuk ka mashtrim te muslimanët).”

Gabim?

Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Çdo i pabesë, në anën e prapme të tij, Ditën e Kijametit do të ketë flamurin e tradhtisë. Shëmtia e tij do të jetë më e madhe sesa tradhtia e tij. Kujdes, nuk ka tradhti dhe pabesi më të madhe sesa pabesia e sunduesit të gjithëmbarshëm popullor.”

Gabim?

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Me tre vetë All-llahu Ditën e Gjykimit nuk do të flasë; as nuk do t’i shikojë, as nuk do t’i pastrojë nga mëkatet. Për ta është caktuar dënim i dhimbshëm.” Transmetuesi ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tri herë i përsëriti këto fjalë.” Ebu Dherri ka thënë: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur. Kush janë ata, o i Dërguari i All-llahut?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Zgjatësi (ai që i lëshon poshtë rrobat apo flokët në shenjë mendjemadhësie), ai që i numëron mirësitë e veta dhe ua mban në hundë personave që u ka bërë mirë dhe ai që mallin e tij të pavlefshëm e shet duke u betuar rrejshëm.”

Gabim?

Nga Ijad b. Himari r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu më ka shpallur që ithtarët e mi duhet të jenë modestë ndaj njëri-tjetrit, që askush askujt mos t’i bëjë padrejtësi dhe që askush mos të lëvdohet kundruall tjetrit.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kur një njeri thotë: ‘Është shkatërruar njerëzia’, ai është më i shkatërruari.” Ky ndalim i gjykimit është për atë që këtë e bën nga vetë-simpatia personale, duke e përjashtuar veten nga shkatërrimi, i cili i nënçmon të tjerët dhe ngrihet mbi të tjerët. Ky është haram. Sa i përket atij që i vëren mungesat e njerëzve në punët fetare dhe këtë gjykim e shqipton nga kujdesi për botën dhe për fenë, atëherë nuk ka vërejtje. Kështu këtë e shpjeguan dhe e sqaruan dijetarët. Ndër imamët tjerë është edhe: Malik b. Enesi, Hattabijju, Humejdiju etj.

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos i ndërpreni lidhjet reciproke, as mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe bëhuni, o robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë. Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në hidhërim me vëllanë e tij më tepër se tri ditë.”

Gabim?

Nga Xhabiri r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Vërtet shejtani tashmë ka rënë në dëshpërim se në Siujdhesën Arabe nuk do të adhurohet nga falësit e namazit, por nuk ka rënë në dëshpërim se do t’i ngatërrojë dhe ndërprejë marrëdhëniet e tyre reciproke.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të jenë së bashku tre vetë, mos të pëshpërisin dy prej tyre pa të tretin.” Maliku transmeton në “MuVattanë” e tij nga Abdull-llah b. Dinari se ka thënë: “Unë dhe Ibni Umeri kemi qenë te shtëpia e Halid b. Ukbes, e cila ka qenë në treg. Atëherë erdhi një njeri që ka dëshiruar t’i pëshpërisë diçka Ibni Umerit. Pranë nesh nuk kishte njeri tjetër. Ibni Umeri ftoi një njeri tjetër, derisa u bëmë katër vetë. Ibni Umeri mua dhe njeriut të tretë, që e ftoi, i tha: “Ju të dy pritni pak (derisa ky të më pëshpërisë fshehtas), sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Mos të pëshpërisin dy vetë në mes vete pa të tretin.”

Gabim?

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të jeni tre vetë, atëherë dy vetë mos të pëshpërisin, pa personin e tretë, deri atëherë kur nuk përziheni me njerëz, që mos të dëshpërohet i treti.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një grua do të dënohet për shkak të maces. E ka mbyllur në shtëpi, derisa ka ngordhur, e për këtë do të hyjë në zjarr. As s'e ka ushqyer, as nuk i ka dhënë ujë kur e ka mbyllur, as nuk e ka lëshuar që të ushqehet vetë me zvarritësit dhe insektet e tokës.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ai ka kaluar pranë disa djelmoshave nga fisi Kurejsh, të cilët e kishin vendosur një shpend për ta qëlluar dhe e qëllonin me shtiza. Kush nuk e qëllonte, ia jepte shtizën e vet pronarit të shpendit. Kur panë Ibni Umerin, djelmoshat u shpërndanë, kurse Ibni Umeri u tha: “Kush bën kështu? All-llahu e ka mallkuar atë që bën kështu. Vërtet i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka mallkuar çdokë që merr krijesë të gjallë për cak që qëllohet me diçka.”

Gabim?

Nga Ebu Alijj Suvejd b. Mukarrini r.a. transmetohet të ketë thënë: “Unë di për veten, nga shtatë ne vëllezërit, bijtë e Mukarrinit. Kemi pasur vetëm një robëreshë (shërbëtore), të cilën e ka rrahur më i vogli prej nesh. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (pasi mori vesh) urdhëroi që ta lirojmë nga robëria.”

Gabim?
1611 Muslimi Muslimi me të gjitha këto transmetime

Nga Ibni Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një ditë unë e rraha robin tim me kamxhik, kur papritmas dëgjova një zë pas vetes: “Dije o Ebu Mes’ud!” - por unë nuk e kuptova zërin nga hidhërimi. Pasi m’u afrua zëri, ai ishte i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., që më tha: “Dije, o Ebu Mes’ud, se All-llahu është më i fuqishëm se ti sesa ti mbi këtë djalosh (rob).” Atëherë unë i thashë: “Unë më kurrë nuk do ta rrah robin tim.” Në një transmetim thuhet: “Më ra kamxhiku nga frika e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”. Në një transmetim thuhet: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai është i lirë nga robëria për hir të All-llahut.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Po mos ta kishe bërë këtë, sigurisht, zjarri do të të digjte, ose, do të kapte zjarri.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r.anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e rreh djaloshin (robin) e vet, për atë që nuk i është përgjigjur, ose kush i bie me shuplakë për këtë shkak, atëherë kompensimi i vetëm për të është ta lirojë.”

Gabim?

Nga Hisham b. Hakîm b. Hizam r. anhuma transmetohet se ai ka hasur në Damask një grup njerëzish nga Nabatejët, të cilët qëndronin në diell kurse në kokat e tyre hidhej yndyrë, e ai ka thënë: “Ç’është kjo?” Thanë: “Po dënohen për shkak të haraxhit.” Në një transmetim thuhet: “Janë mbyllur për shkak të xhizjes.” Atëherë Hishami ka thënë: “Dëshmoj se kam dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut duke thënë: “Vërtet All-llahu do t’i dënojë ata që i dënojnë njerëzit në këtë botë.” Pastaj shkoi te sunduesi dhe i tregoi ç’ka dëgjuar nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Sunduesi urdhëroi që menjëherë Nabatejët të lirohen, dhe i kanë liruar.”

Gabim?